• |
ide | kryesore

Video/ Tirana si kampione: Kukësi i shpëton turpit në fund

-Instant, F1, Sport, Video



Gati tre muaj nga ndërprerja futbolli zbret në fushë, pa tifozë, me 5 zëvendësime, me distancim social e protokoll për të respektuar, por topi nisi të lëvizë, pa ndalur dot Tiranën kryesuese të ruajë ritmin që kishte përpara se Covid 19 të ndërpriste kampionatit. Bardheblutë e nisën aty ku e kishin lënë, ndërsa Kukësi vetëm në fund I shpëton turpërimit në shtëpi përballë Luftëtarit. Paqe për Europën në Lac ndërsa Vllaznia kalon playout-in në Vlorë me suksesin ndaj Flamurtarit.

BYLIS 1-3 TIRANA
Vigjilja e trazuar në pritje të tamponeve të lojtarëve të Bylis, pas pozitivitetit të Qardakut, kishte shqetësuar vetëm atmosferën në Ballsh, me skuadrën e Dovedan që akomodoi Hidin në pankinë e ndërsa Bici mungonte. Një treshe që Bylis e vuajti e Tirana iu gëzua, duke përdorur gjithë eksperiencën për të kontrolluar lojën e për të rrezikuar sa më pak në Adush Muca. Një skuadër fizike si Bylis, tregoi gjithë limitet e saj në pamjaftueshmërinë e dy javëve për të marrë kondicionin, e paaftë të bënte presingun e zakonshëm lart. Peposhi përgjumet, i c’mësuar me ritmin e lojës dhe Cobinah i merr kohën në të 26: kontroll e goditje për tu admiruar që detyron Mirakën të nxjerrë topin nga rrjeta. Bylis e pëson në shtesën e pjesës së parë, kur Miraka ndalon në mënyrë të gabuar Kale, duke i dhënë mundësinë Bathës të tregojë ftohtësinë nga pika e bardhë. Goli i 9 për mesfushorin, që bëhet shënuesi më i mirë i bardhebluve e duke vendosur edhe rekord personal për numër golash në një edicion. Tre lëvizje në pushim, nuk bëjnë efektin që shpresonte Dovedan, sepse skuadra e tij është pa ritëm, me këmbë të rënduara dhe rrezikon të rrëzohet por është Miraka që mban në lojë të tijtë, duke i dhënë mundësinë mallakastriotëve të kenë një shans për të shpresuar, sidomos pas golit të shënuar nga Peposhi. Tirana nuk frikësohet dhe Muca gjen në këmbë mundësinë për të shënuar golin e parë pas rikthimit në fushë në minutën e 72. Tirana me 56 pikë ruan 9 pikët nga vendi i dytë, ndërsa Bylis vazhdon 2020 e zezë ku më shumë se Europën duhet të kujdeset ti shpëtojë playout-it.

KUKËSI 2-1 LUFTËTARI
Kukësi ka vuajtur shumë për të marrë një fitore, që të mund të ndjekë Tiranën edhe pse në 9 pikë distancë nga bardheblutë. Luftëtari edhe një herë I krijon problem skuadrës së Shehit, që vetëm në minutën e 5 shtesë rrëmben tre pikët me golin e ish-it Abazaj. Në “Elbasan Arena”, ndaj Luftëtarit, skuadra e Novit ka zhvilluar një ndeshje shumë të mirë, edhe pse Kukësi mori avantazhin pas 8 minutash lojë me Gavazaj. Shehi kërkonte të mbyllte ndeshjen sa më shpejt, por nuk arriti, ndërsa në minutën e 67’, Luftëtari barazoi me penalltinë e shënuar nga Mehmetllari. Pas këtij goli, ndeshja u bë më e luftuar, teksa verilindorët e arritën fitoren vetëm në fund, falë golit të Abazajt

LAÇI 1-1 TEUTA
Ambicjet për Eruoën janë ndarë të pazgjidhura mes Laçit dhe Teutës, që nuk shkojnë më shumë se barazimi 1-1 në javën e 27 të Kategorisë Superiore. Durrsakët e Edi Martinit kaluan të parët në avantazh me anë të Sherif Kallakut, i cili u tregua i saktë nga pika e bardhë e penalltisë në minutën e 11-të, duke dhënë idenë se do të ishte një ndeshje që mund të administrohej. Megjithatë skuadra e Cungut barazoi pa shkuar në pushim, me Xhixhën që në të dytën shtesë shënoi me kokë, duke barazuar shifrat. 1-1 i fiksuar që në pjesën e parë nuk ndryshoi megjithë tentativat e dy skuadrave që mbeten kështu në vendin e tretë e të katërt në distancën e një pike nga njëra tjetra.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *