• |
ide | kryesore

Inzaghi zbulon keqardhjen e tij: “Jam i mërzitur me Cristiano Ronaldon”

-Instant, Sport



I intervistuar nga La Gazzetta dello Sport, ish-sulmuesi i Juventus e Milan, Pippo Inzaghi, është kthyer të flasë për të shkuarën dhe për rifillimin e futbollit, me gjysëmfinalen e Kupës së Italisë: “Gëzim dhe emocion i madh. Shpresojmë që topi të na sjellë qetësi. Në periudhën më të keqe, kur ishin shumë jetë të humbura, askush nuk e kishte mendjen tek futbolli: e vetmja gjë e nevojshme ishte të luteshim e të shpresonim”.

Ish-tekniku i Milan mezi pret tashmë të shohë Juventus-Milan. “Nuk do të jetë kurrë si ndeshjet e tjera. Kur luaja, sfida e parë e madhe e sezonit ishte Trofeu Berlusconi. Në verë skuadrat nuk ishin akoma gati, por San Siro mbushej plot, njerëzit kishin dëshirë për futboll e kështu do të jetë edhe këtë herë. Juve është favorite, është superiore dhe ka avantazhe: rezultati i vajtjes e faktori fushë e mungesat e Milan. Por në një ndeshje teke mund të ndodhë gjithcka e pikërisht stadiumi i mbyllur mund të jetë ndihmë për kuqezinjtë”.

Në fund edhe një batutë për Cristiano Ronaldon: “Nëse prisja që Ronaldo të bëhej goleador? Kaq i jashtëzakonshëm ndoshta jo. E mbaj shembull gjithnjë në dhomat e mia të zhveshjes, sepse e di si stërvitet. Por jam i mërzitur me të e Messi: për fajin e tyre duket se në Kupa unë e Raul kemi shënuar pak…”



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *