• |
ide | kryesore

Analiza e Lubonjës: Regjimi i Edi Ramës nuk rrëzohet me zgjedhje

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit

Publicisti Fatos Lubonja thotë se ky regjim nuk rrëzohet me zgjedhje, por me protesta dhe lëvizje popullore. Ai thekson se kryeministri Edi Rama po e çon vendin drejt luftës civile. Në emisionin “Real Story” në Neës 24, Lubonja tha se përveç reformës zgjedhore, Shqipëria ka nevojë për riformatim nga themelet të Republikës.

“Humbësi jemi ne shqiptarët, në kuptimin e dinjitetit. Ky është degradim. Këtu është një degradim total dhe është në kontradiktë për këta ambasadorë, pasi duhet nxitur Shqipëria sipas tyre që të ketë sukses për integrimin.


Pse them jemi humbës ne?! Sepse unë e shoh situatën në Shqipëri dramatike. Shoh një regjim, i cili ka kapur institucionet, policinë, administratën të gjithë. I ka kapur të gjitha! Këtu kemi nevojë për riformatim nga themelet të Republikës.

Të hidhen njëherë themelet e ndarjes së pushteteve. Ndaj ishin komisionet; që t’i kapi Edi Rama. Në këtë situatë, unë ndjej një frymë popullore që kërkon ndryshim. Që nuk vjen vetëm nga PD që ka hallin e vet, por nga grupime të ndryshme, që kërkojnë ndryshmit të sistemit zgjedhor.

Një reformë e vërtetë zgjedhore duhet të ishte bërë për t’ju përgjigjur interesave të kësaj fryme që nuk ekziston fare. Këta ambasadorë në vend që të shohin e të ndjejnë këtë frymë, merren me Edi Ramën dhe më pas ia kalojnë ato Lulzim Bashës.

E treta që është dëshpëruese; është deduktuar se u bë sukses i madh për reformën zgjedhore. Këtë e shoh si një teatër që u arriti një sukses i madh. Opozita u duk sikur fitoi e rezistoi, se i mori komisonerët dhe biometrikun. Unë jam i bindur se ky regjim nuk rrëzohet me zgjedhje.

Ky regjim kërkon lëvizje popullore, protesta, shumë gjëra, dhe në fund zgjedhje. S’po them se duhet të bëhet luftë civile, por Edi Rama po na çon drejt luftës civile. Nuk shoh se ka vullnet që të ketë zgjedhje me përfaqësi. Duhet forcë e re, pasi kjo klasë politike na ka lodhur. Ajo është dështim i radhës, problemet do ngelen e do thellohen”. – tha Lubonja. ©LAPSI.al

12 Comments

  1. Ashtu eshte vertet. Por ata qe e zgjodhen ata qe i sherbejn dhe po e mbajne ne kembe kete felliqsi super band duhet ta pijn helmin e kesaj te keqeje der ne fund. Duke e mar dhe gjynahun deri ne fund. E gjith tufa e shtazeve deri ne fund….

  2. Ai thjesht gënjen sipas hallit që ka. Kur ka hall me ambasadorët thotë nuk e kuptova mirë, kur ka hall me Berishët thotë “ua theva turinjtë ambasadorëve”, kur ka hall me PD-në u thotë “do bëjmë protesta”, kur ka hall me karrigen e tij, thotë “do bashkojmë PD”, kur ka hall me humbjet thotë “mi vodhën votat” etj.

    Ndaj mos u përpiqni të kuptoni sa budalla është Çlirim Peka. Ai është zgjedhur si budalla të thotë gënjeshtrën e Lulzimit, pasi nuk kishte kush ta thoshte tjetër. Në fakt Lulit ai i ka mbetur.O fatos sa te pelqen te perfundosh ne nje njeri si Ai Maliqi i pd qe kerkon te luli ta beje prap deputet

  3. Na cave karin me lulin.
    Po ca eshte luli?
    Nje loqe tym. Po te tjeret?
    Loqe gomeresh.
    Koloni e sudanit ose vietnamit, sa me shpejt.

  4. Sa i lig dhe sa i ndyre paske qene o Fatos! Per nje inat personal tendidin indirekt nxit revolta deri ne gjakderdhje.
    Gjithmone kame menduar se mardheniet me babane tend kane qene te inskenuara, por tani po me bind jane te verteta dhe se ti je njeri i vogel egoist malinj.

  5. Meriton me shume nga c;opinione jep per ardhmerine e ketij populli.Ne bashkohemi me mendimin, analitik te tua z, Fatos, sepse je nga ata analiste qe me drejte, e ashiqare qe ua ben te qarte ketij populli se si te kerkojne te drejten, e ardhmerine e tyre. Nuk kam c;far ti shtoj, por vetem nje gje kam per lexuesit, apo njerezit qe kane etje per drejtesi_ demokraci, degjojeni, e veproni, apo te veprojme sic na thote zoteria, tjeter rruge , qe ta largojme faqe ziun nuk ka.Sigurisht bashke me shpuren, e zorraxhinjte te kuptohemi, te c;kulet me rrenje nje here e mire.

  6. Meriton me shume nga c;opinione jep per ardhmerine e ketij populli.Ne bashkohemi me mendimin, analitik te tua z, Fatos, sepse je nga ata analiste qe me drejte, e ashiqare qe ua ben te qarte ketij populli se si te kerkojne te drejten, e ardhmerine e tyre. Nuk kam c;far ti shtoj, por vetem nje gje kam per lexuesit, apo njerezit qe kane etje per drejtesi_ demokraci, degjojeni, e veproni, apo te veprojme sic na thote zoteria, tjeter rruge , qe ta largojme faqe ziun nuk ka.Sigurisht bashke me shpuren, e zorraxhinjte te kuptohemi, te c;kulet me rrenje nje here e mire.

  7. Lubo, e ktheve pllaken ?
    Po kerkon revolucion proletar ?
    `Djali i babait`, qe i sherbeu revolucionit dhe ne fund u be viktima e tij … dhe e te birit…
    Nejse, ti je kaq i zgjar ta kuptosh qe nuk eshte fjala me zgjedhje apo pa zgjedhje. Ti e di qe ne nje vend antar te NATO-s qeverite ndryshohen vetem e vetem me zgjedhje.
    Keto 2 vitet e fundit jane prova qe asnje rruge tjeter nuk pranohet…AKoma nuk ke kuptuar ?

    Ceshtja shtrohet : KUSH DO TA RREZOJE EDI RAMEN NE ZGJEDHJE ???

    Me kete opozite te krimbur, infantile, apatike, te inkriminuar, pa ide dhe te shkeputur totalisht nga realiteti, Edi Rama eshte Kryeminister dhe per 15 vjet te tjera…

    Celsi i rrezimit te Edi Rames ne zgjedhje eshte shkeputja e opozites (Lul Bashes) nga Berisha, qe e ka kapur PD-ne per fyti dhe e ka asfiksuar totalisht per te ruajtur favoret e tij dhe parate e vjedhura te Zen-Argites.

    Po jete PD-ja aq kurajoze sa ta kuptoje dhe ta ndryshoje kete situate, i fiton zgjedhjet qe c`ke me te, pa asnje dyshim. Mirpo per kete duhet te dale ndonje trim i mencur qe te marre frenat ne dore. Vetem keshtu munde te permbyset Edi Rama. Shihet qarte qe Edi Ramen po e konsumon pushteti me shpejtesi te madhe, por jo aq shume sa te votohet Lul Basha. Po nuk u kuptua kjo….. le te presin kur te vdese Saliu….

  8. Mos te ishte Saliu Dr note kur te pjelle moma ti sot nuk e shikojshe driten e diellit,boj duva Dr o bajge e felliqur qe merr fryme

    1. Hej Derr.
      Doktor Mortjen na e la peshqesh Ramizi. Vete iku, po e la litarin jashte.
      Fatkeqsi e kombit. Saliu donte te na bente njelloj: ne njerzve te perendise me kafshe shpellash, si puna jote. 30 vjet mbolli vjedhje, tradheti kombeyare, vllavrasje, shkatrrim. Kafshe me komplekse te renda psiqike.

  9. Një gjë ju kujtoj, që nga analisti revolucionar Fatos Lubonja e deri tek katundarët revolucionarë gjysëm analfabetë.
    Marja e pushtetit me pushkë, është model komunist.
    Nëse në Shqipëri plas një 97-ë tjetër, nuk janë as politikanët e as ata që bëjnë thirrje për luftë që të rrezikojnë jetën e tyre se i kanë marë masën për të ruajtur prapanicën. Në një luftë civile, viktimat do të jenë populli i thjeshtë që i drejtojnë koburen njeri tjetrit për “idealet e partisë”.
    Veç kësaj, një gjë duhet ta dini.
    Bandat kriminale të trafiqeve të ndyra sot nuk janë më si në 97-tën.
    Ato janë legalizuar si biznesmenë të mëdhej, e kanë në komandën e tyre sëpaku gjysmën e policisë së shtetit e sa për armatime , kanë një përgatitje të sofistikuar që ja kalon të gjithë policisë e ushtrisë, pasi kanë miliarda e jo më qindra mijë euro si para 20 vitesh.
    Sidoqoftë , është pushteti, qeveria e korruptuar ajo që i mban sepse ka në dorë edhe drejtësinë, se nëse rrëzohet kjo qeveri e korruptuar kokë e këmbë, cilado qeveri që të vijë, duke vënë sadopak drejtësinë në darën e ligjit e Kushtetutës, ndryshimi do ta ketë një fillim.
    Puna është që ta ndajmë mirë mëndjen se pushteti në një vend antar të NATO-s, nuk ka shans të meret me luftë e ajo që është më kryesorja , boll ka humbur jetë njerëzish Shqipëria, si nga krimi politik, edhe nga ai mafioz.
    Së pari duhet bërë çmos që të realizohen regullat e lojës për votime të rregullta e nëse nuk arrihet kjo me marëveshje me psikopatin Rama, ka shumë forma të mosbindjes civile e protestash paqësore që do të detyrojnë mafien politike që të mos vërë dorën e saj hajdute tek votat

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.

Kthehu