• |
ide | kryesore

E habitshme/ Brenda 24 orëve, koronavirusi “futet dhe del” nga burgu grek

Arkiva, Lajme, Të fundit



Pasi rezultoi pozitiv me koronavirus ditën e djeshme, një i burgosur në burgun e Koridhalos, Greqi rezultoi negativ në testin e dytë e bërë pasditen e sotme (24 qershor).

Sipas mediave greke, administrata e burgut dyshojnë se ai ka qenë në kontakt me një person tjetër, ndaj ai nuk është pacienti zero në burg. Incidenti ka shkaktuar një trazirë të madhe brenda ndërtesës.

Ai u transferua në spitalin ku iu nënshtrua testit të djeshëm e cila e nxori atë pozitiv. Në testin e dytë ai rezultoi negativ, por mjekët u shprehën se këto lëvizjet gjatë kësaj periudhe janë shumë të rrezikshme.

“Raportohet se i arrestuari ishte në të njëjtën qeli me tre të tjerë dhe që nga momenti kur u gjet pozitiv për virusin, ai u transferua në një qeli të izoluar” – raportuan mediat greke ditën e djeshme (23qershor).



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *