• |
ide | kryesore

Gjendet makina e përdorur ne atentatin e Laçit

Arkiva, Lajme, Të fundit



Policia ka sekuestruar makinën e përdorur në ekzekutimin e Bujar Likës dhe Paulin Gjergjit në Laç. Automjeti është gjetur i fshehur nga autorët në periferi të Tiranës dhe ishte një mjet Golf 5 i Zi.

Kjo makinë sipas policisë është përdorur nga 30-vjeçari Eduart Lamaj, i cili u arrestua sot për ekzekutimin. Hetime dhe verifikime janë duke u kryer dhe për gjetjen e 3 autorëve të tjerë që kanë marrë pjesë në atentat. Gjithashtu po punohet për identifikimin e autorësisë së makinës, si dhe gjetjen e armëve të përdorura në atentat. Policia ka sekuestruar edhe nje Land Rover te parkuar ne kliniken ku kurohej Eduart Lamaj.

Lamaj i arrestuar si autori kryesor i vrasjes së dyfishtë në Laç më parë ka pasur identitet tjetër. Emri i tij i mëparshëm ka qenë Leandro Simoni. Me këtë emër 30 vjeçari rezulton të jetë në kërkim edhe nga autoritetet greke, si anëtar i një organizate kriminale në trafikun e drogës. Ne pranga u vunë edhe 2 mjeket e qe kuruan ne fshehtësi ne Tirane ne nje klinike private. ©LAPSI.al



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *