• |
ide | kryesore

FSHF mbyll sezonin me renditjen aktuale: Partizani, Erzeni e Mirdita humbasin titullin kampion nga Covid 19

-Instant, F1, Sport



Me situatën e krijuar, e sidomos shtimin e rasteve me infektimin me Covid 19, ishte në ajër mbyllja përfundimtare e sezonit për sportet e mbyllura në përgjithësesi e Volejbollin në vecanti. Kështu, duke qenë se deri më sot ka mbetur në fuqi Urdhëri i MSHMS, Nr.326, Datë 15/05/2020, “Për kufizimin e aktiviteteve sportive në sallat e mbyllura”, si dhe në respekt të skadencës së vendosur nga Asambleja e 31-të e FSHV-së për datën 23 qershor 2020, Komiteti Ekzekutiv vendosi ta konsiderojë zyrtarisht të perfunduar sezonin sportiv 2019-2020 e duke u bazuar në klasifikimet aktuale shpall fituesit për femra, meshkuj, U-21 e U-20.

Natyrisht befasinë më të madhe e ka pësuar Partizani për femra, që investoi fort në janar, për të rrëmbyer sërisht titullin kampion në playoff. Koronavirus i prishi planet duke lënë kryesuesen aktuale të A1 Mirditës fituese pa titull. E njëjta situatë është tek meshkujt ku Ylli Tomorri dhe Partizani i tij janë detyruar të heqin dorë nga titulli pa luftuar, edhe pse në janar tekniku-menaxher kishte ndërhyrë me blerje të fuqishme për të kaluar rivalët e Erzenit. Kështu, shijakasit e Arben Sakos janë fitues në A1.

Duke iu referuar klasifikimeve në momentin e nderprerjes për kategoritë përkatëse, femra e meshkuj, Komiteti Ekzekutiv vendosi gjithashtu që ekipet fitues, së bashku me ekipet e tjera, si edhe me fituesit e Kupës së Shqiperise do të kenë të drejtën të marrin pjesë në Kupat e Evropës, sipas rregullave dhe kuotave të percaktuara nga CEV-i.

https://www.facebook.com/permalink.php?story_fbid=1394171747438543&id=464497177072676



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *