• |
ide | kryesore

Zbardhen përgjimet e prokurorisë: “Çerri” po të shet avash-avash

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit



Zbardhet dosja e Prokurorisë për shtetasit Spartak Qoku, Petro Sava, Andi Kraja (punonjës banke), Aleks Kala (gardist), Emel Hajdaraj dhe Klaudio Metaj, të akuzuar për vjedhje me armë.

Në dosje janë transkriptuar një sërë përgjimesh të kryera ndaj shtetasve të mësipërm. Në bashkëpunim me njëritjetrin, ata kanë tentuar të grabisnin banesën e shtetasit Endri M., ndërsa kishin informacione se aty kishte rreth 4 kilogramë kokainë të pastër, një qese me para, 10 orë floriri dhe makina të kushtueshme.
Përpjekjet e tyre janë të shumta, ndërsa në asnjë moment nuk arritën të merrnin atë çfarë pretendonin se kishte në shtëpinë e “Bolit”. Ata tentuan edhe me kërcënimet nëpërmjet telefonit, por kjo e nxiti “prenë” e tyre të bënte denoncimin në Polici.

DOSJA E PROKURORISË

Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, mbi bazën e materialit të referimit të dërguar nga Komisariati i Policisë nr. 2 Tiranë, regjistroi procedimin penal nr. 3521, datë 22.05.2020, për veprat penale “Vjedhje me armë në bashkëpunim”, në tentativë dhe “Mbajtje pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe municionit”. Nga hetimet e kryera deri tani rezultoi se:

Më datë 22.05.2020, rreth orës 04:40, në rrugën “Frederik Shiroka”, pallati nr. 44/2, Tiranë, është tentuar të vidhet me armë banesa e shtetasit Endri M. Nga pamjet filmike të administruara rezulton se kanë marrë pjesë tre autorë, ku njëri prej tyre ka bërë rolin e rojës, dhe, pasi dy autorët e parë janë ngjitur në ballkon, ka hequr shkallët nga ballkoni, duke i larguar në një distancë rreth 50 metër nga pallati, duke i fshehur në një lulishte. Nga përleshja në ballkonin e banesës, shtetasi Endri M. ka arritur që t’i shtyjë të dy autorët jashtë ballkonit dhe ata janë larguar me shpejtësi, duke mos arritur të kryejnë veprime të tjera, por, gjatë përleshjes, autori që mbante pistoletën, ka bërë rimbushjen e saj duke lënë një fishek pistolete në ballkonin e kësaj shtëpie.

Ndërsa autori i dytë i thoshte autorit të parë: “Vrite, vrite…”. Nga akti i ekspertimit balistik, datë 03.06.2020, është provuar se fisheku i sekuestruar në banesë është fishek standard luftarak, kalibër 9 mm, që përdoret si municion për pistoletat e kalibrit 9 mm dhe automatik MP-5, UZI dhe Bereta të kalibrit 9 mm.

Shtetasi Endri M. ka deklaruar se ai nuk kishte dyshime tek ndonjë person. Po ky shtetas më datë 23.05.2020 është paraqitur në Komisariat dhe ka kallëzuar se më datë 23.05.2020, rreth orës 15:43, e ka telefonuar një person me numër anonim, i cili i ka thënë: “Unë jam terrori i mëngjesit”. Endri ka dyshuar se ky person mund të jetë një nga personat që një ditë më parë, në mëngjes, kanë shkuar të armatosur te banesa e tij. Nga transkriptet telefonike rezulton se më datë 23 maj, në orën 15:42:55, numri që ka telefonuar anonim është identifikuar si numri 067 6922XXX.

Nga përmbajtja e transkriptit rezulton i vërtetë kërcënimi që i është bërë shtetasit Endri M., dhe për të cilin ai bëri kallëzim. Nga verifikimet, ky numër rezulton i regjistruar në emër të shtetasit N. T., por ka rezultuar se përdorej nga shtetasi Spartak Qoku. Ky numër ka komunikuar me numrin 0697044XXX, që i përket shtetasit Andi Kraja, dy ditë para ngjarjes, në datat 20 maj dhe 21 maj.

Ky shtetas është identifikuar se banon në rrugën “Naim Frashri” dhe dyshohej se ka shërbyer si personi që ka dërguar persona të tjerë te banesa e Endri M., pasi është banor në të njëjtën lagje me të. Nga tabulatet telefonike rezulton se numri që përdorte Spartak Qoku ka komunikuar me numrin 0699689XXX që i përket shtetasit N.Q., me të cilin ka komunikuar në orare të ndryshme, një ditë para ngjarjes dhe ditën e ngjarjes, në datat 21 maj dhe 22 maj, si dhe më 24 e 25 maj.

Nga pamjet filmike të administruara dyshohet se autorët janë larguar me një automjet “Mercedez Benz”, ngjyrë blu e errët, me targë AA 419, të cilin e drejtonte një person i katërt. Nga verifikimet e këtij mjeti rezulton se ai është i regjistruar në emër të shtetasit N.Q., Në datën 29 maj, ora 20:03, Spartak Qoku i ka dërguar SMS numrit 0676928xxx, të cilit i thotë: “Shife na sajo ndonjë gjë. Më vjen keq që të ka përzier ty në këtë mes. Unë s’kam qenë vetëm, por vetë i katërt aty. Mirë unë, po ata të tjerët çfarë mendojnë për ty, Petro?”.

Nga ana tjetër, numri 0676928xxx i ka kthyer disa SMS, duke i thënë: “Nuk di gjë Boli për ty”; “Çerri po të shet avash-avash”.

Po kështu, ky numër më datë 30 maj ka komunikuar edhe me numrin që rezulton në emër të shtetasit Andi Kraja. Shtetasi Andi Kraja më datë 29 maj ka komunikuar edhe me numrin që i përket shtetasit Elvis Qoku, i cili është vëllai i shtetasit Spartak Qoku dhe pas komunikimit ata janë takuar bashkë.

Me pseudonimin “Boli”, që rezulton nga bisedat telefonike, thirret kallëzuesi Endri M., dhe bisedat bëhen rreth këtij shtetasi, ku Spartak Qoku komunikon me Andi Krajën. Po ashtu, Andi Kraja komunikon me një numër që i përket Petro Savës dhe me Elvis Qokun. Nga transkriptet telefonike rezulton se më datë 2 qershor Spartak Qoku ka komunikuar me SMS me shtetasin Endi M, të cilit i kërkon të heqë dorë dhe të mos e ndjekë çështjen me shtet dhe i bën të ditur se e kanë bërë atë.kokaina

Gjithashtu, më datë 1 qershor, ora 22:02, shtetasin Endri M. e ka telefonuar një numër i panjohur, ku një person e ka kërcënuar që të tërhiqet nga kallëzimi, se i njohin gruan etj. Shtetasi Spartak Qoku i ka shkruar përsëri mesazh shtetasit Endri M., ku i thorë: “‘Bol’, nëse do të dish kush na solli ke ti, atë ta sjell unë e prapë merrem unë me të. Mos fol me njeri, se fjalët më vijnë, dhe të lagjes që ti beson, dikush të shet nga frika, dikush nga qejfi. Mbasi të më njohësh do të më tregosh dhe se cili nga çunat e lagjes na ka përmendur emrin… ai që solli ke ti dje do të të sjellë tjetër nesër e mbase s’dalin huq si ne…”.

Nga transkriptet e mëtejshme telefonike rezulton se shtetasi Spartak Qoku e kërcënon shtetasin Endri M., duke i bërë të ditur që çështjen e vjedhjes së banesës së tij ta mbyllë e të mos e ndjekë në rrugë ligjore, pasi, sipas tij, di çdo gjë për të dhe për këtë do t’i tregojë se cili ka qenë personi që e ka dërguar te shtëpia e tij.

Po ashtu, duket se shtetasi Spartak Qoku i ka borxh një personi tjetër që disponon numrin e telefonit 0693150XXX, ku mendohet se merren me shitje të lëndëve narkotike.

Nga transkriptet telefonike rezultonte se këta persona janë në dijeni apo janë pjesëmarrës në vjedhjen me armë në tentativë të banesës së shtetasit Endri M., ku personi me emrin “Taku” (Spartak Qoku), ndër të tjera ka shkruar: “Unë s’kam qenë vetëm, por vetë i katërt aty”. Nga verifikimet e bëra në sistem, rezulton se shtetasi Spartak Qoku ka qenë i arrestuar për disa vjedhje në bashkëpunim, ndërsa vëllai i tij, Elvis Qoku, ka qenë i arrestuar në vitin 2019 për veprën penale të prodhimit dhe shitjes së narkotikëve, si dhe i shoqëruar disa herë për vjedhje.

Gjithashtu, shtetasi Petro Sava rezulton se është lidhje shoqërore e shtetasit Endri M. dhe ka dijeni e është i përfshirë në ngjarjen e vjedhjes me armë në banesën e Endrit. Nga ana tjetër, shtetasi Petro Sava është edhe lidhje shoqërore e shtetasit Elvis Qoku, të cilët edhe kanë udhëtuar bashkë me të njëjtin mjet me targë AA 345, duke dalë jashtë nga Pika Kufitare Morinë.

Gjithashtu, shtetasi Endri M. ka deklaruar se më 1 qershor i është bërë një telefonatë nga numri 0693831xxx, rreth orës 20:30, ku i është thënë: “Endrit, të lutem na e mbyll këtë çështje me shtetin. Të kërkojmë falje dhe në qoftë se na ndihmon me shtetin, ne do të tregojmë se kush na solli tek ty (kallëzimin)”. Personi që i telefonoi i tha gjithashtu se:

“Ai beratasi që ti mban afër. Po na ndihmove ti me shtetin, ne do ta sjellim beratasin te ty dhe do të të tregojmë fije e për pe se kush na sjell te ty”. Në orën 23:22, te ky numër, Endri ka çuar një sms ku i ka thënë: “Për sa i përket informatorit, ju kanë drejtuar shumë keq se unë nuk kam as lekë në shtëpi dhe se nuk mbaj njeri me rrogë, pasi unë jam me rrogë për vete”. Të nesërmen, më datë 2 qershor, në orën 16:35, nga i njëjti numër i kanë ardhur edhe disa mesazhe të tjera, të cilat shtetasi Endri M. i ka vendosur në dispozicion, nëpërmjet të cilave i kërkonin që ai ta mbyllë këtë çështje me shtetin.

Në momentin që kallëzuesi është paraqitur në komisariat, ka parë një person që po e shoqëronin punonjësit e Policisë, i cili rreth 3 muaj e gjysmë më parë, sapo kishte filluar karantina, së bashku me shokun e shtetasin Petro Sava (i cili është shoku i Endrit) kanë ardhur te pallati ku Endri ishte në karantinë, pasi Endri i kishte kërkuar Petros që të shkonte në shtëpinë e tij për të marrë rroba. Petro Sava kishte marrë një makinë me ngjyrë të kuqe, kabrioletë me një derë, me dy vende ulëse, ku shofer ishte personi që ai pa në komisariat, për të cilin mësoi se quhej Tak Qoku. Pasi është pyetur, shtetasi Spartak Qoku e ka pranuar autorësinë e ngjarjes.

Ai së bashku me shokët e tij, shtetasit Emel Hajdari, Francin dhe punonjësin e Gardës me emrin “Gyli” (identifikuar si Aleks Kala), kanë shkuar për të vjedhur një sasi kokaine prej 4 kilogramësh në banesën e shtetasit Endri M., të cilin e thërrasin me pseudonimin “Boli”. Ata kanë shkuar të katërt në Selitë, te një vilë katërkatëshe, ku personi kishte lekë dhe 2 kilogramë e 800 gramë kokainë që i mbante në shtëpi. Pasi panë shtëpinë, janë kthyer së bashku dhe kanë lënë një orar që të takoheshin në orën 09:30 te pallati i shtetasit Spartak Qoku.

Të nesërmen, në orën 09:30, ka ardhur te pallati punonjësi i Gardës me emrin “Gyli” me makinën e tij “Audi” dhe së bashku me Spartakun kanë shkuar te shtëpia e Francit, te “Komuna e Parisit”. Kanë marrë edhe Francin dhe të tre kanë shkuar me makinë te shtëpia në Selitë, ku “Gyli” ka qëndruar në makinë për të qenë në gatishmëri për t’u larguar sapo të kryenin vjedhjen, ndërsa Franci ka marrë pistoletën e “Gylit” dhe së bashku me Spartakun janë ngjitur në katin e katërt të vilës, ku i kanë rënë ziles disa herë dhe asnjë nuk e hapi derën.

Në një moment janë larguar në një lokal dhe pas gjysmë ore kanë shkuar përsëri te vila katërkatëshe, ku kanë parë personin që do të grabisnin, i cili ishte ulur poshtë te trotuari dhe ishte i shoqëruar me një person tjetër. Franci u ka thënë se nuk bëhej tani kjo punë, por do të ktheheshin natën në orën 00:00. Për këtë vendosën që të shkonin dhe të kryenin grabitjen në banesën e “Bolit”.

Spartaku kishte informacion se “Boli” kishte një qese dixhitali plot me lekë, kishte 3-4 kilogramë kokainë të pastër dhe rreth 10 ora floriri të kushtueshme, si dhe vetura të shtrenjta. “Gyli” i ka dhënë pistoletën e tij të punës Francit, ndërsa vetë ka ndenjur në një makinë “Mercedes Benz”, që Spartaku e kishte marrë me qira, me qëllim që të ishte gati për të ikur kur të kryenin vjedhjen.

Ata janë afruar te banesa. Franci me Emelin kanë marrë një palë shkallë prej druri në katin e fundit të një pallati aty pranë. Pasi kanë shkuar te pallati i “Bolit”, Spartaku dhe Franci kanë vendosur shkallët në anësore të pallatit, janë futur dhe kanë qëndruar te hyrja në katin e parë. Spartaku me Francin kanë ngritur shkallët dhe i kanë vendosur ngjitur me ballkonin, në fillim është ngjitur Spartaku tek ballkoni dhe pas tij Franci. Pasi ka trokitur është zgjuar gruaja e “Bolit”, e cila menjëherë ka bërtitur dhe ka thirrur burrin e saj, ndërsa Spartaku i thoshte “Hape derën, Policia”.

Boli arriti dhe e ka thyer xhamin e dritares së dhomës dhe ka arritur që ta kapte Spartakun nga fyti, ndërsa ai ka bërë mbushjen e pistoletës, por në atë moment një fishek ose dy i kanë rënë në ballkon.

Franci filloi të qëllonte me shkelma dhe grushte në drejtim të “Bolit”, ndërsa Emeli u thoshte që poshtë “Vrite” dhe këtu Spartaku është shkëputur duke rënë nga ballkoni e pas tij është hedhur dhe Franci dhe kanë ikur të tre te “Gyli”. Pasi kanë ikur te “Gyli” që priste në makinën “Mercedes Benz”, që të katërt janë larguar me këtë makinë, të cilën e drejtonte “Gyli



2 Comments

  1. Ai qe e lexoi deri ne fund kete artikull ka nje shperblim nga lapsi. Dmth te na nxjerri kush eshte bythqiri numer nje dhe kush lavdia numer tre. Vendi dyte pushime te paguara ne spille hotel me tre yje.

  2. Ju qifsha gazetarine e kronikes, nje hale jeni qe te gjithe. 10 faqe te mara copy paste nga oficeri i gatshem i policise, por nuk thuhet kush ishte porositesi, “miku” i tij Petro Sava apo ndonje tjeter?

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *