• |
ide | kryesore

Barcelona një hap nga Pjanic: tek Juventus mbërrin Dembélé

-Instant, Sport



Dembélé e Juventus janë më pranë, që do të thotë se Barcelona është një hap larg Barcelonës. Lajmin e ka bërë të ditur e përditshmja spanjolle ‘Mundo Deportivo’, sipas të cilës sulmuesi anësor francez është gati të pranojë transferimin në Itali tek klubi bardhezi, detaj që mund të përbëjë pikën vendimtare të transferimit të Miralem Pjanic tek Barcellona. Pas refuzimit të Arthur e refuzimit të blaugrana për të përfshirë talentin Ansu Fati në operacion, karta Dembélé mund të zhbllokojë gjithcka. Juventus është i interesuar për lojtarin, por e do në huazim.

Barcellona është e gatshme për shitjen e Dembélé, që u mor nga Borussia Dortmund për 105 milionë. Tek Juventus lojtari do të kishte mundësinë të luante me më shumë vazhdimësi e të tregonte vlerën e tij, duke fituar kohën e humbur larg fushave për shkak të dëmtimeve. Mundo Deportivo sqaron se gjëerat tani kanë ndryshuar, sepse lojtari ka dhënë aprovimin për të kaluar në Torino. Ngërci tani është tek kushtet, në kohën kur francezi vjen nga një ndërhyrje kirurgjikale në shkurt pas këputjes së tendinës në bicepsin e kofshës së djathtë.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *