• |
ide | kryesore

Juventus në alarm për Higuain: sulmuesi dëmtohet, Kupa e Italisë në rrezik

-Instant, Sport



Gonzalo Higuain është dëmtuar në seancën stërvitore të mëngjesit në Continassa, duke shqetësuar ambjentin e Juventus në vigjilje të startit të Serie A. Një dhimbje në këmbë e ka detyruar argjentinasin të ndalojë. Shkalla e dëmtimit do të qartësohet nga rezultati i kontrolleve, që Pipita është duke kryer në JMedical, në strukturën e qendrës stërvitore të bardhezinjve: frika është për një tërheqje muskulare. Mëngjesin e sotëm sulmuesi ishte duke punuar bashkë me pjesën tjetër të skuadrës ku ka ndjerë se dicka nuk shkonte: Higuain ka ndaluar menjëherë për të evituar telashe të tjera.

E kështu në kampin e Juventus tani ka ankth: Pipita është qendërsulmuesi i vetëm i rolit e, në një kalendar të ngjeshur, do të ketë nevojë për të. Sulmues të vërtetë tek Juventus mbeten tani vetëm dy: Cristiano Ronaldo e Paulo Dybala. Nëse ndalesa e Pipita, që ishte i huaji i fundit që mbërriti në Torino pasi kishte qenë pranë së ëmës së sëmurë në Argjentinës, do të jetë e gjatë, dyshja bardhezi duhet të bëjë sforco për tia dalë.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *