• |
ide | kryesore

Dramë për Gattuso: humb jetën e motra 37 vjeçare

-Instant, Sport



Gennaro Gattuso është tronditur nga një zi e rëndë që e ka goditur. Tekniku i Napolit ka humbur të motrën 37 vjecare, që ishte shtruar në spital. Në fakt, ajo ishte ndjerë keq në datën 3 shkurt në shtëpinë e saj në Gallarate: Gattuso nuk u prezantua në konferencë për shtyp pas Sampdoria-Napoli e u nis menjëherë për tiu gjendur pranë në spitalin e Busto Arsizio, ku ishte shtruar me kodin e kuq.

Francesca iu nënshtrua menjëherë një ndërhyrje kirurgjikale e pastaj u transportua në terapi intensive. Gjatë gjithë kësaj kohë, gjendja e saj nuk u përmirësua, por kishte qendruar në një farë stabiliteti që i kishte dhënë një farë optimizmi mjekëve. Trajneri i të kaltërve ka marrë lajmin e tmerrshëm për vdekjen e së motrës ndërsa po drejtonte seancën stërvitore në fushën e Castel Volturno.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *