• |
ide | kryesore

Shqiptarët kapen në Portin e Barit me trupin e vdekur të të afërmit në bagazhin e makinës

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit



Një ngjarje e rëndë në kufijtë e absurdit ka ndodhur në Portin e Barit në Itali, me protagonistë shqiptarët.

Në një nga makinat që do të vendosej në traget, ishte trupi i një njeriu, që ishte vendosur në mjet sikur të ishte ndonjë mall. Trupi i tij i pajetë ishte llogaritur që të bënte linjën nga Bari drejt Shqipërisë, raportojnë mediat e vendit fqinj.

Siç shkruhet në mediat në gjuhën italiane, për fat të mirë pas ngjarjes nuk fshihet ndonjë ngjarje kriminale. Thjesht, shqiptarët nga Kosova që kishin marrë trupin e pajetë nga Italia, po tentonin që ta dërgonin trupin e njeriut që kishte ndërruar jetë për në Kosovë, ku dhe do e varrosnin.

Duke injoruar çdo rregull shtetëror, shqiptarët nga Kosova kishin ngarkuar trupin e pajetë në makinë, në një mënyrë të pazakontë. Fatkeqësisht për ta, pas kontrolleve policore, u gjet trupi i pajetë në bagazh të automjetit, teksa mjeti po tentohej të hipej në traget, bashkë me kufomën.

Ndaj dy shqiptarëve nga Kosova që tentuan të ngarkojnë kufomën në tragetin e linjës Bari – Durrës u mor masë administrative. Autoritetet italiane morën masa, dërguan trupin e pajetë të shqiptarit në morg dhe transporti i kufomës do të bëhet konform të gjitha ligjeve e rregullave të shtetit fqinj.



6 Comments

  1. O rrota kari qe dini vetem me shajt,
    Me sa di une te transportosh nje kufume nga italia ne kosove kushton rreth 10000€
    Do ja ipni ju leket apo do e lini te varroset ne Itali??

  2. Po me mire me hy borxh se me e trajtu robin pas vdekjes ne kete menyre. Se i bie dhe me e varros dhe me e nderu te vdekurin kushton dmth lere mbi dhe dhe mos u merr me te.

  3. ishalla dhe keta te parlamentit perjashto nja 3-4 vete ti cojne ne ndonje hale te Afrikes me maune keshtu..

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *