• |
ide | kryesore

Gjici thumbon Tiranën: “Duhet të ishte Kukësi në vend të parë”

-Instant, Sport



Statistikat janë të rëndësishme, por jo vendimtare dhe Kukësi është prova më e mirë: ndonëse ka fituar tre nga katër përballjet sezonale me Tiranës, është 6 pikë pas bardhebluve në krye të klasifikimit. Kjo i ka dhënë arsye më tepër presidentit të kuksianëve Safet Gjici, të thumbojë kryeqytetasit pas fitores së të tijve 1-2 në Selman Stërmasi: “E rëndësishme është që kjo fitore vlen për shumë aspekte. Ekipi i Kukësi duhet të ishte në vendin që është Tirana sot. Për faj të gabimeve jemi këtu ku jemi. Kampionati vazhdon. Futbolli kështu e ka. Objektivi duhet të vazhdojë deri në fund” theksoi numri 1 i Kukësit.

Më tepër si karikim për skuadrën, por edhe me shpresën se Partizani mund ti shkaktojë një tjetër disfatë Tiranës, Gjici nxit Kukësin për përqendrim: “Nuk duhet të dorëzohemi. Futbolli është i çuditshëm. Fitore morale, por edhe na duhen 3 pikët. Tirana ka punët e veta ne kemi punët tona. Nëse klubi vendos premio do e merrni vesh.”, u shpreh Gjici.



1 Comment

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *