• |
ide | kryesore

36 raste me koronavirus brenda 24 orëve të fundit

Arkiva, Lajme, Të fundit



Rritet numri i të prekurve me COVID-19, 36 raste të reja janë identifikuar brenda 24 orësh. Në total numri i të infektuarve ka shkuar në 1299.

Specialistja e Instituti i Shëndetit Publik, Silva Bino deklaroi se ka 27 raste i përkasin Tiranës.

NJOFTIMI 
Situata e Covid 19 është përkeqësuar, rastet janë shtuar dhe sot kemi 36 raste ku 27 raste i përkasin Tiranës.
Kjo situatë nuk ishte kaq e papritshme për shkak të grumbullimeve masive që kanë ndodhur ditët e fundit. Jo vetëm grumbullimet, por edhe mosrespektimi i këshillave, në lidhje me distancimin fizik, në lidhje me mbajtjen e maskave, në lidhje me shumë elementë të tjerë të kujdesit personal qoftë edhe të higjienës.
Të gjithë qytetarët, të gjithë ne duhet të jemi të përgjegjshëm që Covid19 nuk ka ikur nga vendi jonë. Deri më tani, deri në fillimin e hapjes së masave kishim një numër një shifror, e cila erdhi si rezultat i masave drastike, i sakrificës së gjithësecilit. Por kjo nuk do të thotë që me hapjen e masave ne të shpërdorojmë çdo këshillë dhe të shpërdorojmë atë që ne vetë sakrifikuam.
Në 24 orët e fundit janë testuar 359 persona të cilët janë dyshuar për Covid19 dhe prej të cilëve kanë rezultuar 27 raste në Tiranë, 4 raste në Shkodër, 2 raste në Kamëz, 1 rast në Durrës, 1 në Lushnje dhe 1 në Lezhë.
Të gjitha këto raste janë shfaqje e mosrespektimit të shumë rregullave e them dhe njëhërë, të distancimit fizik apo të përgjegjshmërisë personale apo kolektive në lidhje me punëdhënësit apo punëmarrësit.
Një pjesë e mirë e tyre janë kontakte të rasteve pozitive që tregon që gjurmimi në terren po kryhet në mënyrë të fuqishme, i cili do të vazhdojë dhe do të përforcohet në javët në vijim.
Ajo që është e rëndësishme të theksojmë sot është që kemi një rritje të rasteve të cilët po trajtohen pranë shërbimit infektiv, të cilat janë 41 raste dhe prej të cilëve 6 janë në terapi intensive dhe 2 të intubuar.
Të gjitha këto tregojnë që Covid19 nuk është lehtësuar, nuk është një sëmundje e cila kalon lehtësisht. Një pjesë e mirë e rasteve të cilat janë identifikuar kanë shenja klinike dhe një pjesë e tyre kanë pasur nevojë për shtrim në spital.
Kjo kërkon që ne të jemi të përgjegjshëm gjatë gjithë këtyre muajve në mënyrë që të mos humbim atë që e fituam me shumë mund.
Gjithsesi kemi akoma lajme të mira, ku 15 qytetarë janë shëruar në 24 orët e fundit, duke e çuar ne 960 numrin e te sheruarve nga fillimi epidemisë. Në vendin tonë janë 305 persona aktivë me COVID19, kryesisht në Tiranë, Shkodër, Krujë dhe Kamëz.
Nga fillimi i epidemisë janë kryer mbi 18500 testime molekulare dhe serologjike dhe janë konfirmuar pozitivë 1299 raste.
Prandaj të punojmë të gjithë së bashku në mënyrë që ta ulim këtë numër rastesh ashtu siç e kishim në një shifror. Kjo kërkon përgjegjshmërinë e të gjithëve, kërkon përgjegjshmërinë tonë por edhe të qytetarëve të cilët duhet të na ndihmojnë me sjelljen e tyre.

COVID-19 – Statistika (9 Qershor 2020)
Testime totale 18960
Testime molekulare 16716
Testime serologjike 2244
Raste pozitive 1299

Raste të shëruara 960
Raste Aktive 305
Humbje jete 34 (Qarku Tiranë 21, Durrës 6, Fier 3, Vlorë 1, Shkodër 2, Kukës 1)
Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive është si vijon:
Tiranë 204
Shkodër 29
Krujë 24
Kamëz 19
Durrës 10
Mat 9
Lushnje 4
Tropojë 2
Korçë 1
Librazhd 1
Mallakastër 1
Lezhë 1



8 Comments

    1. Saktë konstatimi. Raporti 10% ndërmjet të testuarve e të verifikuarve ka qenë me luhatje të vogla gjatë gjithë kohës së përhapjes së pandemisë në Shqipëri, e pra numuri 36 rekord i të infektuarve nuk ka të bëjë fare me pretendimin e e “specialistes” Bino se kjo ka ndodhur nga “grumbullimet” (lexo protestat) që Rama i ka frikë shumë, por ngaqë për herë të parë numuri i testeve e kaloi 300-shin.
      Nëse në ditët në vijim do të bëhen 3000 teste në 24 orë, sigurisht që do të dalin 300 të infektuar.
      Ndërkaq nga raportimet e ministrisë së shëndetësisë, përmendet çdo ditë numuri i të “shëruarve” që po vete 1000, por nuk na është thënë asnjehrë se sa nga këta të “shërruar” nuk kanë qenë asnjëherë të sëmurë, apo “asimptomatike” siç cilësohe ata që ju është diktuar prania e virusit, por as që kanë teshtitur ndonjëherë.
      Dëgjova që qeveria ka marë borxh nja 19 milionë euro, për të zgjëruar testimin e popullatës, pikërisht në kohën kur nga epidemiologët në gjithë botën po pranohet fakti se virusi Covid 19, është dobësuar.
      E bën gjithë këtë shpenzim qeveria si kofini pas të vjelët, për të bërë ndonjë studim të madh shkencor , apo do të luajë me testimet për të bllokuar protestat ?

  1. o shoqja Bino , perdor karantinen mbas gjurmimit epidemiologjik e mbaron kjo pune , rrit dhe testimet e do kesh nje situate me te qarte se ku jemi , po ju po levizni qorrazi

  2. A jeni ne terezi apo jo? Si nuk e kuptoni qe jetojme ne nje vend te qelbur dhe mafioz.
    Te dhenat qe jep kjo palo ministri jane totalisht te pa verteta.
    Di rast konkret. ku nena jeton bashke me cunin dhe nusen, nusja me cunin kane dal pozitiv para 3 javesh, ndersa nenes nuk ja kane bere akoma testin se i thone nuk ke shenja (70%e te infektuarve nuk kane shenja).
    Di nje rast tjeter qe kane dal pozitiv dhe i kane thene rri 28 dite ne shpi, nje budallallik i vertete sepse nuk mund te burgosesh nje person ti se nuk do me bo teste. Gjithe bota nuk te thote rri 28 dit mbyll, por rri ne karantine deri sa te dalin 3 teste rrjesht negative, sepse mund te ndodhi dhe qe semundja te zgjati me shume se 28 dite, dhe keshtu ti del pas 28 ditesh dhe infekton dynjane.
    Duhet te futesh mik te forte qe te arrish te besh testin.
    Perfundimsht ky vend nuk behet me.

    ps. une besoj dhe kam besuar qe ne fillim qe kjo puna e virusit eshte nje mashtrim i madh, jo se virusi nuk ekziston por ai eshte shume pak me i rezikshem sec po perpiqen te na bejme te besojme.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *