• |
ide | kryesore

Anwar Hadid do të jetë pjesë e klipit të Dua Lipës

Arkiva



Dua Lipa po shijon romancën e saj me vëllain e motrave Hadid, Anwar-in. Ata po jetojnë bashkë prej disa kohësh dhe janë bërë thuajse të pandarë. Madje, Dua dhe Anwar s’do të jenë më vetëm partnerë në jetë, por edhe në projektet e këngëtares.
“The Sun” ka treguar se Anwar do të jetë model në klipin e ri të 24-vjeçares që po xhirohet së fundmi.

Bëhet fjalë për projektin e katërt të Duas nga albumi i saj “Future nostalgia”.Menjëherë pas përfundimit të karantinës, këngëtarja dhe Anwar-i i janë futur punës dhe kjo është hera e parë që do t’i shohim në një projekt së bashku.Vetëm disa ditë më parë, Dua dhe Anwar festuan përvjetorin e parë të lidhjes së tyre, duke e uruar njëri-tjetrin me fjalë dashurie në rrjete sociale.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *