• |
ide | kryesore

“E pamundur”: Barcellona i thotë ‘jo’ Juventus për Ansu Fati

-Instant, Sport



“E pamundur!”: kjo është përgjigjia që Barcellona i ka kthyer Juventus në lidhje me kërkesën për të përfshirë Ansu Fati në tratativën për Miralem Pjanic. Lajmin e ka bërë të ditur Mundo Deportivo: e përditshmja katalanas, duke cituar burime brenda klubit blaugrana, thekson barrierën e ngritur nga Barça mbi sulmuesin spanjoll me origjinë nga Guinea, mbi të cilin kërkon të ndërtojë të ardhmen, duke marrë në konsideratë moshën e tij (17 vjec, i lindur 31 tetor 2002) dhe përcaktimin se është i përzgjedhuri. Kjo tratativë e bllokuar, nëk do të thotë se ndërpret gjithashtu bisedimet për Pjanic, për të cilin katalanasit vazhdojnë të insistojnë, të fortë edhe në dëshirën e shprehur nga boshnjaku.

Refuzimi i marrë nga Arthur për transferimin në Torino (lojtar që blaugrana do e kishin sakrifikuar pa problem për të arritur tek) ka vendosur mes klubeve një lloj suspance, që Barcellona po mundohet ta zhbllokojë me kartonët e Dembele e Semedo. Sigurisht, pretendon Mundo Depertivo, në këtë pikë e sigurtë është vetëm refuzimi për shitjen e Ansu Fati.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *