• |
ide | kryesore

Goetze duhet të ulë pretendimet: tre italiane në garë për heroin e Brazil 2014

-Instant, Sport



Që kur është bërë zyrtar mos rinovimi i Mario Goetze me Borussia Dortmund, emri i heroit të Brazil 14 është një nga pikat fikse të titujve të merkatos. Vullneti i lojtarit për të preferuar Serie A ndaj kampionateve të tjerë europianë, lidhet për shkak të impenjimeve të punës të bashkëshortes modele. Milan e kishte provuar edhe në sezonin e kaluar, ndërsa Lazio e Roma janë në pritje për të kuptuar nëse janë shanset për tu vënë në lëvizje.

Rasti për të marrë një kampionë të këtij niveli me parametër zero është shumë i mirë. Problemi mbetet pagesa që, përfshirë bonuset, afrohet tek 8 milionë në sezon. Një shifër larg nga parametrat e skuadrave italiane që po mendojnë për të. Mbetet për të vlerësuar sa Goetze është i gatshëm të ulë pretendimet e tij ekonomike për të luajtur në Serie A.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *