• |
ide | kryesore

Dikur e quante Lubonjën “të lajthitur që urren Edi Ramën”. Sot shkrimtari Gazmend Kapllani nuk lë gjë pa thënë kundër “kryeregjimtarit”

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit



Nuk janë vetëm shkrimtarja Elvira Dones, prezantuesi Adi Krasta, por radhët e figurave publike që nuk afishohen dot më (pa bërë pis fytyrën e tyre) si mbrojtës së Edi Ramës pas ngjarjeve të fundit, shtohen përditë. I fundit është shkrimtari shqiptar me banim në SHBA dhe anëtari i Këshillit të diasporës, Gazmend Kapllani. Më parë kur u largua nga Athina drejt Amerikës, Kapllani romanet e të cilit janë botuar në shumë gjuhë të botës, nuk linte rast pa shigjetuar kritikët e kryeministrit. Pak më shumë se një vit më parë ai vërente se Ramën e urrejnë gjith e gjith opozita dhe 25 gazetarë.

Në një status në Facebook Gazmend Kapllani shkruante: “E kuptoj qe politika është e ngatërruar shumë në Shqipëri, se është me lehte te fitosh Lotarinë  Amerikane se sa të zgjedhësh mes të mirës dhe te keqes. Por kur arrin ne një pike ku opozitën nuk e kupton asnjë vend në botë – përveç Beogradit, Moskës dhe ndoshta Koresë së Veriut si edhe 23-25 gazetareve Shqiptare që urrejnë Edi Ramin me shume se sa tetanosin – atëherë ka ardhur koha qe te organizohet një proteste paqësore me një kërkese të papare ne historinë politike te botes: të japë dorëheqjen opozita.

 

Gazmend Kapllani

Por qëndrimet e tij nuk përfundojnë këtu. Si shkrimtar ai kishte mbrojtur Ornela Vorpsin pas sulmeve që iu bënë asaj kur tha se Rama ishte një artist që kishte mahnitur Parisin. Ai e kishte quajtur edhe Fatos Lubonjën një të lajthitur që urren Edi Ramën dhe që duhet të dalë në pension si Dino Xofi.

Por pa u mbushur një vit, Edi Rama ia ka arritur të ‘lajthisë” edhe vetë mbrojtësin e tij të djeshëm, Gazmend Kapllani. Shumëkush nga shtypi opozitar e quajti dikur të shitur tek pushteti që e emëroi në Këshillin e Diasporës. Por shkrimtari Kapllani po dëshmon edhe njëherë se është rob i bindjeve të tij që kur është bindur për mëkate e kryeministrit nuk mbetet peng po e thotë fjalën e tij pa droje. Ai sot nuk nguron ta etiketojë ‘kryeregjimtarin” tonë si ‘Mashtrues të dhunshëm:”Ka disa kohe tashme ne Enveristan qe jo vetem gazetat pro regjimit por edhe vete kryeregjimtari yne tregojne imazhe te dhunes policore ne vende te Perendimit per te perligjur ose paralajmeruar veprime te dhunshme te policise se regjimit ne Shqiperi. .. Nese shihni nje politikan apo pushtet qe fillon dhe perligj zullumet e veta me shprehjen “keshtu bejne edhe te tjeret” atehere keni te beni me nje mashtrues te dhunshem…”

©Lapsi.al

 



19 Comments

  1. Lexoni romanin “1984” te George Orwell (botimet Zenit) dhe do te kuptoni kete dhe shume te tjera

  2. EDI RAMA KA PER TE MBETUR VETEM ME 3 ZAGARET E TIJ ,KOL SALLAKU,CARLO BOLJA,YMER GELBAZA KELLIRA

  3. SHIKONI SI E NIS SHKRIMIN PER TE KUPTUAR QE KY QENKA AKOMA KAR ME ZILE DHE ME SYZE .
    KY LEXOKA MERUSHEN , QEKA BUKOS KOMPLET DHE KUJTON SE BOTA PERBEHET NGA 200 KURVA GREKOKOMUNISTE .

  4. Këta tipa nuk mund t’i besosh aq lehtë. Mjafton emigrimi i tij që të tregojë se ishte i pakënaqur me Kryerregjimin e Ramiut. Kur ndrron mendim, thonë se njeriu ka të dhëna të reja, është bërë më i ditur dhe ka arritur në një gjykim ndryshe ose të kundërt. Kjo i paska ndodhur edhe Gazmendit të Kapllanit. Kemi edhe ca tipa si puna e Mustafa Nanos që ndrrojnë mendim sa herë që ndryshon koha e moti. Vetëm bolinot mbeten statikë, asketikë, të shitur e të blerë, e pse jo edhe të menderosur e të përdhosur. Këta tipa i bëjnë keq vendit të tyre, kudo që ndodhen, sidomos , kur janë disi të njohur, por njeriu me mënd e di mirë se të jesh shkrimtar , pushtetar , artist apo gjeni, nuk do të thotë se mund të jesh detyrimisht edhe njeri. Këtë titull të lartë e të papërlyer, pak e meritojnë. Këtu nuk bën përjashtim as Gazmendi, që sjell gaz herë në një krah e herë në tjetrin, por gjithmonë i pabesueshëm.

  5. Te gjithe keta qe kane qene dhe jetuar ne greqi kane nje komunikim te çuditshem . Me shume me duken si greker qe flasin shqip .

  6. lapsi ka filluar gjuan per statuse fejsbuku
    si ata qe gjuajn per cifte te liqeni
    pse o mrroklla ashtu behet opozita

  7. Te jesh shkrimtar I suksesshem nuk do thote te jesh burre i mire.
    Peter handke, nobel ne literature, adhuron milloshevicin.
    Tani qe eshte bere muti mullar, me mire te mos flasin fare. Keshtu dalin edhe te palarat e vjetera.

  8. Partizane jeni? Po po partizane jemi edhe ne! Mbasi shkruajten te gjithe gazetat e botes u informua mire dhe pastaj foli, nejse rendesi ka qe nuk druhet

  9. Kundër kujt do të ngresh një “front të përbashkët për rivendosjen e demokracisë”, kur fare mirë e di, se Monika nuk la këpucë, çizme, presion dhe fjalë pa thënë kundër “diktatorit” Rama, dhe asgjë nuk e gjen ? Alibira të tilla, i shërbejnë vetëm Doktorit dhe Lulzimit, por edhe ata ndoshta po ti pyesësh tek e tek, do të ishin kundër jush gjithsesi. Shqipëria zoti Meta, ka 30 vjet që është ndarë nga diktatura, ka 30 vjet që ka vendosur demokracinë funksionale

  10. Kur lexoje shkrime te tilla, pyes veten se c’borxh i kishim ketyre personave qe na e lane peshqesh kete KM.
    A mbajne pergjegjesi morale personazhe te tilla per mungesen e largpamesise, ne rastin me te mire, apo te te qenit siperfaqesor dhe mungeses se aftesise se gjykimit, ne rastin me te keq kur e conin ne qiell EDI RAMEN?
    Them keshtu, se demi qe i ka bere vendit KM-i eshte shume i madh.
    Apo c’i plasi atyre, jane shumica jashte edhe varja thone.

  11. Është tepër subjektive dhe e pa saktë të vlerësosh shijet estetike të cilitdo artisti apo artdashësi, veçanërisht në kohën e artit primitiv që propogandohet si modern.
    Në evolucionin mijra vjeçar të zhvillimit të shoqërisë njerëzore, tashmë është provuar shkencërisht se bulza fillestare e organizimit të shoqërisë, ishin të ashtuquajturat komuna primitive, kopeja e njerëzve që sapo kishte dalë nga mënyra e jetesës së kafshëve të tjera apo “njeriut të Neandertalit”.

    Çfarë ishin komunat primitive që pas disa mijra vitesh u morën nga ideollogjia komuniste, si një formë “demokratike” e organizimit shoqëror.
    Kope njerëzish të pa organizuar në familje që bashkëjetonin “të barabartë” pa u marë vesh kush ishte babai, vëllai apo motra. Edhe veshjet ishin të barabarta, ose të gjithë lakuriq, ose pjesërisht të mbuluar me lëkura kafshësh.
    Me kalimin e shekujve (jo ditëve), mbrenda kopeve filluan të shquhen njerëz me tru më të zhvilluar e njerëz me tru të pa zhvilluar, fizikisht më të fuqishëm e të tjerë më të dobët.
    Fillimisht ndikuar edhe nga instiktet e botës së gjallë ku vihet re se përkujdesja amësore e atësore për bijtë, lindi bulëza e parë e organizuar njerzore, familja
    Krijimi i familjes njerëzore, e ndau komunën nga kopeja duke krijuar grupet fisnore e krahinore e krahas kësaj u zhvillua edhe evolucioni kulturor e zbulimet e para “shkencore” si për shembull që zjari nuk mund të pritej që ti vinte nga rufetë, por mund të ndizej edhe nga vetë njeriu.
    Si elementë të parë të ndarjes së shoqërisë njerëzore nga kopetë, ishin edhe arti figurativ e muzika.
    Lindën vitazimet e para primitive në shpellat ku jetonin komunarët, apo për tu marë vesh me njeri tjetrin u përdorën elementet e melodisë apo ritmit muzikor, deri sa u shkua tek fjala e më vonë letërsia gojore.
    U zgjata më duket si shumë për të risjellë në kujtesë historinë e njohur të evolucionit të shoqërisë njerëzore, për të dalë tek maniera e të ashtuquajturit modernizëm, që kërkon të riciklojë shoqërinë primitive të para mijëra vitesh.

    Hedh symbyllurazi ca njolla boje në një telajo një matrapaz arti,e mblidhen ca budallej majmunë që diskutojnë me njeri tjetrin përmbajtjen e “veprës artistike” të njollosjes me këmbë pule.

    Imiton dikush ritmet e meloditë primitive të kopeve të dikurëshme njerëzore, të shoqëruara me efekte të tekneollogjisë bashkëkohore, e tunden e ulërijnë në ekstazë me mijra të rij gjysëm të zhveshur me trupin të mbuluar me tatuazhe e ne xhingla të varura në fytyrë e deri ku sthuhet, duke e quajtur këtë art barbar e primitiv, si një modernizëm të kohës.

    Nëse kalojmë nga subjektivizmi estetik ndaj arteve tek konceptet e normave të moralit, shkatërimi imoralit familjar, një nga shtyllat bazamentale të zhvillimit të shoqërisë, manierat e pseudo modernizmit marin përpjestime akoma më të rrezikëshme.
    Pardoksalisht po vlerësohen ata meshkuj apo femra që janë martuar e ndarë më shumë.
    Po quhet si vlerë e madhe e shoqërisë, homoseksualizmi
    Po kthehet nudizmi primitiv si një sport apo “vlerë” estetike
    Po kthehet droga si mjet kurues mjeksor.

    Për ta mbyllur.
    Del një kryeministër karagjoz para një parlamenti me 100 deputetë, e këta si majmunë imitojnë e i binden atij.

  12. Nuk ka asnjë,asnjë fare,shqiptar i cili të ketë kaluar një pjesë të jetës në Greqi dhe të mos jetë i deformuar..
    Si qenie,si shpirt,si kulturë dhe ndjeshmëri..
    Në atë vend,që as për grekët nuk është,njeriu shqiptar i dalë nga komunizmi ynë,ndeshi një botë shpirtvogël dhe bizantine e cila përditë nga pak e mbushi me neveri dhe urrejtje….
    Personalisht mendoj që shumë pak njerëz mund t’a kalojnë gjatë jetës që u mbetet pas Greqisë këtë handikap…
    Gazmend Kapllani ,mendoj që është njëri prej tyre…nuk duhet pritur shumëçka prej tij…ai si shumë artistë dhe sportistë shqiptarë nëpër Europë mbështetën fort Ramën në fillim,nëse kujtoheni,sepse më tepër sesa besimi te Rama atyre iu foli dëshira mbytëse për t’a parë më në fund Shqipërinë vend dinjitoz,gjë që për këta njerëz është absolutisht jetike atje ku jetojnë dhe duan të përfaqësohen…
    Prandaj për ketë,këta njerëz më vjen keq…zhgënjimi nga Rama vjen pas zhgënjimeve të Greqisë dhe sinqerisht mendoj është fatal…
    Asnjë nuk është dot më ” dobiç ” nga Ismail Kadare…..që nuk flet fare për politikën e Shqipërisë…

  13. Nuk ka asnjë,asnjë fare,shqiptar i cili të ketë kaluar një pjesë të jetës në Greqi dhe të mos jetë i deformuar..
    Si qenie,si shpirt,si kulturë dhe ndjeshmëri..
    Në atë vend,që as për grekët nuk është,njeriu shqiptar i dalë nga komunizmi ynë,ndeshi një botë shpirtvogël dhe bizantine e cila përditë nga pak e mbushi me neveri dhe urrejtje….
    Personalisht mendoj që shumë pak njerëz mund t’a kalojnë gjatë jetës që u mbetet pas Greqisë këtë handikap…
    Gazmend Kapllani ,mendoj që është njëri prej tyre…nuk duhet pritur shumëçka prej tij…ai si shumë artistë dhe sportistë shqiptarë nëpër Europë mbështetën fort Ramën në fillim,nëse kujtoheni,sepse më tepër sesa besimi te Rama atyre iu foli dëshira mbytëse për t’a parë më në fund Shqipërinë vend dinjitoz,gjë që për këta njerëz është absolutisht jetike atje ku jetojnë dhe duan të përfaqësohen…
    Prandaj për ketë,këta njerëz më vjen keq…zhgënjimi nga Rama vjen pas zhgënjimeve të Greqisë dhe sinqerisht mendoj është fatal…
    Asnjë nuk është dot më ” dobiç ” nga Ismail Kadare…..që nuk flet fare për politikën e Shqipërisë…

  14. Ai eshte nje njeri pa identitet qe nuk duhej besuar as atehere, as Tani, as me vone. Njerez qe flasin si ua duan interesat

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *