• |
ide | kryesore

Roma rrëmben lojtarin e Chelsea: akord dyvjecar me ish-sulmuesin e Barcelonës

-Instant, Sport



Goditje e re në sulm për Romën: akord i arritur me Pedro Rodriguez Ledesma, i njohur për të gjithë si Pedro, që në shtator do të vishet verdhekuq. Ish-lojtari i Barcelonës do të lirohet nga kontrata kur sezoni me Chelsea të ketë përfunduar, por ka firmosur një para-kontratë me Romën që parashikon një akord dyvjecar prej 3 milionë euro në vit plus bonus (3,5 në total). Në sulm, një mes Under e Kluivert është i destinuar të largohet.

Pedro kështu ka zgjedhur Romën pasi ka refuzuar në muajt e kaluar shumë oferta “ekzotike” nga Katari, nga skuadra e mikut Xavi, e nga MLS. Një goditje me kosto zero për Romën që do të lidhet me lojtarin për dy vjet me një opsion për të tretin.

Pedro do të jetë në dispozicion duke nisur nga shtatori, por numri i lartë i sulmuesve anësorë e bën të pashmangshme që dikush të largohet. Kluivert ka treg e mund të futet në operacionion për të blerë përfundimisht Mkhitaryan, ndërsa Under pëlqehet si në Itali ashtu dhe jashtë. Edhe Diego Perotti mund të largohet, por në këtë rast ofertat për momentin mungojnë.

Sulmuesi spanjoll, 33 vjec korrikun e ardhshëm, do ta mbyllë sezonin në Premier League me Chelsea në 31 korrik, por pastaj nuk do ta vazhdojë sezonin europian si pjesë e Blues në akord me shoqërinë londineze.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *