• |
ide | kryesore

Kupa e Shqipërisë: Tirana i merr me ‘shuplaka’ të gjithë, Kukësi me rezervat drejt gjysëmfinales

-Instant, F1, Sport



Cerekfinalet e Kupës së Shqipërisë nisin me emocione por pa surpriza, edhe pse fitorja e Bylis në shtëpi kundër Skënderbeut deri diku mund të ngjajë e tillë. Tirana shpalos potencialin kundër Besëlidhjes, Kukësi me rezerva sheh drejt gjysëmfinales, ndërsa ndahen në barazim Vllaznia e Teuta, në vizitën e Martinit në ish-stadiumin e tij.

TIRANA 5-1 BESËLIDHJA
Tirana e sheh veten në gjysëmfinale të Kupës së Shqipërisë, pas 90 minutave të vajtjes kundër Besëlidhjes. Lezhianët iluzionuan me golin e shpejtë të Hoxhës, por pastaj u rrëzuan nën goditjet e Bathës, Kale dy herë, Torassa e Sidibe. Skuadra e Plorit, frikësoi kryeqytetasit në minutën e 12, kur Hoxha finalizoi një aksion interesant të Besëlidhjes. Kaq mjaftoi që Tirana të kuptonte se duhet të luante me një marsh më shumë. Penalltia e shënuar nga Batha i hapi rruëgn goleadës, megjithëse shifrat u përmbysën vetëm 6 minuta nga fundi, në një kombinim brilant mes Ngo’o e Kale. Besëlidhja provoi ta shfrytëzonte situatën në goditjet standarte, por diferencat tani, edhe ato fizike, janë të dukshme dhe në minutën e 62 Tirana shënon një gol që i jepte komoditetin për të shkuan me qetësi në kthim. Për Torassa ishte një lojë fëmijësh të shënonte në asistin e Cobinnah, por Egbo kuptoi se mund të kapitalizonte më shumë nga kjo ndeshje dhe shtyu përpara me forcë. Atë që nuk e bëri dot Ngo’o në minutën e 66, me anglezin që nuk ka arritur të shënojë që pas rifillimit, e bëri Kale dy minuta më pas duke shfrytëzuar asistin e Dokës. Dygolësh i brazilianit, që në të 80 shërbeu edhe një assist për Sidibe, që shënoi golin e pestë, duke ndëshkuar ish-skuadrën e tij. Skuadra e Egbo merr suksesin e tretë radhazi pas rifillimit, me një bilanc të frikshëm 13-2 e tani e sheh veten në krye të kampionatit e në gjysëmfinale të Kupës së Shqipërisë.

APOLONIA 1-2 KUKËSI
Kukësi nuk e kishte menduar se mund të ishte kaq e vështirë për të kaluar Apolonië. E megjithatë një ide për skuadrat e Kategorisë së Parë verilindorët duhet ta kishin krijuar, duke qenë se në 1/8 mundën Lushnjen. Gjithësesi suksesi 1-2 i arritur në fund i jep dorë teknikut Orges Shehi të shohë drejt gjysëmfinales. Blutë dominuan pjesën e parë dhe humbën disa raste për të shënuar, ndërsa në minutën e 33 zhbllokuan takimin me Kuper, duke dhënë idenë se mund të merrnin një rezultat edhe më komod. Mergjyshi megjithatë nuk hoqi dorë nga loja e tij dhe Ejoh dribloi pothuaj gjithë prapavijën e Kukësit përpara se të shënonte, duke barazuar në minutën e 70. Fierakët mund të kishin cuar befasinë edhe më tej, në rastin e Mihanës, por u ndëshkuan në fund nga Bruno Lulaj.

BYLIS 1-0 SKËNDERBEU
Bylis merr fitoren e dytë radhazi, që pas rifillimit, duke i dhënë vetes një shans më shumë në Kupën e Shqipërisë, pavarësisht se fitorja 1-0 kundër Skënderbeut nuk është garanci për kthimin në Korcë. Ballshiotët pasi mposhtën në kampionat Teutën, imponohen me të njëjtin rezultat në 90 minutat e para të Kupës. Dovedan do të kishte dashur më shumë qartësi para portës, sepse rastet e humbura mund ti komplikojnë kualifikimin në kthim. Skuadra e Dajës humbet pas 5 fitoresh radhazi, edhe pse për kualifikimin do të luhet gjithcka në ndeshjen e dytë.

VLLAZNIA 2-2 TEUTA
Spektakël në Loro Borici në ndeshjen më të shumëpritur të cerekfinaleve të Kupës. Teuta rrëmben një barazim në Shkodër me rikuperim, që e mban Martinin më pranë kualifikimit, duke qenë se do të luajë tashmë në Niko Dovana. Dedja debutoi në pankinën e shkodranëve dhe u duk gati debutimi perfekt për teknikun, kur Zogaj (7′) e Hygor (22′) me penallti shënuan avantazhin e dyfishtë përabllë durrësakëve. E megjithatë Teuta nuk hoqi dorë nga ndeshja, duke u kthyer në lojë me Kallakun e duke grabitur barazimin në minutën e tretë shtesë me Kapllanin.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *