• |
ide | kryesore

Tregtarë të rëndomtë flamujsh

-Instant, 1, Arkiva, Ide

Një debat që duhet të ishte sa kulturor po aq edhe historik, ai se dy shkrimtarë të njohur shqiptarë kanë bashkëpunuar me shërbimet e huaja sekrete dhe janë paguar prej tyre, po degjeneron me shpejtësi në një sherrnajë mes antikomunistëve dhe idhtarëve të regjimit të vjetër.

Publikimi i fakteve dhe dokumentave të CIA-s për disa anë të panjohura të Ernest Koliqit dhe Martin Camajt ka vënë çuditërisht përballë dy grupime krejtësisht përjashtuese ndaj tjetrit.


Lexo me tej:

Polemika/ Dokumentat e CIA, Koliqi dhe Martin Camaj shërbenin si agjentë

Nga njëra anë janë ata që i shohin si idhuj dhe turen mbi ç’dokënd që tregon një provë njollëlënëse mbi figurën e tyre. Ky grupim këmbëngul që të flasë vetëm për mitin e shkrimtarit, duke lënë krejtësisht në hije atë që jeta i ka detyruar të bëjnë në rolin e njeriut politik, mërgimtarit apo qytetarit që lufton për mbijetesë.

Krejt ndryshe, pala tjetër ka një ngazëllim të fshehtë se këta personalitete, që morën revansh në vitet ’90, pas denigrimit barbar që pësuan në diktaturë, paskan qenë disi të afërt me portretin që u karikaturonte nëna parti.

Në fakt, ky thjeshtëzim, pasojë e një mentaliteti të ngulitur nga filmat socrealistë të kinostudios, ku duhej ndarë detyrimisht “I miri” nga “I keqi”, ka në mes shumë më tepër nuanca sesa thjesht e bardha apo e zeza.

Po marr këtu si shembull atë shkrimtar që e njoh më shumë e që më ka befasuar në rininë time, atëherë kur e kam zbuluar si një autor të ndaluar.

Ernest Koliqi është pa dyshim tregimtari më i mirë i brezit të vet, të viteve ’30. Me stilin e tij të papërsëritshëm, ai ngriti në një tjetër stad krijimin letrar në gegërisht, me dëshmitë për jetën e kohës në Shkodër, me analizat psikologjike, me përballjen e dilemave mes patriarkales dhe modernes apo lindjes dhe perendimit, ai e revolucionarizoi peizazhin e kohës.

Në këtë kuptim, ai mbetet një klasik për këdo që kërkon ta njohë sado pak letërsinë tonë. Ai duhet mësuar dhe shijuar në shkolla.

Por, sado e vërtetë qoftë kjo, po aq është edhe një tjetër, që nuk i bën nder jo shkrimtarit, por njeriut. Sepse Ernest Koliqi mbetet kolaboracionisti par excellence i pushtimit fashist të Shqipërisë. Ai që siç pranon në ditaret e vet Konti Çiano, paguhej nga Italia edhe para rrëzimit të Zogut. Ai që siç tregon ish dhëndri i Musolinit, u shpërblye me titullin profesor i universitetit të Romës, pasi pranoi bashkimin e kurorës mbretërore shqiptare me atë italiane. Ai që si ministër arsimi i qeverisë Vërlaci, mbylli liceun Francez të Korçës me justifikimin se përhapte ide subversive. Ai që edhe atë që ia mveshin sot si meritë, dërgimin e mësuesve për hapjen e shkollave shqip në Kosovë, e bëri në zbatim të propagëndës pushtuese fashiste, për të fituar, me anë të irredentizmit, zemrat e atyre që nuk e donin Italinë.

E pra, kjo është një anë tjetër e Ernest Koliqit që nuk mund të justifikohet aspak me antikomunizmin e tij.

Nëse dokumentat e CIA-s që ka zbuluar, tani, për herë të parë Auron Tare, ku ai shfaqet si agjent me pagesë apo rekrutues në favor të disa shërbimeve sekrete, mund të mbrohen nga idhtarët e tij në kuadër të përplasjes ku ishte përfshirë bota gjëtë luftës së ftohtë, për rolin që ka luajtur gjatë pushtimit fashist, çdo justfikim do ishte qesharak.

Ndoshta me shkrimtarin ka ndodhur pikërisht ajo që një nga personazhet e vet të spikatur, Gaspër Tragaçi i thotë në dugajën e vet bashkëbiseduesit më të ri, Hilush Vilzës: «veç ai që s’ka nevojë për të tjerë, asht i lirë ».

Me sa duket atë që e nuhati në letërsi talenti i Koliqit, nuk e zbatoi dot në jetë, si qytetar, Ernesti.

Prandaj ai pranoi pagesa nga të huajt edhe kur në pushtet ishte Zogu edhe kur në fuqi erdhi Hoxha. Fati i tij i keq e deshi të mos bëhej dot kurrë i lirë.

Tani, thënë të gjitha këto, ngrihet pyetja: cili duhet të jetë qëndrimi që duhet të mbajmë sot ndaj Ernest Koliqit? A duhet vazhduar me inercinë trushplarëse të enverizmit që e vizatonte vetëm si kolaboracionist? Apo mos vallë, për hir të padrejtësisë gjysëm shekullore që iu bë, duhet dëgjuar vetëm kori i atyre që duan të na e shesin si historikisht të panjollë?

Jo, fatkeqësisht të gjithë ata që duan të imponojnë këtë Ernest Koliq, gjysmak, nuk meritojnë më shumë sesa titulli i famshëm i tregimit të tij: “Tregtar flamujsh”.

Ata reken të shesin përmes këtij personalitetit kompleks idetë e tyre të nostalgjikut apo antikomunistit idiot.

Pikërisht për këtë e duan debatin të skajshëm dhe bardhë e zi.

Ndërkohë që e vërteta është në mes.

Ajo është njëkohësisht edhe me Koliqin përkthyes i virtuoz i poetëve më të mëdhenj Italianë, albanolog përtej normales dhe autor rrëfimesh të mrekullueshme, që nga “Hija e Maleve” e deri tek “Shija e bukës së mbrume”, që zë një vend të pamohueshëm në Panteonin e kulturës shqiptare.

Por fatkeqësisht, ajo anon edhe nga kolaboracionisti dhe agjenti me pagesë, të cilit, nevojat e ekzistencës apo dobësitë njerëzore, i kanë rezervuar një vend turpi në histori.

Ky pra është Koliqi më pranë realitetit, që si shumë bashkëkohës të tij, bij të një shekulli të vështirë, duhen parë në plotësinë e tyre, ku as mëkati i njeriut nuk mund të vrasë veprën, por as talenti i autorit nuk mund ti retushojë atij biografinë. 

©Lapsi.al  

38 Comments

  1. Spiuni ngelet spiun dhe pa atdhe.
    A ka moral?
    Edhe Konica u pagua nga fashizmi.
    Sic duket qeka ne gjak tradhetia nga letraret Duke I hedhur parfum patriotizmi.
    NUK I themi dot ” derrit daje”

    1. Nga kush fashizem u pagua Konica o dushku ? Nese nuk di , heshtja eshte gjeja me emire qe mund te beje nje burre . Duke trillua atehere quhesh dashakeqas me vetedije dhe kjo te ul shume vlerat .
      Atehere po te beje nje rezyme per faik Konicen . Faik Konica vdiq ne Amerik ne dhjetor te 42 . Ai ishte larguar shume heret per ne amerik , por largimi perfundimtar ka qene me 1921 dhe nga atehere nuk ka shkel me ne shqiperi . Ne 1926 e deri ne pushtimin fashist ne prill te 1939 ka qene minister fuqiplote i qeverise se zogut ne Amerike . Pra nese ka pas njeri qe nuk i ka interesuar fashizmi eshte Konica sepse pas pushtimin ngeli i papune .
      P.S. Edhe me Bushatin e kisha nje divergjence , kur thote me ish dhenderrin e Musolinit . Bushat , Çiano vdiq si dhenderri i Musolinit dhe me bekimin e Musolinit dhe per kete e bija Eda nuk i foli me te atit dhe te jemes deri ne vdekje . Eda Musolinit ju deshen 30 pas vdekjes qe ta falte babain dhe nenen per vrasjen e burrit te saj , Kontit Çano .

    2. Konica pranoi para e ofiqe PO…po vetem nga Zogu….
      Vetem nga shqiptare!
      Ishte nje burre qe mund te merret per shembull pa patur frike se ngaterron te zezën me te bardhën ashtu siç ia pret rradakja Andit

  2. bushat e ke qit me ta zhyt 🙂

    Koliqi eshte nje shqiptar me status , te cilit kandari i peshon nga patriotizimi

    Koliqi nuk eshte tradhetar. ai beri detyren si person teknik. nuk shiti as bleu kend, i sherbeu shqipersise dhe jo fashizmit. Nje person me ndergjgje dhe me shpirt te madh. Cilesi te rralla per nje popullsi te nenshtruar 500 vjet nen turqi , super te prapambetur dhe te paditur dhe 50 vjet komunizem shkaterrim i qenies njerezore.

    muhabetet e ditareve te cianos dhendrit te musolinit ca tha njeri e tjetrit apo pagesave si e qysh e per cfare jane aq subjektive dhe aq te parendesishme

    e rendesishme eshte vepra e koliqit.

    e rendisihme eshte pergjegjesia qe mori ne moment KRITIK per vendin.

    e rendesishme eshte qe ai mori persiper nje detyre kur shume te tjere i pervidheshin pushtimit dhe shume te tjere i lepiheshin italianeve dhe edhe ca te tjereve qe hanin e pinin me jugosllavet ne labinot si enver hoxha !

    Te marresh pergjegjesi ne kohe lufte eshte BURRERI

    Krahasimin mund ta beni me sherbetore palaco te miladinit apo mugoshes, vrases si enver hoxha , koci xoxe apo mehmet shehu apo me ….Kadarene???

    NUK ka shume per ta krahasuar , o bushat apo jo ?

    apo rilindas si Edi Rama me Sajmir Tahirin me kanabis droge si njerez ordiner , apo erion veliaj qe prish te vetmin teater kombetar 😛

    Keta jane tradhtaret e vertete !

    Tani mendo pak per Partine e Punes me 250 mije komuniste dhe 750 mije aspirante se cfare ideologjie dhe aktesh kreu si parti, si komuniste si sigurim etj DIKTATURE!!!!!!

    Ne vleresimin RELATIV KOLIQI ESHTE SHEMBULL TEJET POZITIV per te gjithe SHQIPTARET. ESHTE NJE FIGURE POZITIVE

    Ne vleresimin absolut , ESHTE NJE BURRE QE MORI PERGJEGJESI DHE I SHERBEU VENDIT NE MOMENTE ME TE VESHTIRA. kjo eshte burreri

    Ka nje arsye MADHORE per tu patur parasysh : cfaredolloj bashkepunimi kunder Enver Hoxhes eshte i mire per shqiperine!!!! Diktatura e Enver Hoxhes eshte e keqja absolute.

    Koliqi i ben nder shqiperise.

    Edhe kadareja i ben nder shqiperise.

    PErsonalisht zgjedh Koliin cdo here perkunder Kadarese

  3. Bushati ,mu kujtua Konica qe spiunonte tek Austria te gjithe shoket e tij biles nuk harronte te thoshte qe Ibrahim Beu rruhej cdo dite.
    Edhe Koliqi edhe Konica edhe M.Frasheri ka qene spiune te mirefillte por jo si psh Sorge apo 007,por kane qene spiune me talent letrar.
    Spiuni eshte spiun edhe me rroba banjo.

  4. Problemi është o z. Bushati që pikërisht ashtu siç e thekson edhe vetë, që gjërat nuk duhen parë me ndarjen me thikë “bardh e zi”.”
    “Kolaboracionizmi” apo bashkëpunimi i shteteve të dobëta me fuqi të mëdha , jo gjithnjë duhet trajtuar si tradhëti ndaj atdheut.
    Të jesh “komunist” shqiptar, nuk do të thotë se je patriot dhe e do Shqipërinë por adhuron komunizmin, partinë komuniste, vendet fqinje e fuqi të mëdha si ish Bashkimi socjetik që jo vetëm patën sisteme diktatoriale kriminale komuniste, por kur është fjala për Jugosllavinë, mbajtën të pushtuar mbi një shekull duke bërë genocid e masakra në më shumë se gjysmën e trojeve të banuar me shqiptarë.
    Koliqi më e shumta mund të qortohet që pati iluzionin se realizimin e aspiratave të rilindasve për krijimin e një shteti shqiptar me të gjitha trojet e banuara prej tyre, mund ta bënte me bashkëpunimin me Italinë, ashtu siç disa të tjerë patriotë i varën shpresat tek Gjermania..
    Është fakt se gjatë pushtimit italo-gjerman që zgjati rreth 5 vite, pamvarësisht se qeveria Shqiptare ishte një qeveri e komanduar apo le të themi kuislinge, Shqipërtarët më së fundi pas më shumë se një shekulli u bashkuan në një shtet të plotë kombëtar.
    E para pyetje që duhet të shtrohet për komunizmin, veç “mrekullive” të tjera që ja shijuam, duhet të jetë :
    Në deri çfarë shkalle ka qenë partia komuniste shqiptare, një kolaboracioniste e Jugosllavisë, BS e më vonë Kinës komuniste ?
    Me këta ajo nuk pati “kolaboruar” vetëm në kauzën ideollogjike komuniste, por edhe sot e kësaj dite , veç Serbisë që akoma vazhdon të mos e njohë pamvarësinë e Kosovës që e mbajti të pushtuar për një shekull e ku bëri genocid e spastrim etnik, “armiq” të lirisë së shqiptarëve vazhdojnë të jenë edhe Rusia e Kina q[ edhe ata nuk e njohin pamvarësinë e Kosovës.
    E pra që ti quash tradhëtarë e “kolaboracionistë” antikomunistët, duhet ndalur mirë e arsyetuar , a kanë qenë këta”tradhtëarë” të atdheut, apo kundërshtarë politikë të tradhëtarit të interesave të shqiptarëve Enver Hoxhës e partisë së tij të punës ?
    Në Shqipëri e në Kosovë sot, si e majta, edhe e djathta, që fjalën “komunist” e përdorin si një epitet dënues e bile fyes,, kush më shumë tek BE e kush më shumë tek SHBA, shohim shpëtimin e progresin ekonomik e social e përpiqen se kush të “kolaborojë” më shumë me ta,
    Pjesa dërmuese e shqiptarëve ëndërojnë që të heqin dorë nga “sovraniteti” enverist, e të bëhen pjese e BE “kapitaliste” demokratike, një pjesë e vogël shkojnë edhe më tej, i bëjnë thirrje SHBA që ta konsiderojë Shqipërinë një nga shtetet e saj të bashkuara..
    Shumë pak kasketa të vjetra nostalgjike të enverizmit, kërkojnë të ndjekin shembullin e Koresë së Veriut

  5. Demokrati Kastriot Islami: Do kandidoj sërish si deputet për PD-në o bushat te kishe pyetur dhe kacin e zi per kete ernestin se kacit i ka treguar salihu kur e bleu ne parlament kacit qe te qendronte ne pushtet dhe nje vit

  6. Spiuni me recel qershie eshte njelloj si me recel dardhe.
    Keto komentet filo qyli jane per kalamajte e spiuneve.
    Edhe Filbi ishte spiun I mire .

  7. Ma vone shoku Tare,ka me na quajt edhe Ne (95% te popullit shqiptar),agjente te imperialismit Amerikan dhe bashkpuntor te Gjermaneve.
    Hahaha….

  8. Ish kane shume ma mire me u bo me dreqin e koftelargun e vetem komunizmi mos te instalohej ne Shipni.Historia njerezore dhe Biologjia shkencore nuk nje rrace ma te poshter se komunistat, sidomos shqiptare.

  9. Ne çdo vend apo komb ka fenomene te tilla . Te mos kishte do ishte çudi . Njerezia nuk eshte as bardh e as zi , njerezia eshte ylber . Pranda si Koliqi e si Camaj duhen vleresuar per te mirat dhe per te metat e tyre .
    Diversiteti eshte nje nga gjerat me madheshtore te bera nga i Madhi Zot . Biles shprehja e mesiperme :
    «veç ai që s’ka nevojë për të tjerë, asht i lirë » qenka madheshtore dhe tregon edhe nje here se njeriu , kush me shume e kush me pak , eshte i thyeshem . Eshte lindur mekatar dhe i tille do vdes . Vetem krijuesi yne eshte i pagabueshem . Prandaj , si gjithe te tjeret edhe Koliqi apo Camaj duhen vleresuar si shkrimtar brilant por edhe si njerez fraxhil , dhe kjo eshte humane .

  10. Ajo qe me beri pershtypje te Shoku Tare ishte nje ndjenje triumfi, extase dhe dalldie qe dukej te ai.Dhe donte te na mbushte mendjen se ……” Partia kurre nuk ka fole kot.Ja pra kush ishin ata”. Jo vetem shoku Tare po gjithe Taret e Shqiperise nuk i shkojne as te “Apangat” Koliqit.

  11. Problemi per Koliqin qendron ne faktin se shihet nga kendveshtrime te ndryshme. Po ta shohim nga patriotizmi, mendoj se ishte shume me i mire fashizmi qe bashkoi tokat shqiptare se sa komunizmi qe i coptoi dhe ndihmoi trupat jugosllave per te vrare 5 mije burra kosovare. Eshte shume me i mire Koliqi qe i sherbeu CIA-s sesa komunistet shqiptare me Enverin ne krye qe u shiten tek Beogradi, Moska dhe Pekini. Sado “e poshter” te jete Amerika, nuk mund t’i afrohet kurrsesi diktaturave komuniste qofte edhe asaj jugosllave ne kohe te Titos qe ishte me liberale. Te ndihmosh amerikanet duke iu sherbyer per te shkulur faren e kuqe, eshte shume me patriotike se t’iu falesh sllaveve tokat shqiptare dhe t’i ndihmosh ata per te vrare vellezerit e nje gjaku. Ata njerez si Koliqi me shoke donin Shqiperine e madhe dhe te lire nga kucedra e kuqe qe shkaktoi katastrofa dhe derdhi lumenj gjaku kudo qe nguli kembet. Prandaj cdo gje shihet ne kontekstin historik dhe nuk mund te quhen spiunj njelloj si ata 1200 lekshat e dikurshem. Keta njerez qe benin c’eshte e mundur per te cliruar vendin nga murtaja komuniste, duhen respektuar per qellimin qe i vune vetes, qellim te cilit i kushruan jeten. Natyrisht Bushati nuk mund te kete kete botkuptim dhe nuk mund te presesh nga Bushatinje gjykim objektiv, por Bushatit i duhen bere 2 pyetje: 1-A ishte me mire Shqiperia nen pushtimin fashist, apo nen sundimin komunist? 2- A ishte me mire vendi nen shtazerine komuniste, apo do ishte me mire nese ne Shqiperi ne 1944 do ishte instauruar demokracia? Ne mbyllje, e majta e ka patur gjithmone tradite tradhetine tek sllavet. Qeveria ku ben pjese Tare (ne s’gaboj eshte zv.minister ose te pakten ka qene) po ben cmos ta coptoje Kosoven. Per kenaqesi te Sorosit, Vucicit, Putinit etj, apo per kenaqesi te te gjitheve bashke, kjo pak rendesi ka, ceshtja eshte se per kete po paguhen (jo vetem me para ne dore). Pse nuk flet per kwte tradheti Tare? Pse nuk flet per tradhetine qe kjo qeveri i ka bere bujqesise ne Shqiperi duke bere qe cmimet e produkteve bujqesore dhe blegtorale te jene me te ulta nese merren nga Serbia? Prandaj duhen lene te prehen te qete te gjithe ata qe i dedikuan jeten Shqiperise ne menyren qe ata e pane te arsyeshme dhe te merren me situaten aktuale. Por kjo behet qe te largohet vemendja nga hallet e sotshme qe kane kapluar vendin dhe nga ana tjeter t’i jepet zemer funderrinave enveriste qe t’i kene te gatshem per ne zgjedhje

    1. Me duket arsyetim i sakt ky i joti . Por nuk kuptoj pse e fut Bushatin ne kete mesele ? Bushati nuk eshta nga ata burra qe mund ta terheqesh prej hunde. Pastaj nje opozitar i te gjitheve nuk eshte kurre lekakulist , ai ça ka ta thote ne sy , Edhe shkrimi i tij eshte shume i pranueshem . Lavderon Koliqin shkrimtar dhe perbuz Koliqin njeri .

      1. Me ke keqkuptuar i paemer i ores 19:06. Nuk thashe se Bushati eshte leccaculo. Bushati eshte rritur ne nje familje ekstremistesh te majte dhe natyrisht kjo ka ndikim ne formimin dhe botekuptimin e tij. Gjyshi i tij, megjithese ka zera se eshte vrare nga Hoxha, i shpetoi spastrimeve dhe familja e tij nuk pesoi ato qe pesuan familjet e ish-byroisteve te tjere. Personalisht i lexoj me endje te madhe shkrimet e Bushatit, pavaresisht se ne disa raste mendoj krejt ndryshe dhe ne botekuptimin politik jam kundershtar (jo armik) me Bushatin. Koncepti i tradhetareve qe bashkepunuan me italianet, eshte nje koncept komunist. Fashistet, per qellimet e veta e bene Shqiperine e madhe dhe si shqiptar kjo me intereson. Edhe Kosoven e bene amerikanet per qellimet e veta dhe kjo i intereson gjithe shqiptareve mendoj. Komunistet u shiten tek te tjeret vetem per te mbajtur nen thundren e tyre te pergjakur ate cope te vogel te territorit shqiptar qe mbeti pas gerryerjeve te njepasnjeshme dhe kjo nuk iu intereson shqiptareve. Koncepti komunist per tradhetarin, kolaboracionistin, spiunin apo te shiturin eshte koncept diktatorial ne kendveshtrimin tim. Bushati e sheh ndryshe dhe eshte ne te drejten e tij. Une nuk bie dakird dhe jam ne te drjeten time.

  12. Mendoj se qyteterimi yne nuk eshte ne nivelin e duhur e i gatshem te gjykoje arsyeshem termat e keqperdorur te historiografise komuniste si, tradhtar, spijun, shiti, bleu, vrases, trim,patriot, atdhedashes, atdhe shites, familje e mire, komunist, fashist, ballist, zogist etj epiteti me nenkuptime negative. Jam pro botimit te dokumentave qe tregojne te verteten nga kendveshtrimi i tyre ne kohen kur jane perpiluar, jam kunder komenteve qe behen jasht kontekstit te kohes, kushteve e rrethanave specifike. Lereni dokumentin te flase vete e secili ta shijoje si deshiron

    1. Puna është o Astrit, se regjimi enverist e pasuesit e tij, kanë manipuluar edhe ato që ti i quan “dokumente” për ti diskretituar e kompromentuar kundërshtarët e tij politikë.
      Ku është bazuar shoku Tare për ta cilësuar Martin Camajn, një ndër figurat më të shquara të letërsisë e gjuhës shqipe, si një i “rekrutuar” nga sigurimi.
      Në moshën 23 vjeç, ai u arrestua pasi Enveri e kishte prishur miqësinë me UDB jugosllave dhe sigurimi e quante “agjent” të UDB.
      Po ky farë “sigurimi patriot”, përse nuk e arrestoi Enver Hoxhën që jo vetëm bashkëpunoi me jugosllavët deri në vitin 1949, por ishte edhe vetë produkt i Lidhjes komuniste jugpsllave e më keq akoma “bashkëpunoi me ushtrinë sërbe për të vrarë mbi 4000 djem të rij shqiptarë të pa armatosur
      në viset shqiptare të Jugosllavisë në masakrën e Tivarit ?
      Asnjë gjykatës nuk mund të ndëshkojë një person si “tradhëtar” që nën tortura çnjerëzore e me kërcënime për ti vrarë gjithë familjarët, detyrohet të nënshkruaj një dokument pranimi të bashkëpunimit të tij me kriminelët, përkundrazi, me këtë veprim shtazarak e çnjerëzor, ja shton numurin e fajeve kriminelëve që e detyruan viktimën.
      Është një fakt i njohur tashmë që sigurimi kriminal enverist, synonte më shumë që nëpërmjet torturash e kërcënimeve për vrasje, të detyronte shumë të persekutuar prej tyre, që të firmosin dokumentin e bashkëpunimit me te.
      Por a mund të merret një firmë e tillë e hedhur në një dokument si dëshmi për spiun të sigurimit ?
      I kam quajtur gjithmonë këta si viktima tragjike të regjimit enverist, sepse do të dilte ndonjë Tare komunist e tju a tundëte në fytyrë këtë palo “dokument”
      Kjo i ka ndodhur edhe djaloshit 23 vjeçar Martin Camaj që hija e asaj firme i ka ndenjur pas gjithë jetën, ama ai e gjeti rrugën duke i shpëtuar atij ferri me arratisje , që të shpërthente me talentin e formimin e tij të shquar intelektual, duke u bërë krijues i degës së albanologjisë në Universitetin e Munihut në Gjermani duke i shërbyer me pasion atdheut të tij.
      Po kush na qenke ky farë Tare, një injorant i letërsisë e historisë, që të mvjerrë pas kaq kohësh e ti tundë Camajt pas vdekjes , këtë dokument të dhimbshëm, jo vetëm për Camajn por edhe për qindra e qindra shqiptarë të persekutuar si ai, e që patën pasur po ate fat mizor ?
      Një drejtësi humane do të cilësonte kriminel Taren e jo shqiptarin e shquar patriot Camaj.

  13. Deformimet e rregjimit te atehershem apo rehabilitimet/transformim te ketyre te sotmeve, kane qellim vetem nje gje. Shperberjen e identitetit historik ne favor te nje identiteti tjeter sipas idese se tyre, duke manipuluar historine. Per kete sote rehabilitohen njerez qe perputhen me kete vije mendimi dhe menjanohen njerez qe nuk perputhen. Po te njejtet qe dikur ndiqnin historigrafine e rregjimit sote jane ithtare te mitizimit.
    Nuk eshte puna tek Camaj e Koliqi vetem, si individ, por tek demagogjia dhe militantizmi ekstremist i ketyre qe kane mare persiper te na shenderrojne sipas imazhit te tyre.
    Dualizmi i te qenit dhe letrar i mire dhe spiun i UDBse apo i fashisteve dhe nazisteve, mund ti shfajsoje ne kontekstin historik pasi historia si shkence nuk trajton moralin por ndodhite, por nuk i shfajson dote si njerez. Ketu dhe ngaterrimi i gjerave pasi ne perdorim kete dualizem historik per te shfajsuar moralisht. Themi he mo se ashtu ishin kohet kishin nevoje per leke etj, kur njekohesisht kemi figura te tjera ne mergim qe jane letrar te shkelqyer intelektual dhe kurre nuk u perlyen me askend qe as permenden fare. Mos harrojme se viktimat e ketyre spiunlleqeve e hajnive ishin intelektualet Shqiptare ne mergim qe kishin te njejtat nevoja ekonomike por qe karakteri i larte apo bindjet kurre nuk i lejuan te benin nje jete parazite si spiun ne sherbim te te tjereve.
    Atehere me te drejte lind pyetja pse pikerisht duhen rehabilituar njerez te tille e duhen menjanuar te tjere? Kaq keq qenkemi me figura heroike qe patjeter na duhet ti themi derrit daje per te rehabilituar disa? Sepse keto figura jane te domosdoshme per ate qe thashe me siper, i sherbejne shperberjes se identitetit ne kontekstin historik ne favor te nje identiteti ne mendje te disa te semureve psiqik.

    1. Oj Patë, duket se do të kesh qenë tapë që nuk e ke kuptuar që komunisti Tare që është idiotësi ta quash historian, i ka futur që të dy, edhe Koliqin edhe Camaj në një thes.
      Njerin si “zë paguar nga fashizmi” e tjetrin që paska vënë firmën në një dokument, se “ka pranuar” ti shërbejë sigurimit.
      Ka tridhjetë vite që enveristët e këlyshët e sigurimit abuzojnë me këto manipulime të opinionit publik.
      Pikrërisht ish oficerët e sigurimit që nëpërmjet torturave barbare patën detyruar shumë antikomunistë, që ta firmosin me dhunë atë dokument kompromentues, e shpesh edhe me firma fallso, që ti detyronin me kërcënimin se po të mos bashkëpunonin, këtë dokument do ta bënin të njohur tek familjet e tyre. Jo vetëm kaq, por këta kriminelë, ju patën shtuar dokumentave edhe pseudonime, për ti bërë që të duken si të vërteta.
      I kemi dëgjuar shpesh gjatë këtyre viteve që komunistët të shndruar në socialistë, përmendnin pseudonime të tilla duke mos i saktësuar me emra, por duke aluduar për eksponentë të PD e ish të persekutuar.
      Edhe sikur ta zemë që ndonjeri nga këta viktima, mos të ketë bërë rezistencë për ta firmosur ate dokument të mallkuar. Por a mund të krahasohet krimi i oficerëve sigurimsë, me ate të viktimës së tij ?
      Nëse Tare të mos ishte një komunist i doktrinuar, por një shqiptar me ndjenja njerëzore e patriotike, a nuk do të ishte më mirë që të gërmonte në arkivat e të na nxirrte një listë me kriminelë e krimet e tyre çnjerëzore të kohës së diktaturës enveriste që u bënë jo kundër pushtuesve të huaj, por kundër shqiptarëve vetëm se mendonin ndryshe ?
      Nëse ai dhe shqiptarë të tjerë do ta kishin bërë këtë, drejtësia shqiptare nuk do të ishte mbushur akoma edhe sot me ish hetues e prokurorë katila enveristë. apo këlyshët e tyre.
      Parlamenti, qeveria, policia e shtetit, e pushteti lokal nuk do të ishin mbushur si me ish sigurimsë, ashtu edhe me kriinelë ordinerë vrasës e trafikante.
      Krimi i pandëshkuar, do të sjellë gjithmonë vazhdimësinë e krimit

  14. Deputeti Myslim Murrizi dhe Rudina Hajdari kanë deklaruar vazhdimisht se opozita parlamentare nuk do të votojë reformën pa lista të hapura. Por siç duket, qëndrimi i opozitës ka ndryshuar.

    Ose më saktë i disa deputetëve të saj, të cilët në fakt, thuhet se janë kontaktuar nga Lulzim Basha, për të votuar për marrëveshjen.

    Vetë Murrizi dhe Hajdari kanë përmendur disa herë, se deputetëve të opozitës poi u bëhet presion, për të votuar këtë marrëveshje, e cila nuk përmbush kushtet e tyre.

    Ndërkohë, nga opozita parlamentare pritet të “rekrutohen” edhe deputetë të tjerë nga Basha e Kryemadhi, për të votuar marrëveshjen e 5 qershorit.

    1. Është krejtë e kundërta e asj që ke shkruar.
      Është Rama që po mundohet që ti përdorë këta deputetë gjoja opozitarë, për të zhvlerësuar marëveshjen e 5 qershorit e të justifikohet se “nuk desh opozita”
      Llogjikisht më të interesuarit për lista të mbyllura janë pikërisht Murrizi e Rudina, se ata përfituan nga këto lista për ti bërë patericë Ramës.
      Me këtë qëndrim që mbajtën kundër PD në Kuvend, a mos kanë shpresë se me lista të hapura do të fitojnë më shumë vota tek elektorati demokrat ?
      Veç nëse votojnë socialistët për ta.

  15. Ore jemi tek spiunet e shquar shqiptare ,c’fare ka ketu Murrizi apo Kurrizi?
    Mos valle jemi perpare ndonje puci misterioz te pazbuluar?
    Komentuesit jane shume te mencur dhe te mencur,tamam spiune vullnetare shqiptare.
    Kaq gomere i kujtoni njerzit ore kara mamaje.
    Ma jep,ta jap,kaloje.

  16. Bushat vetëm një pyetje përgjigju:

    Kush i ka shkaktuar më shumë pasoja, shqiptarëve komunizmi apo fashizmi.

    Përgjigjja e ndershme e kësaj pyetje do të tregojë se nqs duheshkan qortuar sot, se për 40 vjet u dënuan, qëndrimet e Koliqit dhe Camajt, çfarë mund të themi për artistët dhe shkrimtarët që mbështetën e promovuan komunizmin 45 vjet,biles pa u turpëruar vazhdojnë edhe sot?

    E njëjta pyetje mund të bëhej për gazetarët dhe analistët që promovuan dhe vazhdojnë të promovojnë edvin halenë dhe rilindjen e komunizmit.

    1. Po te pergjigjem une ne vend te Bushatit 🙂 per ta vazhduar ku e lame ne temen tjeter.

      Per Shqiperine normal komunizmi ka shkaktuar dhe vazhdon te shkaktoj pasoja me trashegimtaret ideolog te asaj kohe.
      Por sikur une te ta shtroja te njejten pyetje “Kush ka shkaktuar me shume pasoja ne Etiopi apo ne Libi komunizmi apo fashizmi?” Normal do me pergjigjesh fashizmi pasi vrau miljona njerez te pafajshem. Eshte here a pare me duket ne historine e botes ku u perdoren arme kimike me urdherin e Musolinit mbi popullate civile. Duke e ndare kontekstin nga ideja relativizojme fashizmin, ne krahasim me komunizmin vetem e vetem per te rehabilituar kete figure qe bashkpunoji me ta, dhe duke qene se themi qe fashizmi ishte me me pak pasoja detyrimisht dhe bashkpunimi me ta ishte jo domethenes. Pra po ta zhvendosim idene neper kontekste te ndryshme dalim ne konkluzjone te ndryshme, e vetmja rruge eshte qe ne ti analizojme keto ide mbi baza llogjike per te dale ne konkluzjone te verteta gjithperfshirese. Sepse ndryshe biem ne gracken “per inat te sime vjerre po fle me mullixhine”.

      1. Ketu behet fjale per Shqiperine dhe jo per Etiopine. Kesaj pyetjeje po i shtoj nje pyetje tjeter. Kush ka vrare me shume komuniste, komunisti Stalin apo nazisti Hitler?

        1. Jo behet fjale per ideologjine ne parim Shqiperia apo Etiopia jane thjesht kontekst nga ku “Vdekje Komunizmit” kerkon te nxjere perfundim cila eshte me e mire. Dhe pergjigjia eshte se nuk mund te nxjeresh perfundim cila eshte me e mire ne kete menyre sepse e njejta ide vendosur ne nje kontekst tjeter nxjer perdundim tjeter.
          As nuk mund ta gjykosh dote sote duke duke pasur avantazhin e diturise se si perfunduan keto dy ideologji dhe c’sollen, se Koliqi ne kohen kur spiunonte per nazi fashizmin dinte vetem per Etiopjane te vrare nga musolini dhe Ruse te vrare nga Bolshevizmi por jo sa do vriste ne te ardhmen komunizmi ne Shqiperi qe ne ate kohe ekzistonte ne nje pakice te paperfillur njerezish si ide, qe te thuash i peshoji dhe vendosi qe fashizmi eshte me i mire per Shqiperine, as nuk e dinte qe ajo qe i ndodhi Etiopise nga musolini nuk do ti ndodhte dhe Shqiptareve po nga i njeti.

          1. Ju largoheni shumë nga konteksti shqiptar, nuk po filozofojmë për parime dhe të drejtën, por për një fenomen konkret siç është komunizmi dhe fashizmi.

            Fashizmin nuk e zgjodh asnjë personalitet i rëndësishëm shqiptar, por të detyruar nga rrethanat politike rajonale e ndërkombëtare, ata bashkëpunuan dhe kontribuan me aftësitë e tyre në gjendjen e re të krijuar pas pushtimit.
            Efektet negative të këtij bashkëpunimi, ma merr mendja se kanë qenë shumë të vogla, në mos paçin qenë pozitive në një shkallë të ulët për shqiptarët, sepse po të kishte qenë e kundërta komunistët dhe historianët komunist do të kishin shpalosur me kohë efektet negative të tyre. Kur përdor termin “efekte” kam parasysh: vrasjet, burgosjet, internimet, konfiskimin e pasurisë etj.

            Ndërkohë që Koliqi, Mustafa Kruja e shumë personalitete të vërteta nacionaliste vepronin kështu, disa individë anonimë, gjysëm të arsimuar, (psh enver Hoxha nuk ariti të mbarojë as edhe një vit të arsimit të lartë në Francë), pa tradita nacionaliste, pa integritet nacional, injorantë e të pandjeshëm për historinë e vonë kombëtare ku më shumë se gjysma e trungut shqiptar ishte rrëmbyer me dhunë nga Serbia, vetëm 30 vjet më parë, gjetën aleatë, biles jo aleatë, por ubënë bashkëpunëtorë besnikë të hasmit më të madh të shqiptarëve që kur u themelua shteti serb.

            Historikisht, pra nga fillimi i shekullit XIX, dhe sidomos në kohën kur filluan lëvizjet nacionaliste në Ballkan u përvijuan edhe aleatët e popujve ballkanikë që kërkonin të shkëputeshin nga P.Osmane.
            Serbët patën aleatë Rusinë dhe Francën, Shqipëria kishte aleatë Austrinë dhe Italinë, të kuptohemi aleancat nuk janë dashuri pa kushte dhe interesa. dhe vazhdojn[ edhe sot e kësaj dite këto aleanca e simpati.

            Atëherë në kushtet e LII Botërore, a mendoni që zgjedhja e natyrshme e aleancave të shqiptarëve do të ishin Austria dhe Italia, meqënëse Ausstria kishte rënë si fuqi e madhe aleanca me Italinë ishte e natyrshme. DHe pikërisht këtë bënë shqiptarët, gjetën alatët e natyrshëm.

            Po çfarë ndodhi me komunistët që zgjodhën për aleatë Serbinë, dhe Rusinë? pasojat dihen.

            Dhe ne akoma sot flasim për bashkëpunëtorë të fashzmit që shkaktuan pasoja minimale, dhe nuk merremi me bashkëpunëtorët e serbëve, pasojat e të cilëve kanë qenë fatale për këto 80 vjet.

  17. Bushat me vjen keq qe shkruan per gjera qe jane kombetare si spiunlleku,hajdutlleku,maskaralleku etj etj .
    I vetmi profesion baze ne Shqiperine e Turqise ,Greqise,Italise ka qen mercenarizmi dhe spiunlleku.
    Ketu bejne pjese edhe Koliqi edhe Mitat Frasheri edhe Konica etj etj spiuna letrare te kohes.

  18. Vleresimi i një personaliteti si Koliqi duhet të behet nëpërmjet trashëgimnisë që ka lënë në fusha të caktuara. Sa për bashkëpunimin me agjenci te huaja duhet të analizohen faktet në kontekstin politik e historik të kohës për të parë se sa dëme kanë sjellë veprimet apo mosveprimet e tij në momente të caktuara. Sot ka plot pseudogazetarë, pseudostudjues dhe politikanë që për interesa të vogla personale bashkepunojnë ose më saktë punojnë kundra interesave të shqipërisë, ndoshta dhe pa e kuptuar ata vet se çfarë dëmi po bëjnë, pasi po i more njëher ato para të flliqura, gjithë jetën je peng i tyre.

  19. Skenderbeu spiun E nip i Serbit, Bogdani serb, Barleti-udbash, Frangu dhe Gjoni I Mesharit cetnik, Mbreti Agron, Yllri, Glauku kolone e peste serbit, Ahmet Zogu serb, Sule Vokshi – Turk, Isa-spiun rus, Bajram Curri – Udbash dhe ky, Luigji I ngrate spiun italian, Dasho Shkreli- Malazez, Oso Kuka-rrugac me fleterrufe, Mic Sokoli- pijanec e spiun I vicidolit, Pashko Vasa kriminel ne Siri,e mos pyet ma shume, kush vjen nga Shkumbini e siper a Serb ama ato Poshte Shkubinit jane shtetformues thu ti se Frasherrllinjte Nuk hangren buken e sulltanit, apo Ismail Qemali qe e ngrit flamurin nr oborr te shpise. Por perseri ato punuan per Shqiperin . Mos te flasim per kryekarin legjendar qe erdhi nr pushtet po nga ato qe sollen Zogun Por ndekohe shoqet komuniste thonin se ai I beri balle I vetem operacionit gjerman te Dimrit. Pa harruar qe beau shoket dhe te gjithe nacionalistet Si ne Shqiperi dhe nr Kosove. Apo te flasim per Shkelqesine e tij zotin Nol I cili I beri leter kominternit dhe sovjeteve qe te ndihmonin Shqiperine dhe Ta clironin nga Zogu. Por Noli Ka shume arritje dhe nr ato momente ai ishte trendin dhe Nuk kishte informacion. Te themi komunist apo sovjet per themeluesin e Kishes Autoqefale eshte Mekat. Mire qe na vrate, torturuat, na hoqet gjuhen e ambel shqipe duke fut cobance si gjuhe leterat, late gjysmen e kombit jashte ne 44, zhduket intelektualet, konceptin e prones private por Nuk mjafton me aq, komunistat dun edhe me te shkel e me te shajt.

  20. Erinda Balanca, të cilën e quajti “avokaten e 17 majit dhe avokaten e Bashës”, referuar marrëveshjes së bërë aso kohe me Ramës dhe kryedemokratit.

    “Xhepat e shqiptarëve janë grabitur nga çdo qeveri në 30 vjet, pa i bërë dallim, kurse në anën tjetër rriten shpenzimet e luksit, shumëfishohen dietat dhe financohen aktivitete të padobishme që të xhirohen paratë e buxhetit.

    Avokatja e Lulit, jo që s’ka bërë asnjë punë, por titullarja e institucionit avokatja e 17 majt, është shumë larg pritshmërive nga ajo që pritej kur u vendos. Ka administratë të politizuar që nuk kanë lënë asgjë gjurmë.

    Avokati i Popullit se vetëm për popullin nuk kanë punuar, është një pushtet që iu dhurua PD dhe janë aty falë dhuratës pa asnjë meritokraci

  21. Po ç’rendesi ka qellimi qe Koliqi çoi mesuesit ne Kosove, rendesi ka vepra, qe ishte e mire o gjak prishuri Bushati! Sa per ate qe paska qene agjent i CIA-as: kjo nuk e turperon sepse ai ishte anti komunist atdhetar e ishte per permbyshjen e qeverise kriminale te endhjerit! Keshtu qe sado te mundoheni ti vishni ju, murtaja e kuqe me antiatdheterizem, jeni ju, qe e jeni shitur tek serbi e greku, sa here ja u ka dash intersi juaj, njesoj si doçi i sotem, qe kerkon te shese Kosoven, se Shqiperine nuk ja blen njeri,si tradhetare deri ne varr qe jeni! Te gjithe ata qe jane munduar me permbys pushtetit e muterve te kuq, jane te nedruar e do kujtohen!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.

Kthehu