• |
ide | kryesore

Makina përplas motorin, drejtuesi në gjendje të rëndë në spital

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit



Një aksident i rëndë ka ndodhur në mbrëmje në aksin rrugor Fier-Vlorë, ku një automjet ka përplasur një motor, ku për pasojë ka mbetur i plagosur drejtuesi i motorrit, V.B.

Njoftimi i Policisë: 

Sot rreth orës 22:00, në aksin rrugor Fier – Vlorë, në fshatin Levan, është përplasur motorri me drejtues shtetasin V. B, 23 vjeç, banues në Tiranë, me automjetin tip “Fiat” me drejtues shtetasin M. T., banues në Levan.

Si pasojë e përplasjes është dëmtuar drejtuesi i motorrit i cili ndodhet në Spitalin Rajonal Fier nën kujdesin e mjekëve.

Eshtë shoqëruar në Komisariatin e Policisë Fier drejtuesi i automjetit, shtetasi M. T dhe po kryhen veprimet proceduriale.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e plotë të saj.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *