• |
ide | kryesore

Bayern rrëmben Sane me gjysëm çmimi: arrihet akordi me City

-Instant, Sport



Leroy Sané, një nga talentët më të mëdhenj të futbollit gjerman, është gati të kthehet në Bundesliga. Bayern Mynih e Manchester City kanë arritur akordin për transferimin në Bavari të sulmuesit të datëlindjes 1996, që do të firmosë një katër vjecare, me gjermanët që do të derdhin në arkat e Citizens 49 milionë euro.

Gati gjysma e 100 që do ishin nevojitur për ta rrëmbyer nga Guardiola vetëm një vit më parë, por pas një sezoni gati të gjithin të kaluar pushim për shkak të dëmtimit të rëndë në kruciat e pas krizës Koronavirus cmimi i kartonit të lojtarit ka rënë. Për më tepër, nga ana e tij, Manchester City ka nevojë të arkëtojë shuma të rëndësishme për të përmbushur rregullat e fair-play financiar të Uefa.

Sipas asaj që bën të ditur ‘Bild’, anësori i sulmit në Mynih duhet të fitojë rreth 20 milionë euro në vit. Bayern ishte në gjurmët e tij edhe verën e kaluar, por vetëm tani mundi të bëjë goditjen pëfundimtarë. Kohët e fundit Guardiola kishte deklaruar se lojtari kishte refuzuar propozimin e rinovimit.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *