• |
ide | kryesore

Kampionët e NBA reagojnë për ‘mbytjen’ e Floyd, Lebron nxjerr fanellën: “Nuk mund të marr frymë”

-Instant, Sport



Kampionët e Nba nuk reshtin së manifestuari indinjatën e tyre për humbjen e jetës për shkak të mbytjes, në Minneapolis, të George Floyd, pasi ishte bllokuar në tokë nga policia. Tre prej tyre janë pushuar nga puna, por protestat nuk zbehen e LeBron James ka dashur të reagojë në Instagram, duke ripostuar foton me bluzën që shkruan: “Nuk mund të marr frymë”: foto është e 2014 kur kërkoi të tërhiqte vëmendjen për fatin e Eric Garner që humbi jetën në rrethana të ngjashme me Floyd.

Mes 24mijë komenteve në foton e postuar nga James, është edhe ajo e aktores Halle Berry: “Jam e nervozuar, nuk ka fjalë”. Një ditë më parë, fenomeni i LA Lakers, në rrjetet sociale, kishte shprehur neverinë e tioj: “Zgjohu, e kuptove tani, apo nuk është e qartë akoma?”. Komente të tjera janë bërë nga Steve Kerr, trajneri i parë i Golden State e nga Stephen Jackson, kampioni i Nba në 2003 me San Antonio e mik personal (“ishte binjaku im”) i personit të vrarë nga policia.

Protestës i është bashkuar edhe Stephen Curry, ylli i Golden State, që me një postim të gjatë nën foton e Floyd shkruan, “nëse ky imazh nuk të shqetëson e nuk të nervozon, atëherë nuk di ctë them. George Floyd kishte një familje, nuk meritonte të vdiste, George ka kërkuar ndihmë dhe thjesht është injoruar, që do të thotë qartë se jeta e tij ‘negro’ nuk ishte konsideruar e rëndësishme. George është vrarë, e nuk ishte një qenie njerëzore për atë polic që, i ndërgjegjshëm, i mori jetën”.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *