• |
ide | kryesore

Barcelona pret, Chelsea tenton ti rrëmbejë Pjanic: boshnjaku ka dëgjuar propozimin e Blues

-Instant, Sport



E ardhmja e Miralem Pjanic tek Juventus duket e vendosur. Pavarësisht një finale sezoni ende e gjitha për tu luajtur me bardhezinjtë, boshnjaku konsiderohet tashmë në dalje nga Continassa. Një dalje për tu përcaktuar në detaje, por në substancë e vendosur e aprovuar edhe nga lojtari, që në finalen e Kupës së Italisë kundër Napolit nuk duhet të jetë mes titullarëve. Për Miralem, admiruesit nuk mungojnë. Prej javësh në gjurmët e tij është Barcellona, por mes klubeve të interesuar janë gjithashtu edhe emra të tjerë të rëndësishëm. Sic është Chelsea, që, sipas Daily Mail, në ditët e fundit ka avancuar duke prezantuar një ofertë për lojtarin. Propozim që, në pritje të zhvillimeve në frontin blaugrana, mesfushori bardhezi e ka dëgjuar me shumë kujdes.

Për momentin nuk janë dhënë detaje të tjera mbi tentativën e Blues, por ndjesia është se bëhet fjalë për një alternativë shumë interesante për Pjanic. Për momentin, tratativa me Barcelonën duket në fazë pritje e klubi anglez kërkon të ndërhyjë, duke vënë në lojë edhe Jorginhon. Sipas mediave spanjolle, për Chelsea operacioni Pjanic është i lidhur vetëm me një shitje të rëndësishme. E me shumë pikëpyetje për të ardhmen e Kante, oferta për boshnjakun duket se ka baza të forta si në terma teknikë ashtu dhe ekonomikë.

Një opsion që Miralem po e vlerëson me mendjen gjithnjë tek Barça, që është në vijën e parë të preferencave të lojtarit. Për të përshpejtuar tratativën me Juventus, blaugranat po mundohet të forcojnë pozicionin për të bindur Arthur të pranojë transferimin në bardhezi. Një lëvizje e rëndësishme për të kaluar ngërcin me Paratici e ti japin cështjen finalizim. E ndërkohë, Psg qendron në sfond. Edhe klubi parisien, duket i interesuar për boshnjakun në rast të largimit nga Torino. Një tjetër opsion që Pjanic mund ta marrë në konsideratë, duke qenë se tashmë për të mbetet vështirësia e zgjedhjes.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *