• |
ide | kryesore

Meta: Qeveria ka zhdukur kushtin e BE për hetimin e krimit zgjedhor

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit



Presidenti i Republikës Ilir Meta ka argumentuar sot pikë për pikë pse plani i integrimit me 15 pika i qeverisë nuk është korrekt. Ashtu siç edhe paralajmëroi, Meta ka publikuar pasditen e sotme kritikat dhe rezervat për këtë plan. Ai deklaron se nga ky plan i maxhorancës është zhdukur kushti i BE për hetimin e krimit zgjedhor.

Ndër të tjera, Meta thotë se është e pakuptueshme dhe e pajustifikueshme ngutja për ta prezantuar këtë projekt-plan si një “dokument të konsoliduar gjithëpërfshirës” gjatë mbledhjes së 9 qershorit, ndërkohë që asnjë nga institucionet jashtë ekzekutivit nuk ishin njohur më parë me këtë dokument.

Meta thekson se plani i veprimit duhet t’i qëndrojë plotësisht besnik 15 kushteve, siç janë përcaktuar nga Bashkimi Europian. Duke numëruar rekomandimet e BE-së, Meta thotë se një ndër to është dhe “nisja e procedimeve kundër personave të akuzuar për blerjen e votës”.

E PLOTË
“Fillimisht dëshiroj të tërheq vëmendjen për mënyrën e prezantimit të projekt-plan veprimit nga Sekretariati i Këshillit Kombëtar të Integrimit Europian.
Është e pakuptueshme dhe e pajustifikueshme ngutja për ta prezantuar këtë projekt-plan si një “dokument të konsoliduar gjithëpërfshirës” gjatë mbledhjes së 9 qershorit, ndërkohë që asnjë nga institucionet jashtë ekzekutivit nuk ishin njohur më parë me këtë dokument.
Qasja për vendosjen përpara faktit të kryer jo vetëm nuk i shërben qëllimit për zbatimin e 15 kushteve të vendosura nga Bashkimi Europian për Shqipërinë, por cënon edhe besueshmërinë e këtij procesi me pasojë të drejtpërdrejtë në vendimmarrjen e BE për nisjen e negociatave të anëtarësimit.

Ndaj duhet fillimisht të ndërtohet një proces i mirëstrukturuar, objektiv, transparent dhe realisht gjithëpërfshirës.
Të përcaktohet qartë se cili institucion do të marrë përsipër udhëheqjen e hartimit, koordinimit, konsultimit, miratimit, dhe më pas të monitorimit të zbatimit të planit të veprimit për 15 kushtet e përcaktuara.
Duhet të këtë një kalendar të qartë të këtij procesi që kërkon angazhim më të gjerë se përgjegjësitë e ekzekutivit, gjithmonë në rast se ky proces do të jetë gjithëpërfshirës, e si rrjedhojë me bashkëpërgjegjësinë përkatëse të gjithsecilit.
Në përvojën e gjatë institucionale të shtetit shqiptar tashmë është e konsoliduar metodologjia që ndiqet në procese të tilla, e që në këtë rast po shtrembërohet në mënyrë të paarsyeshme.

Së dyti, plani i veprimit duhet t’i qëndrojë plotësisht besnik 15 kushteve, siç janë përcaktuar nga Bashkimi Europian.
Këshilli i Bashkimit Europian në konkluzionet e tij të 25 Marsit 2020 thekson se: “Shqipëria duhet të plotësojë kushtet e mëposhtme përpara zhvillimit konferencës së parë ndër-qeveritare:
Të miratojë reformën zgjedhore, plotësisht në përputhje me rekomandimet e OSBE/ODIHR, duke siguruar transparencën e financimit të partive politike dhe fushatave zgjedhore;

Të sigurojë vazhdimësinë e zbatimit të reformës në drejtësi, përfshirë sigurimin e funksionimit të Gjykatës Kushtetuese dhe të Gjykatës së Lartë, duke marrë parasysh ekspertizën ndërkombëtare përkatëse përfshirë opinionet e Komisionit të Venecias;

Të përfundojë ndërtimi i strukturave të specializuara që luftojnë korrupsionin dhe krimin e organizuar;

Të forcojë më shumë luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar, përfshirë përmes bashkëpunimit me vendet anëtare të BE dhe përmes plan-veprimit në përgjigje të rekomandimeve të FATF (Financial Action Task Force);

Të trajtojë fenomenin e azilkërkuesve dhe të sigurojë riatdhesimin;
Amendimin e ligjit të medias sipas rekomandimeve të Komisionit të Venecias;
Komisioni do të hartojë një raport mbi këto çështje duke përfshirë dhe përparimin mbi një bazë të gjurmueshme të dhënash kur të prezantojë kuadrin negociator.
Kuadri negociator do të miratohet nga Këshilli dhe duhet të reflektojë që Shqipëria ka trajtuar me sukses 5 prioritetet kyçe si:
Nisjen e procedimeve penale ndaj gjyqtarëve dhe prokurorëve të akuzuar për sjellje kriminale gjatë procesit të vettingut;

Nisjen e procedimeve kundër personave të akuzuar për blerjen e votës;
Të ketë një bazë të gjurmueshme të dhënash solide për luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar në të gjitha nivelet, përfshirë nisjen dhe përfundimin e procedimeve të para kundër zyrtarëve të lartë dhe politikanëve;

Përparim të mirëfilltë në reformën e administratës publike;
Zbatimi i reformës zgjedhore;
Një vendim përfundimtar mbi ligjshmërinë e zgjedhjeve lokale të 30 qershorit 2019;

Përparim të mëtejshëm në miratimin e akteve nënligjore në zbatim të ligjit kuadër për mbrojtjen e minoriteteve të vitit 2017,
Miratimin e ligjit për regjistrimin e popullatës sipas rekomandimeve të Këshillit të Europës;

Përparimin e procesit të regjistrimit të pronës.
Këshilli e fton Komisionin që të vijojë monitorimin e përparimit dhe të përputhshmërisë në të gjitha fushat që lidhen me çeljen e negociatave dhe të nisë dhe përfundojë procesin e këqyrjes analitike të legjislacionit europian në vend, duke nisur me pirgun e çështjeve thelbësore.”

Pra përpara propozimit të kuadrit negociator nga Komisioni Europian (Qershor 2020), Shqipëria do të duhej të kishte plotësuar 6 (gjashtë) kushtet e para, e më tej, përpara miratimit të këtij kuadri nga Këshilli Europian (vjeshtë 2020), Shqipëria do të duhet me doemos të ketë zbatuar 15 kushtet e renditura më sipër.
Ndërkohë që Komisioni Europian është aktualisht në proces diskutimi të kuadrit negociator, është për të ardhur keq që ky kuadër nuk mbështetet në përparimin thelbësor që pritej nga Shqipëria.

Fatkeqësisht, edhe kësaj here paralajmërimet dhe thirrjet e mia të kahershme për nisjen e menjëhershme të punës, nuk u dëgjuan në kohë.

Gjithsesi është me rëndësi thelbësore që çdo dokument zyrtar i palës shqiptare, sado i vonuar, duhet t’i përgjigjet kërkesave të qarta të BE, pasi zbatimi i tyre është detyrim i pashmangshëm.



4 Comments

  1. Ketu ke te drejte por nuk eshte se ju te tjereve ju hap barku . Te gjithe nuk e doni denimin e atyre qe vjedhin , sepse keshtu vidhni dhe livadhisni si te doni sa here qe jeni ne pushtet .

  2. Reaksioni i PD dhe LSI ndaj kësaj nisme, tregon se Partia Demokratike dhe LSI, kanë qenë të vetëdijshme se mos-depolitizimi i komisioneve është e vetmja armë që ata të vjedhin votat e partive të vogla dhe të shkatërrojnë çdo prurje të partive të reja në sistem dhe ruajtja e koalicioneve parazgjedhore, është e vetmja alibi që në listë të futen elementë kriminalë, me alibinë që janë të partive të vogla.

    Kërcënimet dhe shantazhet në adresë të deputetëve të mos firmosin nismën ligjore, tregojnë se PD dhe LSI, u investuan jo vetëm thjeshtë për mos ndryshimin e statukuosë, por janë gati të humbasin pushtetin e të lënë Edi Ramën kryeministër, vetëm të mos formohet opozitë e re, që t’u marrë “pushtetin” e opozitës.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *