• |
ide | kryesore

Berisha: Në Shqipëri po manipulohet numri i viktimave dhe infektimeve nga Covid

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit

Ish-kryeministri Sali Berisha hodhi akuza të rënda kundrejt qeverisë, duke thënë se po manipulohet numri i vdekjeve dhe i infektimeve të Covid-19. Sipas tij sot situata është jashtë kontrollit.

“Kam dëgjuar mediat që ka manipulime të të vdekurve në Serbi, por siguroj publikun se në Shqipëri janë edhe më të mëdha këto manipulime. Sado që u manipuluan shifrat kanë qenë shumë më të larta, si në vdekje, si në infektimeve, duke kufizuar testet.


A i keni dëgjuar komunikatat e tyre thonë që ishte me Covid dhe vdiqën nga një sëmundje tjetër. Por nëse nuk i shtyn Covidi ata mund të jetojnë me vite.

Tani nuk çel më gojën ai që thoshte se “do na grijë si mish qeni dhe do të kishte 18 mijë të vdekur”. Sot situata është jashtë kontrollit”, – tha Berisha në emisionin “Tempora” nw Ora News.

9 Comments

  1. Ka te drejte, ka shume nga ata qe jane mbyllur ne shtepi me shpresen qe ta kalojdne lehte, shume nga ata qe po vdesin nga “semundje te tjera” ne fakt kane covid..shume ne fshatra qe as nuk e dijne qe jane te infektuar..Eshte e pamundur te besh teste, duhet te paguash ISHP sepse Rama ka dhene udhezime qe te mbaje monopolin e shtetit neokomunist te krijuar ngta oligarket!

  2. E vertete kjo.Ed Rama eshte manipulator.Para tre ditesh ketej nga jetoj une vdic nje njeri.Askush nuk e raportoj ne media.Ishte 102 vjec dhe kishte nja 3 vjet i paralizuar.Me siguri nga covid ka vdekur.

  3. Doktor vdekja nuk rron dot pa gjak,ka qe ne ’90ten qe gjithe karrieren politike e ka ngritur mbi viktima dhe rreth vetes shef vetem vdekje,gjak,terror,jeta e tij eshte si film horror,ky nuk eshte njeri por vampir,pasi nuk jeton dot pa gjak…

  4. Berisha nuk eshte shenjtor, por kesaj rradhe ka te drejte! Juve te Veliajt siper, qe komentoni si sherbetore me pagese te keni turp..tani po ju vjen fundi..7 vite ke ngrene me propagande. pergatituni te terhiqeni per ne tepelene

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.

Kthehu