• |
ide | kryesore

ISHP detyron Tiranën të ribëjë tamponët: bardhelutë të shtunën testet, të dielën Luftëtari

-Instant, Sport



Eridon Qardaku e bën edhe Tiranën ti nënshtrohet tamponeve. Rasti pozitiv në radhët e Bylis e ka bërë të kujdesshëm Institutin e Shëndetit Puiblik që i ka dërguar një kërkesë zyrtare klubit bardheblu për të kryer testet mjekësore, përpara transfertës së të dielës në Gjirokastër. Kështu skuadra dhe stafi i Tiranës janë të detyruar të kryejnë nesër tamponet, pavarësisht se asnjë lojtar apo pjesëtar i stafit të skuadrës mallakastriote, përvec Qardakut të karantinuar tashmë, nuk rezultoi pozitiv.

Protokolli i miratuar nga Ministria e Shëndetësisë dhe FSHF parashikon izolimin e personit apo personave që rezultojnë pozitivë por në asnjë rast karantinimin e skuadrës që duhet të vazhdojë programin. E megjithatë, sipas tij, është i nevojshëm kontrolli periodik, për të evituar në maksimum infektimet, duke marrë edhe një lloj konfirmimi, nëse të gjithë rezultojnë negativë, se protokolli rigoroz i distancimit social është funksional.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *