• |
ide | kryesore

Hekuran Billa dhe Noizy mësohet të kenë patur miqësi të vjetër

-Instant, Paparazzi, Slider



Prej dy ditësh mediat po gëlojnë nga atentati që tronditi kryeqytetin mbrëmjen e të enjtes, ku një 40-vjeçar me emrin Hekuran Billa u ekzekutua te Komuna e Parisit.
Teksa kjo ngjarje e rëndë ende nuk është zbardhur plotësisht nga organet e drejtësisë, ditën e sotme krejt papritur kaloi në qendër të shtypit rozë.

Kjo pasi “Gazeta Shqiptare” raporton se 40-vjeçari dhe reperi i famshëm Noizy kanë qenë miq të vjetër dhe njohja e tyre daton që në kohën kur këngëtari jetonte në Angli dhe nuk ishte i famshëm.
Sikurse të gjithë e dimë, gjatë kohës që jetonte në Angli, Noizy është marrë me “street fight” (ndeshjet e rrugës), ku siç duket ka njohur Billën dhe të dy djemtë kanë ushtruar së bashku sportin e boksit.
Në atë kohë dy shqiptarët janë afruar shumë si dy emigrantë që përpiqen të mbijetojnë në një shtet të huaj, por rrugët e tyre u ndanë kur reperi u rikthye në Shqipëri dhe nisi karrierën në muzikë, kurse Billa nuk i kishte mbyllur ende hesapet me drejtësinë.
Megjithatë, miqësia mes të dyve vijoi gjatë, pasi mësohet se këngëtari e vizitonte shumë shpesh edhe kur ai vuante dënimin në burgun e Fushë-Krujës, nga ku u lirua vetëm një vit më parë.
Ndonëse vetë Noizy nuk ka publikuar asnjë foto me viktimën, as këto ditë e as më parë, në faqet e fansave të reperit ka rënë në sy një foto ky Noizy pozon në krahë të Billës dhe pjesëtarëve të tjerë të OTR.

Këngëtari është kontaktuar nga media të ndryshme pas publikimit të lajmit, por ai ka zgjedhur të heshtë dhe mos të japë asnjë prononcim.
Hekuran Billa u ekzektua dy ditë më parë pranë “Qendrës Kristal” në Tiranë, ku kishte shkruar për të takuar motrën e tij që punonte në këtë qendër tregtare.
Në orën 21:48 biznesmenit iu pre rruga teksa udhëtonte me mjetin e tij, të llojit ‘BMW X6”, nga ekzekutori, i cili qëlloi me armë zjarri në drejtim të tij dhe iu deshën vetëm 3 sekonda për të vrarë biznesmenin.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *