• |
ide | kryesore

Takimi i Ruçit me deputetët e opozitës së re, çfarë u diskutua për Reformën Zgjedhore

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit
Parlamentit



Gramoz Ruçi, priti sot një grup deputetësh të opozitës, me kërkesën e tyre, për të diskutuar çështje të reformës zgjedhore.

Në takim ishin të pranishëm deputetët Krenar Rryçi, Kujtim Gjuzi, Selami Jenishehri, Vasil Steriovski, Zef Shtjefni.

Deputetët i paraqitën Kryetarit të Kuvendit kërkesat e tyre për përfshirjen në reformën zgjedhore të sistemit proporcional kombëtar, listave të hapura, heqjen e pragut elektoral, votimin e emigrantëve, identifikimin biometrik të votuesve, ndalimin e financimit të partive në fushatat zgjedhore nga buxheti i shtetit etj.

Sipas njoftimit të shpërndarë nga Kuvendi, nga ana e tij, Ruçi i garantoi deputetët opozitarë se propozimet për nismat ligjore t’i formulojnë e t’i paraqesin dhe ato do të diskutohen në Komisionin e Posaçëm të Reformës Zgjedhore, në komisionet e Kuvendit dhe në seancë plenare.

Sipas kreut të Kuvendit, procedurat parlamentare që do të ndiqen nuk do të cënojnë aspak, por do të respektojnë plotësisht të drejtën e secilit deputet për të propozuar, diskutuar, shqyrtuar, votuar ose kundërshtuar nismat ligjore që paraqiten në Kuvend.



4 Comments

  1. mire pushtetin e tyre qe na e imponojne por ne legjislaturen e ardhshme duan te na imponojne edhe opozitaret rudina fatmiren dhe murriz soartaj brahon. Ke ta jane felliqesira kurse ambasadoria koreanoveriore qe i tundte Bashes me imponim marreveshjen ka 3 jave qe eshte zhdukur dhe nuk thote nje fjale apo asnje presion ketyre murrizeve apo nimuterve qe na bejne si opozite.

  2. Lajm i madh ?!?!?!?!Takim me opoziten,hahahaahhahahahahahahahah!
    Pislliqet e edvin rames nuk ka oqean ne bote qe i lanë !
    Monstruoziteti i tij,eshte i pakufinjte !
    Duhet rrezuar me çdo kusht,edhe me pasoja te renda per shpetimtaret e ketij vendi,nese nuk do te asimilohemi !!!!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *