• |
ide | kryesore

Kryeministri Hoti merr premtimin e Bashës/ “Heqja e taksës së Rrugës së Kombit vendimi i ditëve të para të qeverisë së ardhshme”

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit

Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti në takimin me Lulzim Bashën tha se kanë folur për shumë çështje, ndërsa pranoi para gazetarëve se ka marrë premtimin e këtij të fundit për heqjen e taksës së Rrugës së Kombit.

“Isha i nderuar të vizitoja Partinë Demokratike dhe liderin e saj Lulzim Basha. Biseduam për sfidat që kemi përballë, pandeminë dhe situatat e reja që kemi në Kosovë. Ne dëgjuam edhe vlerësimet e zotit Basha. Sfidat në Kosovë i kemi kaluar me mbështetje nga qeveria shqiptare dhe nga PD. Kemi ndarë të gjitha shqetësimet me zotin Basha, përfshirë edhe taksën e Rrugës së Kombit. Kam zotimin e Zotit Basha që ajo taksë do të hiqet”,- tha Hoti.


Nga ana e tij, kryedemokrati Basha e përforcoi qëndrimin, kur tha: “Do jetë një nga vendimet e ditëve të para të qeverisë së ardhshme”. 

“Premtimi im qendron. Do të jetë një nga vendimet e para të qeverisë së ardhshme, heqja e taksës e Rrrugës së Kombit. Sikundër, i kam kërkuar kryeministrit Hoti të bëjmë gjithccka për të ndihmuar sado pak turizmin në këtë kohë të vështirë. Sot paradite kam qenë në Velipojë, gjatë gjithë javës kam vizituar vijën bregdetare dhe kam parë situatën shumë të rëndë të turizmit, që përbën ¼-ën e ekonomisë shqiptare. Të vetmit turistë që takova janë nga Kosova. Shpresoj që, me bashkëpunimin e qeverisë së Kosovës, do të mundësojmë të kemi një numër sa më të madh turistësh ga Kosova në plazhet tona të bukura, veccanërisht në këtë kohë. Ka shmë punë që duhen bërë nga ana jonë, që nga siguria rrugore, infrastruktura, ccmimi i lartë i karburantit. Këto janë ccështje që nuk i korrigjoj dot sot, por marr angazhim para medias, opinionit publik të Shqipërisë dhe Kosovës se një nga vendimet e para do të jetë heqja e taksës së Rrugës së Kombit”,- tha ai.

10 Comments

  1. Ky e ka hapur thesin e rrenave shume.. Po si do mirembahet ajo rruge ? Ose do paguajne perdorusit e saj ose do paguajne te gjithe taksapaguesit , megjithese une ne 5 vite vetem 2 here e kam perdorur ate rruge.
    Apo do mbushet buxheti me ate taksen 9% ?

    O lulush.. Eshte nje parim shume i vyer i ekonomise .. kush e konsumon nje te mire materjale duhet te paguaje per mirembajtjen e saj.
    Nese ti do heqesh taksen ne rrugen e kombit i bie qe asnje rruge te mos kete takse ( se nuk mund te kete ca te nenes e ca te njerkes) .
    Me duket se ata keshilltaret per ekonomine tallen me kete debil

    1. Shqiperia mbahet nga leket e emigranteve dhe fondet e BE-se o plak…kto taksat qe mblidhen ne vend jane sa per te mbajtur politikanet me leke xhepi…kshu qe si u mblodhen si nuk u mblodhen , per vendin nuk ben ndonje ndryshim

      1. Nga e nxorre kete xhevahir ti ? qe BUXHETIN E SHTETIT E MBAJNE EMIGRANTET DHE BE ?
        Po te ishte e vertete kjo atehere ky kaqoli mund ta bente 0% ate taksen e sheshte , mqe taksat jane sa per pare xhepi . Nuk kam pare ne pasqyrimin e buxhetit te shtetit nje rubrike ku te shkruhet ‘ TE ARDHURA NGA EMIGRACIONI’.. Buxheti mbushet 100% nga taksat tona. Rrogat qe jep shteti nga i gjen ? Ushtria, Policia , Arsimi , Mjeksia etj etjetj .. nga paguhen ? Nga taksat tona paguhen.
        Pastaj kur thua qe ”’ u mblodhen , s’u mblodhen per shtetin nuk ben ndonje ndryshim ”’ .. pyes veten sa klas shkolle do te kesh valle ?

        1. O Rilinds, rruga mirembahet, mjafton qe Rilindja mos te beje 1km asfalt 20 miljon euro. Eshte kaq e thjeshte puna. Ate naften qe ti e blen me shtrenjte se gjithe bota, gjysma e cmimit te litrit eshte “takse infrastrukture”. Habitem sa gezoheni kur ju vjedhin mor aman. Ju qofshi o rilindsa.

  2. Genjeshtra e rradhes e lulzimes,na shkon me shtrejte ne popullit po te prishesh kontraten se gjygjin e fiton koncensionari dhe populli paguan dhe taksen dhe leket e gjygjit,lulzimja te coje kosovaret ne velipoje per plazh ashtu i i premtoj palit

  3. ESHTE DASHUR TA PESHTYNI NE SURRAT KETE DULLA K-OTIN DHE BILES FAHRI BALLIU DO ISHTE MIRE TA PIRDHTE NE SURRAT KETE ZAGAR TE TREDHUR NGA HASHIM THACI DHE BATON HAXHIU E ISA MORINA

  4. Shqiptaret e kosoves ata qe ishin kunder ish jugosllavise e serbise e dijne se per bashen rruga e kombit jo qe do behet pa pagese por e ndaluar per kosoven si ne kohen e sali berishes dhe millosheviqit, kurse ata qe shpresojne ne poshtersite e bashes jane pro serbet dhe ish udbashat, basha ma me qejf ja shtron serbise rrugen ne qylym te kuq sesa kosoves,ket e ka deshmuar me deshmite kunder uçk-s por edhe Thaqit.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.

Kthehu