• |
ide | kryesore

Milan “thërret” Raiola për Donnarumma: në tavolinë rinovimi me klauzolë

-Instant, Sport



Vullneti i Gigio Donnarumma është i qartë, kërkon të rrijë tek Milan. Natyrisht është një situatë kontratuale për tu përballur, një temë që (jo rastësisht) Paolo Maldini e bëri publike përpara ndeshjes me Romën. Fjalët e drejtuesit milanist (e ardhmja e të cilit me klubin mbetet për tu përcaktuar) janë për tu kuptuar si një dëshirë e shoqërisë e një ftesë për Raiola, për tu ulur në tavolinë në tentativë për të zgjatur kontratën në skadencë pas një viti. Për momentin nuk ka asnjë datë për një takim formal me Mino Raiola, menaxherin e portierit, por në fshehtësi kontaktet kanë vazhduar edhe gjatë javës së fundit e klima duket shumë më optimiste se më parë.

Idea është ajo e rinovimit me dy vjet të tjerë, me futjen në kontratë të një klauzole zgjidhëse: një mënyrë për ti lejuar Milan të mos humbë me parametër zero një xhevahir të cmuar si Donnarumma e të garantojë njëkohësisht një rrugëdalje për portierin në rast se Milan nuk jep sinjale ngjitje. Portieri ka dëshirë të qendrojë në Milano, por Raiola kërkon garanci nga shoqëria (që përkthehen në garanci sportive) që për momentin nuk janë akoma.

Këtë javë apo më vonë takimi shoqëri-Raiola është i pashmangshëm. Në lojë është si e ardhmja e Gigios ashtu dhe prespektiva e rilindjes së Milan. Të humbasësh Donnarumma do të ishte një goditje e rëndë, jo vetëm për imazhin e klubit.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *