• |
ide | kryesore

Pipero: Kemi hyrë në një fazë të re të pandemisë

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit



Mjeku Pëllumb Pipero vendosi të bëjë një thirrje të gjithë qytetarëve të kenë kujdes në këtë fazë të epidemisë dhe të respektojnë rregullat për t’u mbrojtur nga COVID19.

Pipero nënvizon se virusi është ende prezent dhe mund të infektojë dhe sëmurë nëse qytetarët nuk zbatojnë këshillat e specialistëve.

Në apelin e tij drejtuar qytetarëve Pipero shprehet se qytetarët duhet të ruajnë distancimin fizik, higjenën e duarve dhe të vendosin maskë atje ku rekomandohet.

“Tashmë kemi hyrë në një fazë të re të epidemisë, në një fazë ku secili nga ne është i lirë të lëvizë dhe të kryejë aktivitetin normal të jetës. Tashmë më shumë se kurrë është e nevojshme të respektojmë disa rregulla elementare po shumë të rëndësishme për këtë fazë të re të epidemisë në vendin tonë, por edhe të jetës tonë. Këto rregulla dhe kjo mënyrë e re jetese është thjesht dhe vetëm më shumë kujdes, të mirëkuptojmë që virusi është ende midis nesh, ai ende mund të na infektojë, ai ende mund të na sëmurë madje edhe mund të na kërcënojë më shumë se sa kaq. Ndaj ju lutem si specialist, si mjek por edhe si qytetar, më shumë kujdes, ruani distancën fizike, vendosni maskën në mjedise publike, vendosni maskën atje ku nuk mund të ruani distancën, kujdesuni për higjenën e duarve, së bashku do ja dalim deri në fund të kësaj epidemie” – thotë Pipero./lapsi.al⁷



4 Comments

  1. Si faze te re? GJEDNJ, e ka cilesuar shkelje te te drejtave te njeriut lockdownin ose karantinimin me force dhe te gjitha vendet jane te detyruara ta zbatojne ate vendim. Mbyllja ishte ndoshta gafa me e madhe qe bene te gjithe vendet. Epidemia ka qene prezente ne Kine qe ne fillimvjeshten e shkuar dhe jo me kot Gates organizoi “Event 201” me 20 tetor ne New York. Keta qe sot flasin per pandemi, per vdekje te panumerta etj. e kane ditur qe ne ate moment dhe nuk e bene mbylljen kur duhej. Trump dinte dicka kur i nderpreu fondet OBSH….

  2. po sikur “pipi” te dale me pak ne televizor e te punoje per sa paguhet. Jo per gje po, nje fallxhor me shume e nje mjek me pak duket.Se harrova po ai mooo Kalua (mantelbardhi :p ) nuk do na jape ndonje parashikim?

  3. Ku bazohesh ti qe thua paska qene gafe lock down. Lockdown si nga ana e shpetimit te jeteve te njerzve si edhe nga ana ekonomike eshte ka qene me e mire. Suedia qe ska bere lockdown e eshtr prap ne renie ekonomike me shume se fqinjet, edhe aktualisht eshte e izolume si shtet per Shqiperise qe pranon cdo gjo.

  4. Po ne sikur e kaluam piken o shimpaze apo ska problem se rrejme nga pak. Ik mos dil me se je ber si Ver llapa pandemise

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *