• |
ide | kryesore

Video/ I vuri duart në fytyrë Sané: Disiplina dënon me 3 ndeshje trajnerin e Union Berlin, Bjelica

Sport, Video
Bjelica



Nenad Bjelica, trajneri kroat i Union Berlin, është dënuar me tre ndeshje nga Liga Gjermane e Futbollit pasi vendosi duart në fytyrën e sulmuesit të Bayern Munich, Leroy Sané. Episodi i shëmtuar ndodhi në minutat e fundit të ndeshjes së së mërkurës mbrëma.

Bjelica po mbante topin në kohën kur sulmuesi bavarez dëshironte të bënte një rivënie anësore. Pasi i hoqi topin nga duart, Bjelica reagoi duke shtyrë me dy duart në fytyrë Sané. Gjesti i keq u përsërit edhe njëherë ndërsa tensioni përfshiu edhe protagonistët e tjerë në fushën e lojës. Trajneri i Union Berlin u përjashtua nga fusha, ndërsa arbitri i tregoi edhe sulmuesit të Bayern, Sané, kartonin e verdhë.

Lexo më tejVideo/ Guerreiro mban me shpresë Tuchel, sherr mes Bjelica e Sané: Bayern Munich thyen Union mes tensionit

Sa i përket ndeshjes, Bayern Munich arriti të fitone me rezultatin 1-0. Në rikuperimin e javës së 13-të të Bundesligës, Bayern u kthye te fitorja, pas humbjes ndaj Werder Bremen. Pas një pjese të parë të bllokuar, bavarezët thyen ngërçin dhe morën 3 pikët me golin e Guerreiro në minutën e 46′. Me këto tre pikë, Bayern rikthehet në -4 pas kryesuesve të Leverkusen, me po aq ndeshje të luajtura.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *