• |
ide | kryesore

Edhe maturantët e Lezhës në protestë për provimin: Duam zgjidhje

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit



Edhe në Lezhë maturantet kundërshtojnë tezen e Gjuhës-Shqipe dhe Letërsisë. Në shenjtë revolte një përfaqësi e tyre protestuan këtë të diel në qendër të qytetit.

Lexo më tej: 

Maturantët sërish në protestë, pas Tiranës ngrihen edhe në Fier 

Protestat/ Komiteti i Maturës Shtetërore 2020: Do rishihet mënyra e shpërndarjes së notave, sot publikohet testi me përgjigjet e sakta 

Me pankarta në duar dhe me thirrje turp për ministrinë, maturantët kërkuan ribërjen e provimit. Ata thonë se në tezë ka pasur pyetje jashtë kurrikulës për të cilën ishin përgatitur dhe këtë e konsiderojnë absurditet.

Nga qendra e qytetit maturantët marshuan drejt godinës së Zyrës Arsimore, duke i vendosur pankartat me mbishkrime në hyrjen e këtij institucioni, ndërsa kanë paralajmëruar se protestat nuk do të ndalen derisa problemi i tyre të marrë zgjidhje.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *