• |
ide | kryesore

“Një lesbike është një zgjedhje e dytë”: Skorupa denoncon diskriminimin në volejboll

-Instant, Sport



Homoseksualiteti është ende një tabu në sport, e atletët preferojnë të fshehin orientimin e tyre për të evituar ndikimin. Është ky mendimi i nxjerrë nga një intervistë e gjatë, që do të prodhojë shumë polemika, e dhënë nga Kasia Skorupa, volejbollistja polake që në Itali ka fituar një kampionat e ka veshur fanellën e Urbino, Casalmaggiore, Conegliano, Novara e Monza.

“Jetojmë në një shoqëri ksenofobe, homofobe e të mbyllur. Si qytetare e këtij vendi (Polonia), nuk kam të njëjtat të drejta me të tjerët. E në Itali shoqëria nuk është shumë ndryshe nga e jona”. E njohur përvec parketit edhe për historinë e dashurisë me Paola Egonu, ylli i volejbollit italian, në mars 2019 Skorupa doli hapur zyrtarisht.

“Homoseksualët janë shpesh të diskriminuar nga klube ose federata. Ndonjëherë një lesbike është një zgjedhje e dytë, edhe pse ajo që tregon në fushë duhet ta vendoste titullare. E kam provuar unë vetë”.

“Ka shumë persona jo heteroseksualë në sport, ashtu si në cdo sektor tjetër të jetës, e kjo vlen edhe për volejbollin polak. Fakti që unë jam e vetmja lojtare e një nga të paktat spostiste që ka dalë hapur tregon qartë mbi fuqinë e diskriminimit. Kam bërë zgjedhjet e mia, ndonjëherë dramatike, e kam paguar për to, por për mua është dicka që vlen më shumë se frika”.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *