• |
ide | kryesore

Humb jetën talenti 18 vjeçar i Skënderbeut, Duka i shpreh ngushëllimet: “I tronditur, lamtumrië Dorian”

-Instant, F1, Sport



Tronditet futbolli shqiptar në ditën e fundit të majit. Dorian Tahirllari, talenti i Skënderbeut, ka humbur betejën për jetën, atë betejë që e luftonte prej më shumë se një viti. 18 vjecari korcar vuante nga tumori malinj në stomak, që i kishte prekur edhe shtyllën kurrizore dhe veshkat, ndërsa asnjë nga kurat nuk ka mundur ta ndihmojë. Ëndërrat për tu bërë një futbollist i njohur i janë ndërprerë Dorianit në moshën më të bukur.

MESAZHI NGUSHËLLUES I PRESIDENTIT TË FSHF-së

Presidenti i Federatës Shqiptare të Futbollit, Armand Duka ka shprehur ngushëllimet më të sinqerta për ndarjen nga jeta të futbollistit të Skënderbeut, Dorian Tahirllari, sapo ka mësuar lajmin e trishtë: “Thellësisht i tronditur mësova për ndarjen e parakohshme nga jeta të futbollistit të Skënderbeut, Dorian Tahirllari. Një ndarje e dhimbshme, e cila preu në një moshë të re, jetën dhe ëndrrat e tij rinore. Dua t’i përcjell familjes, ngushëllime të thella për këtë humbje të rëndë. I gjithë komuniteti i futbollit, sot me lot në sy nderon kujtimin e këtij djaloshi të mirë që dëshironte shumë të bëhej futbollist i njohur, ndërsa sot udhëton drejt parajsës. Lamtumirë Dorian!”, – është shprehur Presidenti i FSHF-së, Armand Duka.

https://www.facebook.com/PresidentiFutbollitShqiptare/posts/2870834333027112



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *