• |
ide | kryesore

“Kush ka kaluar Covid lodhet më shumë”: Ranieri e konsideron false vazhdimin e Serie A

-Instant, Sport



Në kohën kur të gjithë presin rinisjen e Serie A, ka nga ata si Claudio Ranieri që mendojnë se asgjë nuk ka më vlerë në këtë pikë, për sa i përket rezultateve. “Do të jetë një kampionat i falsifikuar, anormal, por duhet të përfundojë për shkak të forcave madhore. Kështu, ta mbyllim e kaq, na presin dy muaj intensivë – ka thënë tekniku i Sampdorias -. E jona ishte një nga skuadrat më të goditura nga virusi: i shoh këta djem që e kanë më të vështirë se të tjerët të rikuperojnë, më parë nuk ishte kështu”.

Tekniku roman uron që tifozët të mund të kthehen sa më shpejt në stadium. “Të rifillojmë e të shohim cdo ndodhë, pa tifozë do të jetë e tmerrshme. Publiku në një ndeshje futbolli është gjithcka. Të kesh tifozët pranë do të ishte e rëndësishme për të arritur shpëtimin. Shpresoj që shpejt mund të kthehen: të luash me dyer të mbyllura është si një spektakël teatral pa publik. Pastaj ne kemi avantazhin të kemi një stadium si Marassi ku tifozët janë në kontakt me fushën e bëjnë të ndihet prezenca”.

Sampdorian e pret një përplasje e dyfishtë shumë e fortë: në fillim rikuperimi me Inter e pastaj Roma. “Kalendari është i fortë, nëse shkon mirë e fillojmë menjëherë në formë. Duhet të përballemi me këto dy ndeshje me shpirt pozitiv, duke e ditur se luajmë kundër dy skuadrave të blinduara. Inter mu duk mirë në Kupën e Italisë, krijoi shumë, bëri shumë presing, qarkulloi topin me shpejtësi. Gjeti përballë vetëm një Ospina fantastik. Roma e Fonsecas? Më pëlqen si lëviz në fushë, si bën presing”.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *