• |
ide | kryesore

Video/ McGregor humb mendjen e rreh maskotën e Miami Heat: ‘Burnie’ përfundoi në urgjencë

-Instant, Sport, Video
McGregor



Kur vjen puna për të rrahur keq Conor McGregor nuk tërhiqet kurrë. Përkundrazi. E kështu ajo që supozohej të ishte një episod i bukur për të sponsorizuar një spraj kundër dhimbjes, rrezikoi të përfundonte keq gjatë finaleve të NBA. Gjatë pushimit të fraksionit të tretë të ndeshjes-4, luftëtari irlandez hyri në fushë së bashku me maskotin e Miami Heat. “Burnie” ishte veshur si boksier, por McGregor nisi ta godiste me grushta, duke i lënë të gjithë të habitur. Një agresivitet prej të çmenduri, por për McGregor nuk është hera e parë.

Lexo më tej: Buza e çarë dhe tmerr me sy, njeriu i spektakleve denoncon: “Mund të vdisja, McGregor më goditi me grusht”

Krejtësisht jashtë linjave, McGregor e shtriu përtokë maskotën me një goditje me të majtën. Më pas e goditi përsëri me grusht në fytyrë përpara se të spërkaste mbi të produktin e tij reklamues. Irlandezi doli nga fusha i fishkëllyer nga publiku. Një skenë e shëmtuar që rrezikonte të kishte pasoja të rënda. Në fakt, pas sulmit, njeriu i veshur si “Burnie” u detyrua të shkojë në urgjencë për të kryer disa kontrolle. Kontrollet që për fat të mirë nuk zbuluan ndonjë pasojë të rëndë pas nokautit të papritur.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *