• |
ide | kryesore

Video/ Fitore titulli: Ngo’o përmbys Skënderbeun në 5 minuta

-Instant, F1, Sport, Video



Tiranës ndoshta i mjaftonte edhe një pikë, me llogaritë e bëra me laps e me letër, por Emanuel Egbo nuk është nga ata që i pëlqejnë të bëjnë llogari e kështu, shkon edhe në Korcë si zakonisht: gjithcka për gjithcka. Kjo mënyrë e të bërit frikësoi bardheblutë në transfertën me Skënderbeun, por nxorri në dritë dygolëshin e Michael Ngo’o, që vlen titullin, jo matematikisht, por pothuajse.

Një provë e bardhebluve, për të disatën herë që kur nigeriani është ulur në pankinë: ajo skuadër e brishtë që vihej në panik sa herë pësonte, tani ka një reagim prej kampioni. Ndodhi pikërisht kështu, në golin e minutës së 9 të korcarëve, me Mensah që shfrytëzoi krosimin e Marës. Në të tillë presion nuk do të ishte pa logjikë edhe një lëkundje këmbësh, por kryeqytetasit treguan tjetër gjë, edhe pse duke rrezikuar të pësonin golin e KO. Batha, Torassa e Cobinnah provuan cdo gjë për të kaluar Kolicin, që rezistoi mirë të paktën në pjesën e parë.

Asnjë zëvendësim në pushim, tjetër tregues se Egbo e ka fare të qartë se cfarë bën e mbi të gjitha besimin që ka tek titullarët e tij. Edhe këtë herë rezultati i jep të drejtë teknikut nigerian, që pa të ekzaltohet sulmuesi i tij kryesor, ai që në javët e rifillimit kishte mbetur disi në hije, por asnjëherë i rrezikuar në qendër të sulmit. Anglezi shënoi dygolëshin e përmbysjes në 5 minuta, duke hapur rrugën në të 71 me goditjen me kokë, ndërsa në të 76 tregoi instiktet brenda zonës për 1-2 që vlen gati titullin.

Pikërisht kështu, sepse me 65 pikë, Tirana shkon në përplasjen direkte me Kukësin me avantazhin e 9 pikëve, kur kanë mbetur edhe 5 ndeshje deri në fund të kampionatit. E në mbrëmjen e Korcës, Egbo mund të ketë keqardhjen vetëm për kartonin e verdhë të Dokës, që i plotëson numrin për të munguar në sfidën titull.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *