• |
ide | kryesore

“Më mungonte ajri si të isha në majë të Kilimanxharos”: Rodgers tregon infektimin me Covid

-Instant, Sport



Tekniku i Leicester City, Brendan Rodgers, ka zbuluar, në një intervistë për BBC se ka qenë infektuar me Covid-19. Një eksperiencë që i ka lënë gjurmë, edhe për faktin se kishte ditë vërtetë të vështira, ku nuk arrinte as të merrte frymë e as të ecte.

“Nuk kisha forcë, të ecja më lodhte sikur po ngjisja Kilimanxharon”. Mal që në fakt ai e njeh mirë. duke qenë se e ka ngjitur në 2011, pasi siguroi promocionin me Swansea. Gjithcka nisi në mesin e marsit: “Pas sfidës me Watford u ndjeva i dobët. Nuk arrija të dalloja aromat apo të ndjeja shijet. Një javë më pas, ime shoqe pati të njëjtat simptoma. U testuam e të dy rezultuam pozitivë me virusin. Më kujtoi shumë eksperiencën e ngjitjes në malin Kilimanxharo. Sa më shumë kohë kalonte aq më shumë shtoheshin vështirësitë e frymëmarrjes, si të isha në majën e malit. Më kujtohet që provova të vrapoj për herë të parë pasi u sëmura e mezi bëra disa metra. Të kaloja këtë eksperiencë më bëri vërtetë të vlerësoj fakti që gëzoj shëndet e jam në formë”.

Tani është momenti i rifillimit, në të gjitha kuptimet: “Ndihem i sigurtë. Jemi me shumë fat në futboll që testohemi dy herë në javë. Èshtë bukur të kesh përsëri kontakt me fushën e të takohem me djemtë. Ditët e fundit jemi ndarë në grupe me nga 12, që nuk është normale, por mënyra si jemi përshtatur është e bukur. Ritmi kja ndryshuar por jam vërtetë i kënaqur për ata. Janë mirë fizikisht e duket sikur nuk kanë munguar kurrë. Tani të mundohemi të arrijmë ëndërrën për tu kualifikuar për Champions League, pastaj të shohim nëse mund të shkojmë përpara edhe në FA Cup, do të ishte spektakolare.”



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *