• |
ide | kryesore

PSG e City duan Bennacer: Milan i tregon klauzolën frenuese

-Instant, Sport



Papritur, Ismael Bennacer është shndërruar në një prej lojtarëve kyc për merkaton e ardhshme. Në një sezon, atë që ende do luhet, kaluar mes dritë-hijeve, 22 vjecari i mesfushës së Milan e ka gjetur veten në një duel merkato mes të mëdhave. Nga njëra anë Psg, në tjetrën Manchester City, gati të depozitojë paratë për ta siguruar. Por mes pretendentëve e algjerianit është Milan, që duket se nuk ka asnjë qëllim ta shesë.

Nuk shpjegohet ndryshe klauzola e zgjidhjes së kontratës prej 50 milionë euro që është shfaqur në kontratën e lojtarit e që vlen vetëm për vitin 2021. Kështu, nëse dikush kërkon vërtetë Bennacer, duhet të trokasë direkt në dyert e klubit kuqezi, me shumën e duhur në dispozicion.

Duke përjashtuar ofertat e parefuzueshme e, me shumë mundësi, jashtë merkatos, Milan kërkon të ndërtojë rreth Bennacer skuadrën e ardhshme, me parashikimin që në pankinë do të jetë Rangnick. Algjeriani është një lojtarë me kualitet të lartë dhe rritja e cmimit e konfirmon, duke qenë se vetëm verën e kaluar kushtonte 16 milionë euro, ndërsa tani vlera praktikisht i është trefishuar.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *