• |
ide | kryesore

Lisa Kudrow tregon pse nuk i ka parë asnjëherë Friends

-Instant, Paparazzi, Slider



Lisa Kudrow dhe Jennifer Aniston pranuan të regjistronin bashkë një bisedë me video për Variety dhe mund të themi me siguri se ky mini-ribashkim ishte kaq argëtues.

Gjatë kohës që ne i jemi rikthyer episodeve të ‘Friends’, Kudrow thotë: “Unë nuk e kam parë dhe do vazhdoj të mos e shoh me shpresën se një ditë do të ulemi ta shohim të gjithë së bashku.” Ndërkohë përgjigjia e Jennifer ishte: “Unë mendoj se do të ishte shumë qejf nëse ne do të bënim një gjë të tillë.” Kujtojmë se Lisa u shpreh për herë të parë në maj të 2019 në Entertainment Tonight se nuk e sheh serialin sepse ka frikë nga autokritika. Megjithatë Aniston dhe Kudrow kanë parë prapaskenat e ‘Friends’. Jennifer tha: “Herën e fundit që isha me Courtney-n pamë prapaskenat online dhe kemi qeshur pafund me njëra-tjetrën.” Lisa nga ana tjetër shtoi: “E kam bërë edhe unë këtë. Kam parë prapaskenat për orë të tëra.”.

Vetëm sepse Kudrow nuk po i risheh të gjithë 236 episodet e Friends nuk do të thotë që ajo nuk mund të zgjedhë momentin e saj të preferuar nga seriali. Ky moment është skena kur Phoebe sheh nga apartamenti i Ross, Monica-n dhe Chandler teksa zhveshin njëri-tjetrin. Batuta e saj në këtë skenë ishte: “Oh sytë e mi! Sytë e mi!” dhe në fakt kjo batutë ishte parashikuar për Chandler, por para se të xhironte skenën, “Phoebe” i mori leje. Biseda e Aniston dhe Kundrow, të cilën e keni edhe më poshtë, ka bërë shumë fansa akoma më të emocionuar për ribashkimin e kastit, gjë e cila momentalisht është shtyrë për shkak të pandemisë.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *