• |
ide | kryesore

J.K. Rowling, e mbijetuar e abuzimit seksual

-Instant, Paparazzi, Slider



J.K. Rowling zbuloi për herë të parë se është e mbijetuar e abuzimit në familje dhe sulmeve seksuale në një ese të gjatë dhe personale si përgjigje ndaj kritikave të ashpra që shpërthyen në internet pas komenteve të saj për personat transgjinorë.

“Po i përmend këto gjëra tani jo si një përpjekje për të fituar simpatinë e njerëzve, por si solidaritet për shumë gra që kanë përjetuar një histori si kjo e imja,” tha ajo.

Eseja erdhi pas komenteve në Twitter që provokuan kritika sepse shkrimtarja e “Harry Potter” deklaroi se gratë transgjinore nuk janë gra dhe vuri në dukje konceptin e seksit, duke harruar se nuk bëhet fjalë për një debat që kërkon të fshijë ekzistencën e seksit, por të bëjë dallimin mes këtij të fundit dhe identitetit gjinor. Qëndrimeve të Rowling u doli kunder edhe aktori që luajti rolin e “Harry Potter”, Daniel Radcliffe. “Nuk është e lehtë të shkruash për këtë, por e di që është koha e duhur. Arrita t’i shpëtoj martesës së parë të dhunshme dhe tani jam e martuar me një burrë të mrekullueshëm dhe parimor. Sidoqoftë plagët nuk do të zhduken kurrë, pavarësisht sa shumë dashuri merrni ose sa shumë para keni fituar,” tha ajo. Rowling u martua me Jorge Arantes në 1992 dhe më pas u transferua në Portugali si mësuese e gjuhës angleze. Vajza e tyre Jessica erdhi në jetë në vitin 1993, vit kur J.K. Rowling i dha fund martesës dhe shkroi “Harry Potter” që i transformoi jetën.

“Kam qenë në vëmendje të publikut për më shumë se 20 vjet dhe kurrë nuk kam folur publikisht për abuzimin në familje dhe sulmin seksual. Kjo jo sepse më vjen turp nga çfarë më ka ndodhur, por janë traumatike që t’i rikujtosh sërish. Kam përgjegjësi edhe ndaj vajzës nga martesa e parë, pasi është një histori që i përket edhe asaj. Sidoqoftë, kohë më parë e pyeta se si do të ndihej nëse do të flisja publikisht për këtë pjesë të jetës sime dhe ajo më inkurajoi ta bëja.”

Në një tjetër paragraf të esesë, shkrimtarja rrëfen se ndoshta “do t’i ishte nënshtruar edhe vetë procesit të shndërrimit nga grua në burrë”.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *