• |
ide | kryesore

Gjiknuri i kthen krahët opozitës parlamentare: Nuk bëhemi palë për shkeljen e marrëveshjes

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit



Përfaqësuesi i qeverisë në Këshillin Politik për reformën zgjedhore, Damian Gjiknuri, u shpreh sot se nuk do bëhen palë me opozitën parlamentare për shkeljen e marrëveshjes.

“Ne jemi një parti që u qëndrojmë marrëveshjeve dhe nuk mund të bëhemi palë me shkeljen e marrëveshjeve. Ne do të bëjmë çmos që ajo paketë të kalojë, nuk mund të parashikoj se çfarë ngjarjesh do të ndodhin për gjëra që nuk i kam në kontroll. Mazhoranca votat e saj i ka të plota. Do të mundohemi të bindim, çdo anëtar tjetër të parlamentit që kjo paketë është shumë e rëndësishme, është në dobi të shqiptarëve dhe nga ana tjetër çështja e sistemit që mbetet akoma e hapur kemi rënë dakord për ta trajtuar në një fazë të dytë. Megjithatë mos më pyesni për gjëra që nuk i kam në dorë”, tha Gjiknuri.

Ndëkohë, Ralf Gjoni nga opozita parlamentare, i pyetur nëse ka kërkuar ndalimin e koalicioneve parazgjedhore, siç kerkon edhe PS, u shpreh:

“Jo ne nuk kemi dalë asnjëherë si PS me propozim për sistemin zgjedhor. Kemi thënë që mazhoranca flet e fundit për sistemin zgjedhor, u hap dhe në Këshillin Politik por nuk gjeti konsensusin pasi një pjesë e partive nuk ishin të qarta se çfarë sistemi kërkonin. Nuk dua të flas për një gjë që sapo e kam marrë vesh dhe nuk e kam parë”, – tha Gjoni.



7 Comments

  1. Po mire mo, kaq budallenj na dine keta te maxhorances? Po kush opozita qe nuk voton marreveshjen? Ata qe votojne edhe per ligje ku duhet maxhorance e thjeshte (50+1) e te pranishmeve ne seance dhe votohen nga 105 deputete?! Po marreveshja ishte loja, nje here iu la topi Luli Bashes, me pas i lihet “opozites” parlamentare. Po kush eshte ai budalla qe mund te mendoje se Kerperat, Qerosi Kacurrel, Gjuzi, znj. Hajdari, ky qe flet Ralf Gjoni apo te tjeret qe jane me te paemer se “te paemrit” qe komentojne ne kete website, do dalin ndonjehere deputete me lista te hapura,me proporcional, me maxhoritar te korrektuaŕ apo me cfaredo lloj sistemi tjeter zgjedhor? Vetem Luli Basha mund te bente nje liste me emra kaq “dinjitoze”. Per mendimin tim, nese nuk do kete maxhoritar qofte edhe te korrektuar, nuk do jene asnjehere zgjedhje per njerezit. Kushdo qofte, po te kete nje liste me 10 emra nga te gjitha partite, do zgjedhe ate qe ia mbush mendjen me shume.

  2. JU JENI PARTI QI I QENDFRONI BESNIK VETEM DJALLIT POR SEKRETARI I SHTETIT AMERIKAN KA FOLUR VETE PER MARRVESHJEN DHE MIRATIMIN E SAJ E DETYRUAT SHBA QE TE FLAS NR.2 PER NJE CESHTJE KAQ TE VOGEJ POR KOHENE QE KALON BOTA DHE SHBA POR PER NE SHQIPTARET ESHTE KAQ E MADHE SA SHQIPERIA PO RRESHQISTE DREJT SISTEMIT MONOPARTIAK JU VETEM ME DJALLIN E MBANI FJALEN OSE NGA FRIKA .

    1. Ke te drejte juri, sekretari i shtetit Pompeu e ka kuptuar se po behen lojra per te mos e kaluar ne parlament marreveshjen dhe prandaj e ka pershendetur. Ne gjuhen diplomatike ky eshte kercenim

  3. Keta halera u bene deputete se keshtu u tha SHBA dhe tani po kundershtojne nje marveshje te pershendetur me deklarate zyrtare nga sekretari i shtetit.

  4. Gjiknuri nuk i ktheu krahët opozitës parlamentare , por se bashku me PD dhe LSI ja futen shqiptareve sa krahu .

  5. Hajvanlliku i ketij idioti arrin deri aty sa thote se listat e hapura jane sulm ndaj intelektualeve dhe promovojne kriminelet . Ça emri ti vesh ketij perveçse kurve e gjak kurve? A nuk eshte pusht pushteti ky pidhropsh?

  6. Reaksioni i PD dhe LSI ndaj kësaj nisme, tregon se Partia Demokratike dhe LSI, kanë qenë të vetëdijshme se mos-depolitizimi i komisioneve është e vetmja armë që ata të vjedhin votat e partive të vogla dhe të shkatërrojnë çdo prurje të partive të reja në sistem dhe ruajtja e koalicioneve parazgjedhore, është e vetmja alibi që në listë të futen elementë kriminalë, me alibinë që janë të partive të vogla.

    Kërcënimet dhe shantazhet në adresë të deputetëve të mos firmosin nismën ligjore, tregojnë se PD dhe LSI, u investuan jo vetëm thjeshtë për mos ndryshimin e statukuosë, por janë gati të humbasin pushtetin e të lënë Edi Ramën kryeministër, vetëm të mos formohet opozitë e re, që t’u marrë “pushtetin” e opozitës.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *