• |
ide | kryesore

KPMG vlerëson klubet më të vlefshme europiane: asnjë italiane në 10 të parat

-Instant, Sport



Real Madrid është para të gjithëve e asnjë klub italian nuk është në 10 më të mirët. Ky është rezultati i raportit të fundit të KPMG mbi vlerën e klubeve europiane, “Football Clubs’ Valuation: The European Elite 2020”. Analiza merr në konsideratë 32 shoqëri futbollistike, ku në vendin e parë është Real Madrid me një vlerë: 3,478 miliardë euro.

Parametrat për të vendosur vlerën e një shoqërie janë të shumta: që nga kartonat e lojtarëve tek të ardhurat nga stadiumi, nga shitjet e të drejtave tv tek popullariteti në rrjetet sociale. Pas Blanco, mbajnë hapin dhe podiumin Red Devils e rivalët e Barcelonës.

Ajo që bën përshtypje është se asnjë italiane nuk është aty. Deri në 2019 ishte Juventus që mbante lart flamurin e Italisë, por në 2020 klubi i Andrea Agnelli ka zbritur në vendin e 11°, i kaluar nga PSG, tani i 9° përpara Arsenal. Ky rezultat ka ardhur pavarësisht se vlera e bardhezinjve këtë vit është rritur 12%, duke kapur kuotën 1,73 miliardë euro. Shpërthimin më të madh në fakt e ka patur Inter i Suning, që ka fituar vetëm një pozicion, por me një rritje të vlerës 42% (983 milionë euro), që bëhet +146% në krahasim me 2016, vitin në të cilin kolosi kinez mori skuadrën. Në katërvjecarin e fundit vetëm Lion e Tottenham janë rritur më shumë.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *