• |
ide | kryesore

Polemika/ Dokumentat e CIA, Koliqi dhe Martin Camaj shërbenin si agjentë

Arkiva, Kryesore, Lajme



Nuk kishte asnjë dyshim se materiali gjysëm historik dhe gjysëm gazetaresk i hulumtuesit Auron Tare, do të merrte formën e skandalit porsa të botohej. Sepse teza mbi të cilën mbështetet ai: bashkëpunimi i dy shkrimtarëve dhe figurave të kulturës Martin Camaj dhe Ernest Koliqi me agjenturat e huaja, nuk është një temë që kalohet në heshtje.

Auron Tare, ka kërkuar gjatë në dosjet arkivore të Sigurimit të Shtetit të CIA-s dhe agjenturave të tjera të huaja dhe ka botuar fakte tronditëse. Ai sjell dokumentin se si martin Camaj, kur ishte mësues në moshë të re në veri të Shqipërisë ka nënshkruar për tu bërë agjenti i sigurimit me pseudonimin “Bregu i Kuq”. Gjatë gjithë shkrimit me titull “Camaj dhe Koliqi të pazbuluar”, autoi ngre pikpyetjen nëse lëvizjet e Camajt nga Shqipëria në Beograd e më pas në europën perendimore kanë qenë të sponsorizuara nga sigurimi apo UDB-ja jugosllave?

 

Gjatë shkrimit del qartë se një pjesë jo e vogël e veprimtarive kulturore të mërgatës shqiptare në vitet e Luftës së Ftohtë, përfshi edhe revistat dhe botimet ku angazhoheshin seriozisht Camaj dhe Koliqi, mbaheshin në këmbë me financime të rregullta nga shërbimet e spiunazhit. Por duket se të dy personazhet kanë shkuar edhe përtej qëllimeve kulturore duke u angazhuar edhe në aktivitete politike që synonin edhe përmbysjen e regjimit të Enver Hoxhës, nëse ishte nevoja, edhe me armë.

“Dëshmitë e reja historike që sjell Auron Tare, për marrëdhëniet e këtyre dy figurave të mërgatës shqiptare me politikën dhe shërbimet agjenturore mund të ndihmojnë, tërthorazi, edhe për të kuptuar sa e vështirë në mos edhe sa poshtëruese ka qenë mbijetesa publike për intelektualët, në vitet e Luftës së Ftohtë; përballë trysnisë shkallmuese nga mokrat e rënda të interesave strategjike globale dhe nevojat totalitariste të regjimeve policore që të flaknin në burg ose edhe të likuidonin edhe për mosbindjen më triviale” e ka komentuar këtë shkrim media “peisazhe të fjalës”, tek e cila autori e shpënë për botim.

I ndërgjegjshëm që zbulimi i këtyre dokumentave të agjenturave do të shkaktonte një tollovi jo të zakontë Auron Tare i parapriu asaj me një shënim në rrjetet sociale: “Mos shani pa lexuar shkrimin ishte apeli i tij”. Por pavarësisht kësaj goditjet nuk munguan. në krye të tyre u vu studiuesi katolik Ardian Ndreca i cili e etiketoi autorin si një “Shvejk hoxhist”. Ndonëse në reagimin e tij nuk përgënjeshtron asgjë me kundër fakte (përpos asaj se Ernest Koliqi nuk ka qenë ambasador në Vatikan në 1943) ndreca ka përdorur një arsenal fyerjesh: “Tarja asht qartësisht nji prej megallomanëve nostalgjikë që ka të drejtën me shkrue çfarëdolloj gjaje t’i kërcejnë në krye, madje ka meritën që s’e mshehë këtë gja, përkundër më habit dashakeqësia e atyne që kontrabandojnë si të ishin studime historike ato që Tarja – i pafuqishëm në artin e historishkrimit – gjen të gatshme në internet dhe i ban copy/paste me zellin e nji Shvejku hoxhist”.

Gjithësesi pavarësisht polemikave sjellja e dokumentave të panjohura kryesisht nga arkivat e CIA-s, për dy shkrimtarët e shekullit të XX është një kontribut i cmuar. Mëkati është se autori nuk ka pasur mundësi të shfrytëzojë edhe arkivat e Beogradit që mbeten ende të mbyllura dhe që sigurisht do të jepnin një tablo më të plotë për mërgatën shqiptare në kohën e komunizmit.

©Lapsi.al

 

DRITËHIJE NË HISTORI

Martin Camaj & Ernest Koliqi, të pazbuluar

Nga Auron TARE

Tre vite të shkuara, dy Ministrat e Kulturës, ai Kosovës dhe ajo e Shqipërisë organizuan një Konferencë për shkrimtarët Ernest Koliqi dhe Martin Camaj.

Nuk e di qëllimin e vërtetë të kësaj Konference, por nga ato që lexova, m’u krijua përshtypja se dy Ministrat promovuan Camajn dhe Koliqin, si dy kalorës të mohuar të letrave shqiptare. Dy kalorës që mbi veten vunë gjithmonë atdheun dhe letërsinë por që fatkeqësisht Atdheu nuk i kuptoi kurrë.

E sa për lëmin e letërsisë nuk kam kompetencën e duhur për t’i gjykuar këta dy shqytarë kalorsiakë, shpresoj që me analizën e mëposhtme lexuesit të krijojnë një ide të qartë mbi “Mitet e rreme” që promovohen dhe lartësohen edhe nga Ministritë tona të Kulturës.

Martin Camaj ishte një mësues i ri në fshatin Prekal të Malësisë në vitet ‘46-’47. I diplomuar në shkollën e fretërve jezuitë në Shkodër, ai tërhoqi vëmendjen e shërbimit inteligjent shqiptar në një periudhë mjaft të trazuar të pasluftës. Dihet se Malësia ishte një zonë, që po i bënte rezistencë regjimit të ri komunist dhe si pasojë shërbimi informativ shqiptar ishte mjaft aktiv në krijimin e një rrjeti bashkëpunëtorësh.

Sipas dosjes së tij shqiptare, Camaj dyshohej për lidhje me një “bandë të arratisurish projugosllavë”. Për këtë arsye arrestohet në mënyrë të fshehtë më 5.5.1948 dhe sillet në Shkodër. Në 10.5.1948, merret në pyetje në zyrën e Sigurimit të Shtetit nga Kapiteni II Fadil Kapisyzi.

Dosja e deklasifikuar e Camajt ka ndër dokumente të tjera edhe një deklaratë prej disa faqesh mbi përfshirjen e tij në ndihmesën për të arratisurit antikomunistë, por në rrëfimin e tij për oficerët e Sigurimit të bie në sy se Camaj ka dëshmuar gjithashtu kundër disa prej mësuesve të tij fretër jezuitë, në veçanti Pader Fausti, Pader Dajani, Pader Roza. Duhet thënë se Pader Xhovani Fausti dhe Pader Danjel Dajani ishin dënuar ndërkohë me pushkatim në gjyqin e famshëm të Shkodrës kundër klerit katolik.

Megjithëse Camaj tregoi mbi përfshirjen e tij në një rrjet të arratisurish që kishin lidhje me Jugosllavinë, ai doli nga zyrat e Sigurimit të Shkodrës më 10.5.1948, pasi pranoi të rekrutohej si informator, me pseudonimin “Bregu i Kuq”.

Firmosja si informator i Sigurimit për mësuesin e ri Martin Camaj, në kontekstin e kohës, nuk e fajëson kurrsesi atë, pasi rrethanat mund ta kenë detyruar të bashkëpunojë me një organizatë të frikshme si Sigurimi i Shtetit. Megjithatë, duhet pasur parasysh se Zbulimi Sekret Shqiptar, në atë kohë, kishte ndërtuar një platformë sekrete për hedhjen me mision jashtë kufijve të Shqipërisë të informatorëve të saj, pasi u përgatiste një plan mbulimi operacional.

Kjo procedurë e njohur si “Ilegalët”, të cilët në kontekstin e kohës ishte përdorur gjerësisht nga NKVD (KGB) sovjetike në Europën Perëndimore, ishte përshtatur edhe nga Sigurimi në operacione kundër Jugosllavisë dhe më gjerë.

Në Shtator të 1948 Martin Camaj arratiset drejt Jugosllavisë së bashku me një numër eksponentësh lokalë antikomunistë. Informacioni më i saktë mbi arratisjen e Camajt dhe grupit që ai iu bashkua, gjëndet në përshkrimin e Padër Daniel Gjecaj botuar vite më pas në Itali. Në keto kujtime mësojmë edhe emrat e personave me të cilët u arratis Martin Camaj nga Malsia.

Megjithëse në atë kohë nuk kishte shumë informacion mbi këtë arratisje, në dosjen e zbulimit politik Shqiptar në vitin 1959 ka një detaj interesant për daljen e Camajt drejt Jugosllavisë.

Vendoset në Tuz (Mal i Zi) si mësues. Çuditërisht në datën 21 shtator 1950, emri i tij përmendet në një dokument të shërbimit amerikan të zbulimit që mbante në vëzhgim aktivitetin inteligjent jugosllav, UDB.

Po kështu në një tjetër raport të CIA-s, kësaj radhe mjaft të gjatë, emri i Martin Camajt konfirmohet përsëri si student, por këtë radhë i Universitetit të Beogradit.

Nuk ka asnjë të dhënë nga burimet arkivore në dispozicion, nëse Camaj ka treguar për autoritetet jugosllave rekrutimin e tij nga shërbimi shqiptar. Megjithatë me të drejtë lind pyetja se përse nga rreth 25 studentë shqiptarë në Universitetet Jugosllave (dokumenti i mëposhtëm) amerikanët kanë përmendur Martin Camajn?

Përmendja e emrit të Martin Camajt si student në Universitetin e Beogradit me të drejtë sjell pyetjen si mundi mësuesi refugjat shqiptar nga Prekali të fitojë një bursë studimi për në Universitetin e Beogradit? Aq më tepër, përse shërbimi sekret amerikan e ka vendosur atë në vëzhgim, duke theksuar emrin e tij në dy dokumente raporti nga terreni?

Në vitin 1951 Camaj njihet dhe martohet me një studente serbe, Nina Bogdanovich, vajza e ish-nënkryetarit të Bashkisë së dikurshme të Beogradit. Duket se fati po i printe, pasi për një kohë shumë të shkurtër, nga një refugjat i arratisur ishte tashmë një student i Universitetit të Beogradit. Martesa (civile dhe jokishtare, duhet theksuar) me Ninën duket se e ka futur atë në shoqërinë e lartë beogradase. Nuk ka asnjë të dhënë, nëse takimi i dy të rinjve ishte e orkestruar nga UDB-ja. Megjithatë po t’i referohemi dokumentit të mësipërm, duket e pamundur që kjo lidhje të mos ishte kryer të paktën me miratimin e UDB-së. Një dyshim mbi këtë fakt del edhe nga vëzhgimi i mëposhtëm.

Studiuesi Arben Ndreca ka botuar një seri letrash të çiftit të ri (Letra të panjohura dashurie, përktheu prej serbo-kroatishtes Arben Ndreca) të shkruara në vitin 1951, kohë kur çifti pushonte në një resort malor në Zlatibor.

Duhet theksuar se Camaj ishte një student pa asnjë të ardhur përveç bursës studentore dhe pushimet jashtë Beogradit kanë pasur vështirësitë e tyre. Zlatibori ende sot konsiderohet si një pikë pushimi mjaft e preferuar për turizmin malor të skive dhe pushimet klimaterike, të cilat konsiderohen si turizëm elitar. Me te drejtë lind pyetja: me çfarë të ardhurash pushonte në këtë resort malor ky i ri refugjat? A mos vallë këto pushime ishin shpërblimi për të cilin flet dokumenti i mësiperm i CIA-s për studentët shqiptarë?

Gjatë viteve 1950-1956, Camaj qëndroi në Beograd, ku studioi në Fakultetin e Shkencave Gjuhësore. Biografët e tij e kanë cilësuar këtë periudhë si një periudhë kur studiuesi i ri ishte tërësisht i përkushtuar ndaj çështjes letrare jashtë çdo angazhimi tjetër.

Por dokumenti sjell një të dhënë tërësisht të panjohur, duke konfirmuar se Martin Camaj në fakt ka qenë i angazhuar edhe në një aktivitet të rëndësishëm politik: Komiteti i Prizrenit.

Ky pasazh nga dokumenti prej 4 faqesh i CIA-s amerikane na sjell dy të dhëna shumë të rëndësishme mbi aktivitetin e Martin Camajt në periudhën e qëndrimit në Beograd: anëtarësimin e tij në “Komitetin e Prizrenit” (në ekzekutiv) dhe faktin se tashmë ai ishte një punonjës i Radio “Beogradit”. Analiza mbi këto dy-tri të dhëna ngre disa pikëpyetje të cilave do të mundohemi t’iu përgjigjemi nga dokumentacioni amerikan në vijim.

Ky pasazh i dokumentit të mësipërm tregon qartë se çfarë ishte Radio “Beogradi” dhe për çfarë përdorej në atë periudhë. Ndërkohë lind pyetja se si Martin Camaj, një emigrant politik shqiptar, pa njohje dhe pa kontakte, papritur të punësohet në qendrën me të rëndësishme të propagandës jugosllave? Camaj për më shumë nuk ishte as gazetar. Deri më sot askush nuk i është përgjigjur kësaj enigme.

KOMITETI I PRIZRENIT

Rreth aktivitetit të Komitetit të Prizrenit ka një sërë dokumentesh në arkivin e deklasifikuar amerikan. Do të ishte me shumë interes që këto dokumente të krahasoheshin edhe me dokumentet italiane, britanike dhe ruse, për të kuptuar në të gjitha dimensionet e saj rolin që kishte kjo organizatë politike shqiptare e kohës.

Duke pasur parasysh se dokumentacioni jugosllav nuk është i hapur për studiuesit, jemi të detyruar ta shikojmë këtë Organizatë në këndvështrimin e shërbimeve inteligjente amerikane për të kuptuar rolin e vërtetë të saj.

Dokumenti amerikan bën të qartë se Komiteti i Prizrenit ishte një organizatë thellësisht politike, e cila përpos organizimit të një force të armatosur gati për t’u përdorur në një moment oportun, ishte pikë së pari një organizatë përmes së cilës UDB-ja kishte ndërtuar një rrjet informativ për të depërtuar jo vetëm në Shqipëri, por edhe në diasporën shqiptare. Pra e thënë me thjesht, një organizatë spiunazhi.

Ndërkohë, me shumë interes është fakti se në këtë organizatë politike dhe spiunazhi dallohen disa emra të cilët ishin pjesë e grupit me të cilët u arratis Martin Camaj. Në veçanti lideri i grupit NIK SOKOLI prej Betoshet i cili duket se ka një pozicion shumë të rëndësishëm në këtë organizatë si dhe Pader Daniel Gjecaj (Mark Gjecaj) i njohur me nofkën Miku i Maleve.

Në diasporën shqiptare vepronin në atë kohë tri organizata kryesore antikomuniste, të cilat kishin mision rrëzimin e qeverisë Hoxha.

– Komiteti “Shqipëria e Lirë”, themeluar nga shërbimi inteligjent anglo-amerikan;
– Blloku Independent Kombëtar, i themeluar nga zbulimi inteligjent italian;
– Komiteti i Prizrenit, i themeluar nga UDB-ja.

Të trija këto organizata punonin në mënyrë të pavarur kundër qeverisë Hoxha, duke mbështetur kryesisht politikën e sponsorizuesve të tyre. Të trija organizatat kishin marrë rolin e një qeverie në emigracion, por përtej fasadës politike dhe propagandës antikomuniste, këto organizata luanin rolin kryesor në rekrutimin e agjenturës dhe dërgimin e misioneve zbuluese në Shqipëri.

Komiteti “Shqipëria e Lirë” me kampin e fshehtë në Mynih dhe Maltë, të sponsorizuara nga CIA/MI6, nëpërmjet Operacionit të koduar
BGFIEND/Valuable, dërgonte grupe paraushtarake nga ajri, toka dhe deti, kryesisht në Shqipërinë e Mesme dhe të Jugut.

Blloku Kombëtar Independent (BKI) ishte një front për zbulimin inteligjent italian (inteligjenca navale), që dërgonte njerëz kryesisht në Shqipërinë e Veriut dhe në Elbasan.
UDB-ja, e cila nëpërmjet Komitetit të Prizrenit dërgonte grupe paraushtarake në Shqipërinë e Veriut dhe në fiset e Malësisë, të cilat tradicionalisht kishin pasur kontakte me jugosllavët në periudha të ndryshme historike.

Duhet thënë se për vetë lidhjet e ngushta që kishte pasur Jugosllavia me Shqipërinë e pasluftës, shërbimi inteligjent jugosllav kishte njohuri të sakta dhe lidhje shumë të rëndësishme në hierarkinë komuniste shqiptare.

Për të gjitha këto arsye, si dhe për faktin që Komiteti i Prizrenit ishte një organizatë parësore kundër regjimit të Hoxhës, sigurisht që ai duhej të ishte në vëmendjen kryesore të organeve të Sigurimit të Shtetit. Ka një sërë dokumentesh që provojnë se Sigurimi shqiptar përpiqej të depërtonte në këtë organizatë, për të qenë në dijeni të planeve të UDB-së, duke pasur parasysh kontekstin në të cilin zhvilloheshin ngjarjet politike në atë periudhë dhe aktivitetin e Organizatës “Komiteti i Prizrenit”.

Me të drejtë lind pyetja, përse Martin Camaj kishte vendosur të anëtarësohej në këtë organizatë politike projugosllave? Mos ishte ky një mision infiltrimi për “Brezin e Kuq”? Apo Shërbimi Inteligjent Jugosllav interesohej për studiuesin Camaj si një zbulues me të ardhme? Zhvillimi i ngjarjeve do t’u japë përgjigje këtyre pyetjeve intriguese.
Le të shohim një tjetër fragment nga një Raport i CIA-s mbi Komitetin e Prizrenit.

Një fakt tjetër mjaft domethënës mbi aktivitetin e “Komitetit të Prizrenit” si qendër e spiunazhit jugosllav, është prania e gjeneralit Dushan Mugosha si kryetar në hije i kësaj organizate.
Dushan Mugosha, malazes që fliste rrjedhshëm shqip, për kohën konsiderohej si një prej ekspertëve më të mirë jugosllavë për çështjet shqiptare.

Gjenerali Mugosha citohet në një sërë dokumentesh të CIA-s si personi përgjegjës jo vetëm për drejtimin e Komitetit, por edhe për rrjetin e spiunazhit kundër Shqipërisë.

Të gjitha këto të dhëna e vendosin figurën e Martin Camajt në një këndvështrim tjetër, duke hedhur dritë përtej rolit të tij si letrar dhe poet duke ngritur një sërë pikëpyetjesh për aktivitetin në hije gjatë periudhës së qëndrimit në Beograd.

Siç theksuam me sipër, Camaj qëndroi për gati 6 vjet në kryeqytetin jugosllav, ku përveç studimeve në Universitet, ka punuar në Radio “Beogradi”, ka qenë pedagog në Universitetin e Beogradit, si dhe është aktivizuar në organizatën politiko/inteligjente “Komiteti i Prizrenit”. Por papritmas, Martin Camaj vendos të largohet nga Beogradi.

Biografët e tij deri më sot nuk kanë dhënë asnjë sqarim, se si Camaj mundi të largohej nga Jugosllavia. Largimi i tij drejt Italisë në fakt ka disa dritëhije që sjellin një sërë pikëpyetjesh. Si mundi Martin Camaj të merrte lehtësisht miratimin e autoriteteve jugosllave për t’u larguar nga Beogradi? A ka aplikuar Camaj si shumë refugjatë të tjerë pranë organizatave të refugjatëve për emigrim? Shumë shqiptarë emigrantë politikë në Jugosllavi aplikonin për emigracion në Amerikë, Australi apo vende të tjera të Europës Perëndimore. Ndërkohë Camaj papritur gjendet në Romë.

Të gjitha këto pyetje mund të marrin edhe një përgjigje normale, duke theksuar se largimi drejt Romës mund të ketë qenë thjesht një dëshirë e vetë Camajt. Por nëse japim përsëri kontekstin e kohës mund të themi se koha e largimit të Camajt nga Beogradi përkon me momentin kur aktiviteti politik jugosllav antishqiptar pëson ndryshim të kursit.

Është koha kur Nikita Hrushovi kishte kërkuar që udhëheqja shqiptare të mos ndërmerrte propagandë agresive ndaj Jugosllavisë si pjesë e një pakti pajtues që Sovjetikët kërkonin të impononin mbi Enver Hoxhën.

Një afrim i mundshëm Beograd -Tiranë ishte një prej kërkesave sovjetike dhe Beogradi i ishte përgjigjur pozitivisht kërkesës së Hrushovit pas vizitës së këtij të fundit për të takuar Titon. Ky ndryshim kursi i politikës jugosllave, e konfirmuar nga disa dokumente të CIA-s, të cilat raportonin se papritur Radio “Beogradi” kishte ulur tonin e propagandës antishqiptare, Komitetit të Prizrenit i kishin ardhur orientime të reja, se për momentin nuk kishte asnjë plan për mësymje drejt Shqipërisë. Një sërë shqiptarësh të emigracionit politik kishin filluar të shikonin mundësinë e largimit drejt Turqisë apo Amerikës.

Ndërkohë Martin Camaj nuk dukej se prekej nga këto zhvillime të reja. Puna në Universitetin e Beogradit dhe në Radio “Beogradi” i siguronte të ardhura të mira.

Martesa me nje vajzë të një familje të njohur beogradase e ndihmonte gjithsesi për të pasur një status konfort. E megjithatë Camaj vendos të rifillojë edhe një herë jetën prej refugjati në një kamp italian. Lind pyetja përse?

A mos vallë “Brezi i Kuq” dërgohej me mision të ri? Apo shërbimet jugosllave kërkonin të depërtonin diasporën politike shqiptare në Itali? UDB-ja kishte tentuar disa herë që me anë të shqiptarëve të rekrutuar të depërtonte atje apo të siguronte informacion mbi planet e BKI-së. Dërgimi i një poeti që sapo kishte filluar të njihej nga qarqet intelektuale shqiptare mund të ishte një operacion i mundshëm.

Të gjitha këto pikëpyetje duhen ngritur në kontekstin e kohës. UDB-ja në atë periudhë kishte dërguar në Itali një prej ekspertëve të saj më të mirë për Shqipërinë, Kolonelin Cedo Mijovich. Koloneli kishte pasur një sërë takimesh me eksponentë të Bllokut Kombëtar Independent për të folur për çështjet shqiptare. Mijovich u kishte përcjellë emigrantëve politikë të kësaj organizate qëndrimin e ri politik të Titos, i cili respektonte kufijtë e Shqipërisë, uljen e tensionit me Tiranën, si dhe rikonfirmimin per autoritetet greke se Jugosllavia nuk kishte asnjë pretendim territorial ndaj Shqipërisë.

Me një interes shumë të madh, mund të themi, lexojmë në dokumentin e mëposhtëm deklaratën e Kolonelit, i cili thekson propozimin që Tito kishte marrë nga Randolf Churchill, djali i kryeministrit Britanik, i njohur i vjetër i Titos. Ky propozim ishte për një ndarje të Shqipërisë midis Jugosllavisë dhe Greqisë. Propozim i cili kishte hasur në kundërshtimin e Titos.

A ishte ky takim një matje pulsi e shërbimeve italiane, që monitoronin zhvillimet politike në Shqipëri? A kërkonin jugosllavët një bashkëpunim me diasporën shqiptare në Itali për një Front më të gjerë anti-Hoxha? A ishte propozimi i Churchill-it i vërtetë apo një blof jugosllav? Në mungesë të dokumentacionit të palës jugosllave vetëm mund të spekulojmë.

Megjithatë, mund të themi me siguri se UDB-ja ka pasur në fokusin e saj depërtimin e komiteteve paralele, si Bllokut të mbështetur nga italianët dhe Komitetit “Shqipëria e Lirë” nga anglo-amerikanët. Në një sërë dokumentesh të CIA-s kjo përpjekje është mjaft e qartë.

Megjithatë për largimin e Camajt nga puna e rehatshme në Radio “Beograd” drejt kampeve të refugjatëve në Itali kemi një dëshmi autentike nga vetë ai: një letër e dërguar nga Martin Camaj dy miqve të tij në Romë, ku u kërkon ndihmë për t’u larguar nga Beogradi. Megjithëse letra e ruajtur në arkivin e CIA-s është dërguar nga Camaj, analiza jonë është se kjo letër duhet marrë me shumë rezerva, pasi ka mundësi që arsyet e vërteta të mos jenë treguar në këtë letër.

“Do të doja të kaloja (rrija) ca kohë në Austri, pasi kam filluar të mësoj gjermanisht dhe do të vazhdoj ta bëj, pasi mund të më japin një vizë më
kollaj. Natyrisht e dua Ninën (koment: bashkëshortja e Camajt) me mua dhe do të doja ta formalizoja këtë gjë me Petl-in, deri sa ajo është dakord (koment: Petl është At Petlich, prifti i kishës katolike në Beograd. Camaj akoma nuk është martuar në kishën katolike).

Do ta bëj këtë përpara se të largohem. Ndoshta ajo (gruaja e Camajt) do të gjente punë me kollaj se unë, pasi është eksperte e sllavistikës me profesion. Unë do ta lë vendin pa dëshirë, por nëse nuk largohem do të përfundoj keq.

Unë jam vetëm viktimë e një lëvizjeje që po zhvillohet kohët e fundit. Instituti i Albanologjisë në Prishtinë, Kosovë është likuiduar. Ndoshta jam i gabuar dhe kështu shpresoj, por kjo është përshtypja ime. Të lutem shumë mbaje për vete këtë vendim timin.. Do përpiqem të jem shumë i mirë me këta njerëz, megjithëse kam eksperiencë të keqe me ta.

Një person tjetër, i cili ka qenë në Shqipëri (koment: sipas (emri i fshirë) nënkuptohet Dushan Mugosha) më ka quajtur bandit, jezuit etj. Nëse më ndodh diçka mua, që ka shumë mundësi, le të dihet se unë nuk jam i pandershëm apo politik (fjalë që nuk kuptohet). Unë jam Martini, i njohur prej teje si (fjalë e pakuptueshme) revolucionar, megjithëse naiv. Nëse ti nuk do të interesohesh për mua, unë do të përfundoj keq.

Nuk dua ta shqetësoj prof. Malokin, përveçse për garancinë. Nuk kam frikë nga vuajtjet, por deri sa të jetoj dua të jetoj në mënyrë të ndershme. E di që situata jonë është e mallkuar dhe askush nuk mund të më ndihmojë. Megjithatë nëse bën diçka për mua, të jesh i bindur se kurrë nuk do të harrohet”

MARTINI

Letra e mësipërme, e ruajtur në Arkivin e CIA-s është mjaft interesante dhe komplekse. Drejtuar një personi në Romë, identitetin e të cilit ende sot CIA e ruan, duke e fshirë nga dokumenti i deklasifikuar, kjo letër ngre disa pikëpyetje të rëndësishme.
Përtej një panorame të një poeti të trishtuar, që ka humbur shpresat, a është kjo letër një përpjekje e Camajt për t’u larguar nga Beogradi, si pasojë e humbjes se besimit ndaj sponsorizuesve të vet?

Për cilën veprimtari irredentiste antijugosllave flet Camaj? Përse shpreh një zhgënjim të thellë nga Instituti i Albanologjisë në Kosovë? Në botimet e tij të asaj kohe, dy libra poetikë, respektivisht ”Nji fyell ndër male” (1953) Prishtinë
dhe ”Kanga e vërrinit” (1954) nuk ka gjurmë të irredentizmit shqiptar.

Pasi mori diplomën nga Universiteti i Beogradit, Martin Camaj aplikon për studime pasuniversitare në Universitetin e Sarajevës. Këtu ai kërkon të studiojë me profesorin kroat Baric. Tema e perzgjedhur “Gjuha e Gjon Buzukut”. Kjo kërkesë u miratua nga Këshilli shkencor i fakultetit më 16 shkurt 1956 (B. Demiraj, Jeta e akademikut M Camaj).

Lind pyetja, nëse do të besojmë letrën e Camajt, se ai po persekutohej nga regjimi i Beogradit, si ka mundësi që i është dhënë e drejta për studim në Universitetin e Sarajevës? Një tjetër pyetje e cila mbetet pa përgjigje.
Po kështu, nuk ka asnjë të dhënë se gjatë qëndrimit të tij në Beograd, Martin Camaj të ishte përfshirë në angazhime nacionaliste. Përndryshe, si mundej që një shqiptar nacionalist, irredentist, revolucionar (epitete të gjendura në letër) të punësohej në Universitetin e Beogradit, të punonte në Radio “Beograd” si dhe të ishte anëtar i një organizate politike/agjenturore të kontrolluar nga UDB-ja? Këto dy fakte të fundit nuk përmenden në letrën e tij.

Aludimi i Camajt se ishte Gjeneral Dushan Mugosha, personi i cili kishte ndaluar aktivitetin e tij letrar, është vështirë për t’u pranuar, kur qartësisht kuptohet fuqia e një Gjenerali të UDB-së, ndaj kujtdo që dyshohej si antijugosllav. Aq më shumë që Camaj ishte anëtar i Komitetit të Prizrenit dhe si i tillë sponsorizohej dhe kontrollohej nga Gjenerali Mugosha.

Me shumë gjasë, Gjeneral Mugosha ka parë në figurën intelektuale të Camajt, një mundësi të artë për të depërtuar qarqet e diasporës shqiptare në Perëndim dhe si rrjedhim portretizimi i tij si një antijugosllav, pro irrendentist mund të ketë qenë një tymnajë për t’i dhënë atij një alibi në qarqet shqiptare të diasporës.

Por pyetja më interesante, që del nga kjo letër, është si dhe përse shërbimi sekret amerikan ndihmon që kjo letër të dalë nga Beogradi? Çfarë e lidhte shërbimin sekret amerikan me një poet emigrant shqiptar në Beograd? Apo pyetja mund të bëhet në kahun e kundërt: çfarë kërkonte një emigrant politik shqiptar me shërbimin sekret amerikan? Aq më tepër në Beogradin e kohës, ku çdo i huaj survejohej rreptësisht dhe kontaktet ishin të vështira?

Në arkivin e CIA-s ka disa dokumenta specifike mbi kontrollin e UDB-së ndaj Postës Jugosllave dhe në veçanti të letrave që dilnin nga Jugosllavia. A ka qenë kjo një përpjekje e Camajt për t’u shkëputur nga jugosllavët apo inskenimi i kërkimit të ndihmës me anë të letrës ka qenë pjesë e një plani të shërbimit sekret të UDB-së për ta vendosur atë në Itali pranë mërgatës politike shqiptare?

Sido që të jetë e vërteta, deri sa të kemi dokumente kundërshtuese nuk mund të arrijmë në një përfundim shterues.

E vërteta është se Martin Camaj arriti të shkonte në Itali, në pranverën e vitit 1956, vetëm pak muaj nga letra e sponsorizuar nga amerikanët. Me vete kishte edhe Ninën bashkëshorten e tij serbe, për të cilën duhet thënë se sipas letres së tij dërguar nga Beogradi ende nuk e kishte zyrtarizuar këtë martesë në Kishën Katolike.

ITALI

Një prej dokumenteve më interesante të arkivit të CIA- s, bën fjalë për detaje operacionale të disa shërbimeve të inteligjencës amerikane që vepronin në Itali, si CIA, OSO dhe Shërbimi i Kundërzbulimit CI. Ky i fundit, drejtuar nga figura legjendare amerikane, James Jesus Angelton, i cili kishte ndërtuar një rrjet të fuqishëm në të gjitha nivelet e shoqërisë italiane. Angelton, që kishte drejtuar X-2 gjatë Luftës së Dytë Botërore në Itali, kishte njohje edhe me një numër personazhesh shqiptare, nga të cilët merrte informacione paralele.

Nga një sërë dokumentesh del qartë se amerikanët, të cilët po mbanin peshën kryesore në Operacionet antikomuniste, kishin arritur të depërtonin në Mërgatën shqiptare në Itali, duke monitoruar të gjithë aktivitetin e saj.

Blloku Indipendent, një organizatë e ngritur dhe e mbajtur më këmbë nga shërbimi sekret italian, kishte një numër emrash të njohur, të cilët kishin qenë bashkëpunëtorë ose mbështetës të Italisë fashiste. Dyshimi se Mërgata ishte depërtuar nga Shërbimi Sekret Shqiptar e bënte më të rëndësishme vendosjen e agjentëve amerikanë edhe në Bllokun Indipendent, për të kontrolluar çdo hap të sajin.

Në të njëjtën valë operacionale ishin jugosllavët, të cilët të angazhuar në operacionet e tyre anti-Hoxha kërkonin edhe ata të depërtonin jo vetëm në Komitetin “Shqipëria e Lirë”, por edhe në Bllokun Independent, që mbronte politikën italiane kundrejt Shqipërisë. Në këtë atmosferë të luftës midis shërbimeve sekrete, mbërrin në Romë nga Beogradi Martin Camaj, i cili duket të ketë qenë nën vëzhgimin e Operacionit OBDURATE.

Nga letra e Camajt sjellë në këtë shkrim, nuk kuptohet saktë nëse sponsorizuesit e tij për mbërritjen në Romë, janë të njohurit e tij nga koha e seminarit jezuit të Shkodrës.
Megjithatë, duket se një prej personaliteteve më të rëndësishme kulturore të diasporës shqiptare dhe mbështetës i tij në Romë ishte Ernest Koliqi.

Ky supozim del edhe nga dokumenti, i cili edhe pse emrin e agjentit të rekrutuar e ka të fshirë, nuk është vështirë të kuptohet se kush është. Studiuesi në fjalë ishte një prej agjentëve kryesorë të CIA-s, i cili kishte si detyrë monitorimin e diasporës shqiptare në Jugosllavi.

Në këtë kontekst mund të supozojmë me siguri se personi të cilit i drejtohej letra e Camajt nga Beogradi dhe sponsorizuesi kryesor i ardhjes së tij në Romë duhet të ketë qenë Koliqi.

Por ardhja e Camaj në mesin e komunitetit shqiptar të Romës duket se nuk ka qenë edhe aq e lehtë. Sipas një raporti të Zbulimit Politik Shqiptar, Camaj është dyshuar si njeri i dërguar nga komunistët, por ka qenë këmbëngulja e Koliqit që e ka ndihmuar për të kapërcyer këtë dyshim. Dyshim i mbështetur nga një figurë e njohur e veriut si Gjon Marka Gjoni.

Informacioni i dokumentit te Zbulimit Inteligjent Shqiptar sjell një të dhënë shumë interesante e cila kërkon vëmendje në analizën tonë. Përse komuniteti katolik në Romë ka dyshime mbi poetin e ri Camaj? Mos vallë lehtësia e ardhjes së tij nga Jugosllavia? Bashkëshortja serbe e cila gjithashtu kishte marrë miratimin e autoriteteve pa asnjë pengesë? Shkollimi tij në universitetin e Beogradit apo roli në Radio Beograd e bënte atë një figurë të papranueshme për Kapidanin e njohur të Mirditës?

Ndoshta të gjitha këto arsye bashkë, por ajo që është mjaft me interes mbetet mbështetja e Ernest Koliqit dhe e Padër Daniel Gjecaj (Mark) i njohur si “ Miku i Maleve”, në dokumentin amerikan për Komitetin e Prizrenit.

Në këtë kontekst në analizën tonë nuk mund të mos përmendim edhe një fakt shumë interesant i cili ka të bëjë me rolin që Inteligjenca jugosllave luante në gjirin e Mërgatës Shqiptare. Në periudhën e operacioneve të Shërbimit amerikan kundër Shqipërisë, në dokumentacionin e kundërzbulimit amerikan OSO, flitet për një mundësi bashkëpunimi me një organizatë të vogël por shumë sekretive e quajtur “Lidhja e Maleve”.

Kjo organizatë e përbërë kryesisht nga priftërinj të arratisur dhe disa pronarë të mëdhej tokash nga malësia e veriut ishte jo vetëm një organizatë antikomuniste por edhe thellësisht antijugosllave. Për këtë arsye amerikanët nëpërmjet OSO ( të drejtuar nga J.J Angelton) dhe OPC (drejtuar nga Frank Wisner një nga arkitektët e operacioneve anti Kastro) propozojnë një bashkëpunim me “Lidhjen e Maleve”.

Këto operacione do të siguronin një pavarësi operacionale në terren pa mbështetjen (dhe pa kontrollin) jugosllav. Duke parë rëndësinë e madhe që kjo organizatë mund të kishte në Malësi, të tërheq vëmendjen fakti se Inteligjenca Shqiptare vëzhgonte disa nga drejtuesit e “Lidhjes se Maleve”

Në Dosjen e kundërzbulimit shqiptar gjendet edhe një foto e liderit të kësaj organizate Pater Zef Oroshi me Nina Bogdanovich Camaj. Pader Zef Oroshi një famullitar që shërbente në fshatin Ungrenj, sipas dokumentacionit të Sigurimit të Shtetit, në mars të vitit 1951 në zonën katolike të Mirditës, ishte përpjekur për të ngritur këtë zonë kundër pushtetit komunist.

Nuk është shumë e qartë në se kjo tentative kishte qënë një përpjekje reale apo një sajesë e Sigurimit të Shtetit, por duket se Pader Zefi ishte larguar për në Jugosllavi. Prej këtej, me ndihmën e Kapidanit të Mirditës Gjon Marka Gjonit, kishte emigruar në Itali. Me sa duket aktiviteti i tij politik në Itali vëzhgohej nga Shërbimi Sekret Shqiptar, por me shumë gjasë, organizata që ai drejtonte ishte objekt penetrimi i UDB-së jugosllave.

Në këtë kontekst mund të ngrejmë pyetjen se përse Koliqi, Camaj dhe Pader Daniel (Mark) Gjecaj (ky i fundit anëtar i grupit konsultativ të Komitetit të Prizrenit) kishin marrëdhënie me Pader Zef Oroshin, Liderin e “Lidhjes së Maleve”?

Koliqi ishte një personalitet kulturor i njohur i kohës. Ministër Arsimi në kohën e pushtimit fashist, ai kishte ndërmarrë një akt të rëndësishëm në dobi të Kosovës: hapjen e shkollave shqipe në territoret kosovare, vepër kjo për t’u lavdëruar.

Besnik i idesë së një bashkëpunimi me Italinë, ai mbahej si një prej personaliteteve me filoitaliane të kohës. Gjatë periudhes dyvjeçare kur ai drejtoi Ministrinë e Arsimit, kultura shqiptare dhe shkrimtarët shqiptarë njohën një mbështetje të madhe, por nuk do t’i bënim një shërbim historisë, nëse nuk do të theksonim edhe një fakt, i cili është lënë në heshtje nga të gjithë biografët e tij:

Dëmtimi i bibliotekës së dhuruar nga Lady Carnarvon për rininë shqiptare, në kujtim të djalit të saj, Herbert. Vepër që u krye në Tiranë, gjatë periudhës kur Koliqi ishte Ministër i Arsimit dhe Italia i kishte shpallur luftë Anglisë. “Librat e kësaj biblioteke, dhuruar nga Lady Carnarvon, u dogjën apo u shpërndanë majtas apo djathtas me qëllimin e vetëm që ta zhduknin atë” (M.Kuteli , Bashkimi i Kombit 1944)* (A.Plasari 2014).

Me kapitullimin e Italisë në 1943, Koliqi u largua nga Shqipëria dhe u vendos në Vatikan si ambasador. Pas Luftës pati një aktivitet të rëndësishëm letrar, veçanërisht në Universitetin e Romës. Por aktiviteti më i rëndësishëm i Koliqit në këtë periudhë, ishte fakti se ai qe ideologu dhe drejtuesi i Bllokut Independent Kombëtar, organizatës politike proitaliane, për të cilën interesoheshin shumë si CIA amerikane, si UDB-ja jugosllave.

Në këtë kontekst, bashkëpunimi i Martin Camajt me Koliqin nuk do të ketë qenë krejt i rastësishëm. Bashkëpunimi i tyre, i nxitur edhe nga interesimi për letërsinë, duhet të kenë pasur në sfond edhe një bashkëpunim në fushën e inteligjencës. Më shumë interes është pyetja nëse vendosja e Martin Camajt në Romë ishte një mision për të depërtuar BKI-në në dobi të jugosllavëve? Apo “Brezi i Kuq” kishte mision diasporën shqiptare në Itali?

Më poshtë mund të lexojmë disa të dhëna, të marra në rrugë operacionale
nga shërbimi i kundërzbulimit amerikan, i drejtuar nga Angelton, që vepronte në Itali.

Dokumenti i CIA-s është shumë interesant, i mbushur plot me detaje, ku ka një sërë emrash të diasporës shqiptare në Itali, të cilët survejoheshin nga kundërzbulimi amerikan si agjentë të mundshëm të Sigurimit Shqiptar (përfshirë edhe Ibrahim KODRËN). Amerikanët ishin shumë të shqetësuar se Komiteti Shqipëria e Lirë ishte depërtuar nga kundërzbulimi shqiptar dhe merrte informata mbi planet e Kompanisë 4000, që po trajnohej nga amerikanët në Mynih.

Por në morinë e detajeve që përshkruhen në këtë dokument, të tërheq vëmendjen shqetësimi i amerikanëve që burimi i tyre në Bllokun Independent ishte një burim jo shumë i besueshëm, i cili fabrikonte informata për blerësin më të parë. Emri i fshirë i këtij burimi e bën edhe më intrigues faktin që amerikanët dyshonin për një prej agjentëve të tyre, që e kishin në Bllokun Kombëtar Independent.

Por kush ishte ky personazh? Kush ishte personi që punonte për italianët, u shiste informata të dyshimta amerikanëve, kishte kontakte me shërbimin sekret gjerman që në vitin 1943? Një sërë dokumentash të deklasifikuara nuk e tregojnë emrin e këtij personazhi, por dokumenti i mëposhtëm i kundërzbulimit, i gjendur në Dosjen e Operacioneve te OSO (shërbimi i kundërzbulimit amerikan) kundër Shqipërisë, hedh dritë përfundimisht mbi identitetin e personazhit enigmatik.

HASS mori urdhër nga SCHULTZ që të fillojë të vendosë bazat për një depërtim të thellë gjerman në këtë sektor. HASS ka marrë urdhër që të depërtojë informatorët shqiptarë të Shërbimit Amerikan. Ishte në këtë frymë që u organizua takimi KOLIQI-SCHULTZ.

KOLIQI, i cili përpara mbërritjes së SCHULTZ ishte konsultuar, me kërkesën e HASS, me liderët kryesore të grupit politik të Koliqit (Verlaci, Markagjoni etj.) i tha SCHULTZ se AI personalisht, por edhe si përfaqësues i grupit të tij, ishte i gatshëm të pranonte një bashkëpunim të ngushtë me Shërbimin e ri të Inteligjencës Gjermane me kushtet e mëposhtme:

a/ Trajtimi ekonomik duhet të jetë, siç është aktualisht trajtimi i dhënë nga Shërbimi Sekret Amerikan (250 usd në muaj) dhe

b/ Qeveria Gjermane të japë një formë njohjeje politike ndaj grupit, të cilin ai përfaqëson, njohje që deri më tani i është mohuar nga Shërbimi Amerikan.

KOLIQI theksoi gjithashtu se për çdo bashkëpunëtor të tij, (kërkonte) të kompensohej me një pagë mujore prej 100.000 lira. Po kështu theksoi se ai ishte i gatshëm të bashkëpunonte me Shërbimin Gjerman edhe në sektorë të tjerë si ai Bullgar, Kroat dhe Rumun.

Për sa i përket marrëdhënieve midis Qeverisë Italiane dhe asaj të Tiranës, me kërkesën eksplicite të SCHULTZ, KOLIQI deklaroi se ai ishte në dijeni nëpërmjet dokumenteve se këto marrëdhënie ishin përmirësuar kohët e fundit, si një reflektim i tensioneve Itali-Jugosllavi.

SCHULTZ iu dha mbështetjen e interesimit të tij për situatën shqiptare në përgjithësi dhe refugjatëve shqiptarë në Itali. Privatisht SCHULTZ-i i dha mbështetjen e tij HASS-it që të gjitha burimet financiare do të ishin në dispozicionin e tij, për të zhvilluar aktivitete në sektorin e Shqipërisë.

Dokumenti i kundërzbulimit amerikan ka një mori faqesh të mbushura me detaje shumë interesante, ku emri i Koliqit del herë pas here në operacione spiunazhi ndërkombëtar. Por pyetja e parë që çdo lexues do të ketë kur lexon këto radhë është, kush ishte KARL HASS, miku i Ernest Koliqit që nga viti i largët 1943?

Dokumentacioni i deklasifikuar amerikan tregon se Karl Hass ishte Sturmbannführer Karl Hass, SS numri i regjistrit në Partinë naziste, 117 557. Oficeri i lartë i zbulimit politik SD të Partisë naziste Gjermane.
Karl Hass, i cili ishte përfshirë në Organizatën e Shërbimit Sekret të Partisë naziste SD, që me 1934, ishte graduar Shefi i SD në Romë më 1943.

Falë bashkëpunimit me Gestapon, kishte ndërtuar një rrjet të gjerë bashkëpunëtorësh sekretë, që raportonin për llogari të inteligjencës naziste. Pas kapitullimit gjerman kishte jetuar disa kohë i fshehur në malet e Tirolit, së bashku me nazistin famëkeq Erik Priebke, i nxjerrë në gjyq në vitet ‘90.

Karl Hass është akuzuar nga autoritete Izraelite për dërgimin e rreth 1 mijë hebrenjve italianë në Auschvic si dhe për masakrën e 335 civilëve italianë në shpellat ardeatine! Në vitin ‘46 iu dorëzua autoriteteve amerikane dhe pranoi të punonte për shërbimin e kundërzbulimit amerikan CIC. Në të njëjtën kohë, ishte i përfshirë në rrjetin e Organizatës për oficerët SS për evakuimin e tyre drejt Amerikës Latine.

Hass u mor në shërbim nga “Organizata Gehlen”, shërbim sekret gjerman, i financuar nga amerikanët, që kishte objektiv Bashkimin Sovjetik dhe më vonë ishte baza e Shërbimit Sekret Gjermanoperëndimor BND.

Karl Hass, sipas dokumenteve të Shërbimit Italian, ishte personi që mbulonte Jugosllavinë dhe Shqipërinë, për llogari të Shërbimit Gjerman. Me sa duket nga dokumenti ynë, Hass vazhdonte të raportonte për llogari të kundërzbulimit amerikan, një shërbim ky gati i pavarur, që drejtohej nga Angelton dhe konsiderohej një shërbim shumë efikas me burime të shumta.

Me të drejtë, në analizën tonë lind pyetja se çfarë e lidhte shkrimtarin Ernest Koliqi me një oficer të shërbimit politik nazist, aq më shumë që prej ‘43-shit? A ishte vallë Hass një admirues i shkrimeve të Koliqit? Apo mos vallë Koliqi kishte qenë pjesë e rrjetit të ndërtuar nga Karl Hass në Romë, me ndihmën e Gestapos?

Nje detaj shumë interesant që hedh dritë sado pak në këtë pikëpyetje vjen nga dëshmia e shkrimtarit Petro Marko. I arrestuar në Romë nga Gestapoja gjermane, Marko lihet i lirë ‘pas një telefonate të Ernest Koliqit”.

Petro Markoja shkruan në kujtimet e tij se “Ernest Koliqi e kishte ndihmuar në Romë, kur gjendej i arrestuar në burgun e Regina Coeli-it dhe priste të pushkatohej tek Fosse Ardeatine”. Fosse Ardeatine në fakt ishte vendi ku Gestapo Gjermane pushkatoi 355 civilë italianë, masakra më e madhe gjermane mbi popullsinë civile në Italinë e Luftës së Dytë.

Kjo masakër (së cilës i është kushtuar një Muze i rëndësishëm nga Qeveria Italiane) e tronditi rëndë popullatën e Romës duke përfshirë edhe personalitetet më të rëndësishme të kohës, të cilët ndërhynë pranë autoriteteve gjermane për të ndaluar vrasjet e civilëve. Vetë Papa ndërhyri pranë Mareshalit gjerman Keslinger, komandant i trupave gjermane në Itali për të shpëtuar të burgosurit.

Megjithatë 355 civilë u pushkatuan në Shpellat Ardeatine. Petro Marko duhet të ketë qenë me shumë fat që mesuesi i tij i dikurshëm i shpëtoi jetën. Por si mundi Ernest Koliqi të shpëtonte nxënësin e tij?

Duket se Kapiteni SS Karl Hass “miku i Koliqit që nga viti 1943” ishte një nga dy oficerët që ekzekutuan civilët Italianë në Shpellën Ardeatine. Për këtë krim të rëndë Gjykata Ushtarake e Romës e dënoi në moshën 92 vjecare.

Takimi i Koliqit me Shefin e Shërbimit Gjerman Schultz, sjell për lexuesin një
këndvështrim të ri krejtësisht të panjohur të këtij intelektuali shqiptar. Siç shihet nga ky dokument, në takimin e parë midis Koliqit dhe shefit të GIS-it nuk ka asnjë bisedë parimore, intelektuale apo patriotike ndaj çështjes shqiptare apo asaj kosovare.

Kërkesat janë sipas prioritetit:
1. një pagesë mujore 250 USD (rreth 2400 USD me të sotmet);
2. kërkesa e vagullt për një njohje politike të BKI;
3. kërkesa tjetër për një pagë mujore për çdo bashkëpunëtor, që ai sillte në tavolinë për interes të shërbimit gjerman. Ofrimi i tij si rekrutues për informatorë të tjerë rumunë, bullgarë e kroatë për llogari të shërbimit gjerman, hap një dritare të re për të parë me kujdes marrëdhëniet që Koliqi do të kishte me shkrimtarin Camaj.

Me të drejtë mund të pyesim: a ishte bashkëpunimi i tyre një bashkëpunim midis letrarësh apo Camaj u bë informator i Koliqit për shërbimin italian, ku Koliqi kishte vite i punësuar; për atë amerikan, i cili e konsideronte Koliqin një “fabrikë private letrash”; apo për shërbimin gjerman, me oficer kontakti ish-oficerin e SD gjermane Karl Hass?

Po sikur UDB-ja jugosllave, duke ditur kontaktet e Koliqit t’i kishte sjellë pranë një njeri të sajin, që do ta mbante atë nën kontroll? A ishte Koliqi një rekrutues informatorësh apo pa pasur dijeni kishte rënë në rrjetën e UDB-së? Për të kuptuar se në çfarë ujërash notonte Koliqi, le të lexojmë më poshtë se çfarë thotë kundër-zbulimi amerikan në raportin e tij për Karl Hass.

Alois EDER, një tjetër ish-oficer i shërbimit sekret gjerman SD ka një dosje interesante në arkivin e kundërzbulimit amerikan: i rekrutuar pas lufte nga amerikanët, EDER mbante lidhje me sovjetikët dhe kalonte materiale sekrete nëpërmjet Vjenës për GRU, shërbimin ushtarak sovjetik.

Por ajo që bie në sy në këtë raport të gjatë, është fakti se Karl Hass, miku i vjetër i Ernest Koliqit, ishte një agjent, i cili raportet politike të marra nga Koliqi mbi çështjet shqiptare, jo vetëm i nxirrte në treg për të siguruar blerës të mundshëm, por duket qartë se një prej klientëve të tij ishte shërbimi sekret sovjetik KGB.

A kishte dijeni Koliqi se raportet e tij binin në dorën e KGB-së, e cila me shumë gjasa i përcillte në Tiranë? Në dritën e këtyre dokumenteve me vlerë të madhe historike mund të shikojmë një figurë krejt tjetër të intelektualit Koliqi. Në këtë këndvështrim duhet parë edhe bashkëpunimi i gjatë i Koliqit me Martin Camajn, i cili pas ardhjes në Romë ishte një prej bashkëpunëtorëve me të ngushtë të tij.

Nuk ka asnjë dyshim se Koliqi ishte në qendër të një aktiviteti të rëndësishëm spiunazhi në Romë. Si informator i tri shërbimeve sekrete, si rekrutues si dhe kontribues i materialeve me interes të cilat i kaloheshin KGB-së sovjetike të paktën nga dy burime: Karl Hass dhe Alois EDER.

Të dyja këto personazhe naziste të lidhura me Koliqin ishin të përfshira në çështjen e Otto John-it, shefi i shërbimit gjerman të viteve ‘50 dhe arratisjen e tij në Bashkimin Sovjetik.

Në një letër të interceptuar nga amerikanët, lexohet shqetësimi që të dy këta agjentë gjermanë kanë nëse emri i tyre do të dalë në listën e informatorëve sovjetikë.

Qenia e Koliqit në këtë rrjet spiunazhi duhet parë në kontekstin e kohës. Në qershor të ‘53-shit, me gjithë operacionin e CIA-s për mbështetjen e kristian-demokratëve, ata humbën 43 vende në Parlament. E majta siguroi 218 vende, duke krijuar një gjendje paniku në zyrat e CIA-s, pasi sipas William Colby-t, shefi i ardhshëm i CIA-s, i përfshirë në operacionet sekrete në Itali “votat e përbashkëta të socialistëve dhe komunistëve mund t’i bënin ata forcën me të madhe politike në Itali”, (Operation Gladio: The Unholy Alliance between the Vatican, the CIA, and the Mafia).

Për këtë arsye amerikanët hodhën hapa konkretë. Një prej njerëzve të besuar të Allen Dulles (shefi i CIA) erdhi urgjent në Romë. Ishte Carmel Offie, një personazh mjaft enigmatik me origjinë italiane dhe bashkëthemelues i Komitetit “Shqipëria e Lirë”. Offie kishte operuar në Itali gjatë luftës, si pjesë e shërbimit sekret amerikan OSS. Pas 1945-ës kishte qenë pjesëtar në
Operacionin “Paperclip”, operacion që kishte të bënte me nxjerrjen e shkencëtarëve nazistë nga Europa dhe sjelljen e tyre në Amerikë.

Ai ishte edhe njëri prej oficerëve që u morën me krijimin e idesë së operacionit klandestin kundër Shqipërisë – Komiteti Shqipëria e Lirë – dhe sponsorizuesi kryesor i caktimit të Hasan Dostit në krye të saj. Njohës i mërgatës shqiptare në Amerikë dhe në Romë. Tashmë me një mision të ri, caktimin e një drejtuesi pro-CIA, për shërbimin e fshehtë ushtarak Italian “SIFAR”.

Me ndihmën e Shefit të Zyrës së CIA-s në Romë, Gerry Miller, dhe Ambasadorit Claire Boothe Luce, arritën të vendosin në këtë post gjeneralin Giovanni de Lorenzo. Prej këtej mori udhë edhe Operacioni i famshëm Gladio (manipulimi i zgjedhjeve të 1958) dhe ndërtimi i bazës sekrete të CIA-s në Sardenjë.

Në këtë kontekst mund të vendoset lidhja e Koliqit me Majorin nazist Karl Hass, i cili ishte ndërmjetësi i Shërbimit Sekret Gjerman dhe SIFAR-it. Përtej depërtimit të mërgatës politike shqiptare ka shumë mundësi që si jugosllavët ashtu edhe sovjetikët kërkonin burimet e tyre për të depërtuar në SIPAR. Hass, miku i vjetër i Koliqit, ishte një prej këtyre burimeve.

Ndërkohë, me kalimin e Camajt në Romë, emri i tij nuk del më në raportet e CIA-s. Të paktën në dokumentet e deklasifikuara deri më sot. A mos vallë amerikanët e kishin humbur interesin për letrarin shqiptar që vinte nga Beogradi? Camaj ishte tashmë jo vetëm një person i angazhuar në Mërgatën shqiptare të Italisë, por edhe Kryeredaktor i revistës kulturore “Shejzat”.

“Shejzat” ishin një bashkëpunim i ngushtë me Koliqin, duke i dhënë atij edhe emër në mërgatë; por duke pasur parasysh rolin e Koliqit në këtë periudhë shtrohet pyetja: cili shërbim sekret e ka financuar këtë revistë kulturore? Nga të dhënat e botuara pas viteve ‘90, në disa prej dokumentave të deklasifikuara del qartë se “Shejzat”, ashtu si edhe disa botime të tjera shqiptare, financoheshin nga një fond sekret i shërbimit amerikan i njohur si Exile Policy Division.

Me këtë informacion mbi botuesin e vërtetë të revistës kulturore “Shejzat”, do ta kishim shumë të vështirë të pranonim se amerikanët nuk e dinin se çfarë aktiviteti kryente poeti i ardhur nga Jugosllavia. Me mbështetjen e Koliqit dhe nëpërmjet “Shejzave” ai mund të operonte në të gjithë mërgatën politike shqiptare duke mbledhur informacion të vlefshëm.

Por pyetja me interesante është se ku shkonte ky informacion? Për gjermanët? Amerikanët? UDB-në apo, nëpërmjet miqve të Koliqit, për KGB sovjetike?

Në informacionin e mëposhtëm të siguruar nga Agjenti shqiptar “50” del se Camaj me kujdesin e Koliqit paguhej rregullisht edhe nga italianët. Lind pyetja përse italianët duhej të paguanin një refugjat shqiptar pa asnjë kontribut të njohur proitalian? Aq më shumë kur përkrah emrit të Camajt lexohet qartë emri Kol Bib Mirakaj, ish-Sekretari i Partisë Fashiste në Shqipëri, dhe Gjon Gjinaj, lider i një grupi agjentësh proitalianë që vepronin në Veriun e Shqipërisë?

Nëse Kol Bib Mirakaj i kishte shërbyer Italisë në periudhën e fashizmit dhe Gjin Gjoni në operacionet klandestine të viteve 49-59, me çfarë arsyetimi shpërblehej Martin Camaj?

E ndërkohë që Camaj zhvillonte aktivitetin e tij në Itali, “miqtë” e tij të dikurshëm të Sigurimit Shqiptar nuk e kishin harruar. Nëpërmjet raporteve të agjenturës shqiptare në Itali ne mund të ndjekim aktivitetin e Camajt, si dhe bindjen që Inteligjenca Shqiptare kishte për të, se ai vepronte për llogari të UDB-së dhe Inteligjencës Gjermane.

Zbulimi Politik Shqiptar e mbante nën vëzhgim duke siguruar të dhëna të hollesishme që nga adresa e banimit!po korrespondenca që ai kishte me persona të ndryshëm.

Po kështu të duket e pamundur që Koliqi, i cili kishte rekomanduar për Shërbimin Sekret Gjerman eksponentë të diasporës kroate, rumune dhe bullgare të mos kishte afruar edhe Camajn për llogari të Shërbimeve Sekrete që ai kishte bashkëpunim.

Për këtë, puna për nxjerrjen e “Shêjzat” i ofronte atij një mbulim të shkëlqyer. Ndërkohë nga një numër raportimesh që dërgonin agjentët shqiptarë nga Italia, mund të kuptohet se Revista “Shêjzat” e cila në fillesat e saja kishte shumë pak lexues, tashmë dilte me një tirazh prej 3500 kopjesh, një pjesë e mirë prej të cilave dërgoheshin në Jugosllavi, dhe përveç financimeve amerikane merrte edhe financime Italiane.

GJERMANI

Në vitin ‘61, Camaj vendoset në Mynih. Arsyeja e vërtetë e zhvendosjes së tij është e mjegullt. Megjithëse kishte vënë emër në qarqet albanologjike të Romës, ai lëviz drejt Milanos, ku lë Nina Bogdanovich Camaj dhe pak më vonë shkon në Mynih. Sigurisht një intelektual në kontekstin e kohës, kërkon të shikojë mundësitë më të mira për angazhimin e veprës së tij.

Roma, për kohën ishte një ambient me një mërgatë të konsoliduar. Arbëreshët në Jug të Italisë mbanin gjallë ende gjuhën shqipe. Revista “Shêjzat” me financim amerikan dilte rregullisht me disa nga penat më të mira të kohës. Camaj ishte i angazhuar në Universitetin e Romës, ku punonte së bashku me Koliqin. Ministria e Jashtme Italiane i paguante një rrogë çdo muaj për shërbime shumë të paqarta. Përse vendosi të drejtohej në Gjermani, ku nuk kishte një mërgatë të fortë shqiptare, as ambiente kulturore dhe as qarqe të rëndësishme të albanologjisë?

Në kontekstin e kohës, vitet ‘60 ishin vite kur shërbimet sekrete kryesore e kishin humbur interesin e tyre për Shqipërinë. Operacionet klandestine ishin zhvendosur në vende të tjera. Financimet ishin rrudhur shumë e Shqipëria nuk ishte më fushëbeteja e përplasjeve të shërbimeve sekrete. Ndërkohë emigracioni kosovar në Gjermani po bëhej një faktor në rritje.

Mos vallë lëvizja e Camajt për Gjermani kishte të bënte me interesimin e UDB-së për organizatat kosovare? Apo bashkëpunimi i Ernest Koliqit me ish-Shefin e SD gjermane Karl Hass i kishte hapur rrugë edhe Camajt për të qenë në kontakt me këtë Shërbim? Mbi këtë pyetje i rikthehemi përsëri informacionit që siguronte Zbulimi Politik Shqiptar për figurat e diasporës.

Pyetjet që lindin nga zhvendosja e Martin Camajt në Gjermani do të perpiqemi t’i analizojmë me disa dokumenta të deklasifikuara amerikane që vijnë nga një informator shqiptar i vendosur në Mynih.

Dokumenti më interesant, që sjell të dhëna të rëndësishme dhe dyshime mbi rolin e Camajt në Gjermani është një raport mbi figurën e Krist Malokit. Ky raport duket se është përgatitur nga një informator i cili operonte për llogari të zbulimit amerikan.

Krist Maloki ishte një ekonomist dhe studiues me nënshtetësi austriake ardhur nga Prizreni. Në rininë e tij njihte mjaft mirë E. Çabejn dhe L. Poradecin. I njohur në rrethet letrare të Kosovës dhe me kontakte të mira në Shqipëri, ai është vendosur nën vëzhgimin amerikan, me shumë gjasë si pasojë e raportimit të informatorit nga Mynihu.

Dokumenti i 29 dhjetorit 1966, përgatitur nga Shefi i Stacionit të CIA-s në Vjenë, dërgon një raport për dy departamente, Deskun Sovjetik dhe atë të Europës Juglindore. Ky raport përmbante një “Vlerësim zbulimor” për Prof. Krist Malokin. Të dhënat janë marrë në Mynih në nëntor 1966, dukshëm nga një person që e njihte mirë Malokin.

Po përse Krist Maloki është vënë në qënder të interesimit amerikan?

Nga ky pasazh kuptohet qartë se Maloki ishte vënë në vëmendje të zbulimit amerikan si një objekt operacional për të mbledhur informacion nëpërmjet Eqrem Çabejt për dy liderët komunistë shqiptarë. Po kush mundet ta ketë njohur Krist Malokin kaq mirë sa të dinte këto marrëdhënie midis këtyre dy personave?

Një pasazh na jep një profil të vagullt të burimit tonë. Informatori i Mynihut me gjasa nuk është gjerman dhe me sa duket duhet të jetë studiues/gjuhëtar i interesuar qartësisht për Kongresin Filologjik Ballkanik. Pra Informatori në Mynih ka botuar një libër në fushën e gjuhës shqipe më 1966, libër ky i blerë dhe arkivuar nga CIA. Me të drejtë lind pyetja: cili studiues ka botuar libër për linguistiken shqiptare në Gjermani me 1966? Nga një kërkim i thjeshtë del se “Albanische Wortbildung” është i vetmi libër që përmbush këtë kriter.

Interesante është përmendja e orientalistit të famshëm gjerman, Franz Babinger, në këtë raport. Një studiues i shkëlqyer me një varg veprash të botuara, Babinger kishte ardhur dy herë në Shqipëri. Po cili ishte ai shqiptar me banim në Mynih që e njihte Prof. Babingerin?

“Historiaku zâmadh i Universitetit të Münebenit, Prof. Franz Babinger, me 28 mars 1960 mbajti n’Universitet të Romës nji konferencë dituniplote mbi Konstantin Arianit Komnenin, pris shqiptar n’Itali”, kjo ishte hyrja e një artikulli në “Shêjzat” për leksionin e Babingerit, shkruar nga Martin Camaj.

Prof. Babinger ishte takuar në Romë që në 1960 me Martin Camajn, studiuesin dhe letrarin shqiptar që do të vendosej me banim në Mynih.
Por e dhëna më interesante për identifikimin e informatorit që raportonte nga Mynih për shërbimin sekret amerikan është letra e Camajt për mikun e tij seminarist në Romë, ku konfirmon se e njeh mirë Prof. Malokin, aq sa t’i kërkojë edhe një garanci për ta nxjerrë atë jashtë Jugosllavisë.

Megjithëse dikur Camaj i kërkonte ndihmë profesorit shqiptar, në dokumentin e CIA-s, me nota të holla cinike, informatori i amerikanëve duket se e ironizon profesorin e moshuar, i cili në atë kohë vuante nga një sëmundje e rëndë e syve.

Për ta përmbledhur analizën tonë mund të themi se hartuesi i këtij informacioni për një plan operacional në depërtimin e studiuesve shqiptarë për llogari të shërbimit amerikan në 1966 është i vendosur në Mynih. Nuk është ende shtetas gjerman. Ka studiuar në Universitetin e Beogradit në 1952, është i interesuar për linguistikën shqiptare, boton të vetmin libër linguistik për Shqipërinë në Gjermani në vitin 1966, njeh mirë Prof. Babingerin i cili udhëton në Shqipëri, ka raporte konfidenciale me Prof. Malokin dhe, megjithë sëmundjen e këtij të fundit, e propozon atë si një objekt me interes për të nxjerrë informacione nga Eqrem Çabej.

Në ndihmë të zgjidhjes së kësaj enigme na vjen një dokument i Zbulimit Politik Shqiptar, i cili nga një burim shumë i besuar me qendër në Angli, raportonte për Tiranën.

Kjo e dhënë e zbulimit shqiptar, si dhe dokumenti amerikan përputhen në detaje për të na dhënë konkluzionin e nevojshëm se Martin Camaj ishte burimi në Mynih që kishte lidhje operacionale me shërbimin sekret amerikan, duke propozuar edhe emra konkretë të studiuesve të njohur shqiptarë për këto operacione. Në veçanti Eqrem Çabej, për të cilin Sigurimi i Shtetit fillon një survejim edhe më të rreptë, me dyshimin se Çabej gjatë pjesëmarrjeve në konferenca ndërkombëtare, mund të vendoste kontakte me zbulimet e huaja.

Një dëshmi tjetër shumë interesante mbi marrëdhëniet Maloki-Camaj vjen nga një intervistë e zonjës austriake Maloki e veja e Krist Malokit, cila rrëfen se Camaj-Koliqi kanë pasur kontradikta me Prof. Malokin.

A ishin këto kontradikta mbi çështjen fonetikës së shqipes? Ekonomisë ku Maloki ishte ekspert i fushës? Gramatikës, drejtshkrimit apo diçka shumë më e thellë ka sjellë prishjen përfundimtare midis këtyre studiuesve?

Mos vallë Koliqi, rekrutues informatorësh për zbulimet e huaja, ka tentuar të fusë në lojën e shërbimeve sekrete të huaja edhe Prof. Malokin? Mos vallë refuzimi i Malokit është edhe shkaku i mosmarrëveshjeve të cilat ndoshta i sollën edhe humbjen e Katedrës së gjuhës shqipe në universitetin e Mynihut, për të cilën flet e shoqja e tij?

Megjithëse në analizën tonë u morëm në veçanti me figurën e Krist Malokit, nuk ka dyshim se burimi i informacionit nga Munihu ka qenë mjaft aktiv për një kohë të
gjatë, duke informuar edhe për emra të tjerë. Janë disa raportime ku puna e lavdërueshme e këtij burimi përmendet në raportimet e Zyrës së CIAs me qendër në Munih.

Në dokumentin e dates 12 maj 1966 në një raport të gjatë të CIA-s, ku stacioni i Munihut për Zyrën e Europës Juglindore, analizon mundësinë e penetrimit të shërbimit sekret shqiptar ndaj emigracionit, të bie në sy edhe nje pasazh i shkurtër. Megjithëse me emrin e fshirë, mund të themi se Stacioni i Munihut i referohet burimit tonë. Dokumenti në fjalë është një përmbledhje e personalitetit te Malokit, por edhe të disa shqiptarëve të tjerë.

CIA duket se interesohet për të gjitha personalitetet e mundshme dhe burimi yne i Munihut ka përgatitur një raport për disa prej tyre, ku përveç Krist Malokit, i cili për hir të së vërtetës ka qenë në listat e CIA-s që në fillimet e viteve 50 si njeri që vëzhgohej, burimi ynë informon edhe për një tjetër shqiptar, arkitektin Hajdar Kërçiku nga një familje e njohur tiranase, i cili kishte studiuar në Vjene dhe ishte vendosur ne Graz pas një refuzimi të autoriteteve amerikane për emigracion në SH.B.A.

Kërçiku, i cili kishte familjen në Tiranë, kishte marrëdhënie shumë të mira me Ambasadën Shqiptare në Vjenë, dhe për këtë arsye ishte në listën e njerëzve të survejuar nga ana e amerikanëve.

Megjithëse ky operacion nuk u finalizua, me interes është fakti se Zbulimi Sekret Shqiptar ishte i bindur se Camaj ishte informator i UDB-së.
Një tjetër e dhënë me mjaft interes është dëshmia e një personazhi të njohur Kosovar, si Jusuf Gervalla.

A mos vallë Gervalla, i cili u vra në antentat nga Shërbimet Sekrete Jugosllave, dinte më shumë se ato që shkruan? Camaj në letrën e tij më 1957, ankohej që qarqet kosovare nuk e donin. Përse vallë? Mos ndoshta martesa me një shtetase serbe kishte prekur sentimentet e kosovarëve? Apo prania e Camajt ne Radio Beogradi dhe anëtarësimi në Komitetin e Prizrenit, një organizatë spiunazhi e UDB-së, e kishin bërë figurën e tij mjaft të dyshimtë? Për të gjitha këto pyetje ndoshta me hapjen e arkivave në Beograd do të mësojmë më shumë.

Për aktivitetin e Martin Camaj në fundin e viteve 80-të ka disa dëshmi mjaft interesante, të cilat në këtë analizë na bëjnë të ngremë disa hipoteza.

Fundi i këtyre viteve kishte pasur një zbutje të detyruar të autoriteteve komuniste shqiptare, të cilat shikonin me shqetësim ngjarjet në Europën Lindore. Disa studiues shqiptarë ishin lejuar për të studiuar në Universitetin e Mynihut, ku sigurisht emri i Martin Camajt ishte i njohur për ta. Nga dëshmia e disa prej këtyre studiuesve mësohet se gjatë takimeve që Camaj bënte me ta “Bisedat e gjata dilnin jashtë kornizës së linguistikës apo interesimin e përgjithshëm ndaj Shqipërisë”.

Pyetjet për personalitetet e politikës dhe kulturës shqiptare të kohës si dhe mbështetjen e tyre politike për regjimin që po rrëzohej kanë vënë në dyshime bashkëbiseduesit e tij, të cilët edhe pas gati 30 vjetësh i kujtojnë ato si “biseda shumë të çuditshme për një profesor të gjuhësisë”. Këto biseda të asaj kohe të vendosura në kontekstin e kësaj analize na bëjnë të besojmë se Martin Camaj edhe në fundin e viteve 80 fillimin e viteve 90 vazhdonte aktivitetin e tij në dobi të zbulimeve të huaja që kishin interes për Shqipërinë.

EPILOG

Martin Camaj vdiq në 12 Maj 1992. Pas rrëzimit të komunizmit në Shqipëri Martin Camaj nuk mundi të vizitonte përsëri vendlindjen. Dosja për vëzhgimin e tij vazhdoi deri në vitin 1992, ku mund të thuhet se materiali i pakët është tejet joprofesional duke nënkuptuar se Kundërzbulimi Sekret Shqiptar kishte humbur shumë nga shkëlqimi i dikurshëm.

Veprat e Martin Camajt, dikur të ndaluara, tashmë janë botuar gjerësisht në Shqipëri; megjithëse sipas specialistëve të fushës, shkrimet e tij kanë vlerë letrare, por nuk janë letërsi antikomuniste.

Kapiten Fadil Kapizysi, oficeri i Sigurimit të Shtetit që rekrutoi Martin Camajn, kaloi në detyra të ndryshme dhe më vonë u ngrit në detyrë deri në rangun e Zv. Kryetarit të Hetuesisë së Përgjithshme. I përfshirë në disa procese të rëndësishme të periudhës komuniste, më i rëndësishmi prej të cilëve ishte ai kundër klerik katolik në Shkodër.

Ernest Koliqi vdiq në Janar 1975 në Romë. I konsideruar si një personalitet i rëndësishëm i letrave shqipe u varros nga mërgata shqiptare e Romës. Figura e tij letrare është trajtuar veçanërisht nga intelektualët kosovarë dhe më pak në Shqipëri. Për ironi të historisë ndër medaljet që janë akorduar për të, është edhe Medalja e Artë e Lidhjes së Prizrenit.

Krist Maloki vdiq në nëntor 1972 nga një sëmundje e pashërueshme. Vitet e fundit i kaloi në verbëri të plotë. Nuk mundi të vinte në Shqipëri siç kishte dëshiruar në fundin e karrierës së tij. Vepra e tij njihet shumë pak në Shqipëri dhe më shumë në Kosovë.

Dom Lazer Sheldija: Miku i Martin Camajt që nga koha e studimeve në Beograd. Vendoset në Romë në një seminar jezuit të propagandës FIDE. Konsiderohej njeri i afërm nga Camaj dhe ishte personi të cilit i’u drejtua për ndihmë me letrën e tij nga Beogradi. Nga Roma, Lazer Sheldija emigroi dhe jetoi për mbi 10 vjet në Argjentinë dhe Brazil, dhe më pas u vendos në Kaliforni dhe New York.

Sipas gazetës New York Times (28 shtator ‘88), Prifti Sheldija ishte gjetur në banesë i torturuar dhe më pas ishte ekzekutuar me një plumb në kokë. Policia amerikane arrestoi për këtë vrasje dy shqiptarë, që i lëshoi për mungesë provash. Vdekja e tij ka mbetur mister.

I çuditshëm është një pohim i Martin Camajt për vrasjen e mikut të vet që nga kohët e emigracionit në Beograd “Jam i bindun se edhe në vrasjen e Dom Lazrit ka gisht SIGURIMI! Po qes nji shembull fort sistematik” (Martin Camaj letër për Gjon Sinishta München, 27 mars 1991 botuar nga B.Demiraj)

Në letrën në fjalë nuk ka asnjë shpjegim se përse Martin Camaj mendonte se Dom Lazri u vra nga Sigurimi i Shtetit. Të duket shumë e çuditshme që një prift katolik i larguar shumë herët, me aktivitet fetar në Amerikën Latine dhe me një aktivitet periferik në emigracionin e New Yorkut, të vritej nga Shërbimi Sekret Shqiptar. Aq më pak në fundin e vitit 1988 ku Shërbimi inteligjent shqiptar nuk kishte as motiv dhe as mundësi për të bërë një atentat të tillë ndaj dikujt që nuk kishte aktivitet të dukshëm kundër regjimit. Mos vallë Martin Camaj dinte dicka më shumë për arsyet e vërteta të vrasjes së Pater Lazer Sheldisë?

Karl Hass, vdiq në Prill 2004 në një shtëpi të moshuarish në Romë. U dënua me burgim në 1998 nga një Gjykatë Ushtarake e Romës për rolin e tij në vrasjen e 355 robërve italianë në Shpellën Ardeatine. Dëshmitar i drejtësisë italiane në gjyqin e nazistit Erik Priebke në 1992, ndryshoi dëshminë duke refuzuar të dëshmonte kundër mikut te tij nazist.

Pader Daniel (Mark) Gjecaj vdiq në Gusht të 2002 në Romë. Mik i afërt me Ernest Koliqin ku bashkëpunoi për revistën “Shêjzat”. Kontribuoi në botimin e një sërë veprash të klerit katolik shqiptar. Redaktor përgjegjës ne Radio Vatikan për emisionet shqip. La pas disa dorëshkrime në shqip. Përfshirja e tij në Komitetin e Prizrenit nuk është shpjeguar asnjë herë nga biografët e tij.

 

 

 



54 Comments

  1. Mos hani mut shumë me Camajn e Koliqin, por shikoni enver hoxhën, fatos nanon e edvin halenë që bashkëpunuan e sponsorizuan edhe copëtimin e Kosoves, në 1943 deri sot me shëngenin ballkanik , coptimine kufijve, taksën e rugës së kombit e sa të tjera që nuk i dijmë.

    Ju hale që mbroni tezën e agjentëve, çfarë mut historiae keni bërë, agjent të kujt kan[ë qeneë.

    Shqipëria u krijua si shtet i pavarur, pikërisht nga Austria, Italia e gjermania, e të rruash marëdhëniet me shtete që kontribuan në formimin e shtetit shqiptar është njëmijë herë më mirë se të forcosh lidhjet politike, ekonomi e tj etj me ARMIQTË SHEKULLORË të shqiptarëve që janë SERBIA; GREQIA DHE RUSIA:

        1. Sali serbi nuk ka te krahasuar me asnje .Eshte krimineli me i madh qe ka nxjerre Shqiperia ndonjehere.I pabese ,i pafytyre ,kriminel,hajdut ,i poshter, mashtues ordiner dhe vrases.
          Do vij dita qe ky mortje do iki dhe ke per te pare se çfare feste do bejne shqiptaret kudo qe ndodhen .

          1. ti vërtet qenke idiot!!

            DR sali Berisha ua shkërdheu kurvat komuniste.

            Ju këlyshët e komunistëve dhe komunistët e vjetër, mutin ia keni ngrënë, po ia hani dhe do të vazhdoni tia hani.
            Ju jeni e shkuara e dështuar e genocidiste e kombit shqiptar.

    1. SHERBIMET.....edhe murret kane vesh e degjojne, edhe gurret kane sy dhe shikojne! thotë:

      Tre kokekuqet helmues, vellezirit tare, jane argatet besnik, te rame drogaxhiut;
      1- agron (me preudonimin genti) ish-konsull i pergjithshem ne Stamboll, koka e trafikut te drogave Shqiperi-Turqi (sebashku me ish-ambasadorin atje, genti gazheli, tani drejtor i pergjithshem i Alb-Petrolit), e larguan sepse filloi hetimi i autoriteteve turke dhe ishte ne prag te arrestimit, e sollen ne Tirane dhe e bene drejtor te pergjithshem te autoritetit portual Durres. Gjate kohes se drejtorllekut, te “kuqos”, kokaina, sillej me tone, ne kontinier bananesh, e hoqen sepse shish dhe nderkombetaret i pergatiten dosjen NR.2, si trafikant droge. Tani e kane emeruar zv/minister, ne MEPJ.
      2- auron ose hajduti i artifakteve te Butrintit, ka qene drejtor atje, me shume bema dhe dosje, e larguan dhe e emeruan drejtor te agjensise se bregdetit, vazhdon qe te vjedhi haptazi me bekimin e ramehajdutit.
      3- igli, gjasme drejtor sportiv i nje klubi futbolli ne Itali, klub i njohur per lidhjet e tij me mafien, ku hajduti rama, eshte aksioner kryesor i fshehte (ka investuar nje pjese te parave te vjedhura, te krimit, korrupsionit, ppp, koncesioneve, droges etj. tek ky klub). Kokekuqi igli, vjen 3 here me aeroplan carter, gjate kohes se pandemise, ne Shqiperi, kur hapesira ajrore ishte e mbyllur. Kodi i fluturimit, mbrritja-kthimi, nr. avionit, personat, malli qe transportuan, nuk regjistrohen fare, nga autoriteti ajror, detyrim ligjor, cdo shkelje sado e vogel (si p.sh. mosrakordim oraresh), perben veper penale, kjo qe kane bere banditet e ramehajdutit, eshte cmenduri dhe idiotizem ridhjerrsash analfabet qe se kane idene se gjurmet e lena ne radar nuk fshihen edhe po te tentohet fshirja ato fare kollaj rikthehen sepse jane te ruajtura diku…. Pune analfabetesh me diploma fallso, te marra neper unikristalet e soros, ne bote. Gojet e liga thone se kokekuqi tare, me keta avione, ka transportuar drejt Italise, parate dhe floririn e vjedhur, shqiptareve, nga vampiri rama.

    2. Se ca problemi ka qe keto dy figura te shquara shqiptare paskan bashkepunuar apo punuar me sherbimet amerikane e gjermane, nuk e kuptoj! Ne nuk i dime rrethanat personale te tyre dhe nuk mund te spekullojme. Ato kane menduar se bejne dicka te mire per vendin, lirine. Gjithesesi, i takoj e te kaluares.

      Tarja te gerrmoje pas 90 e deri sot se ke bashkepuntor ka pergatitur e ngritur ne pushtet sherbimi amerikan apo gjerman…. per ate italan no problem, te pyse Boleinon

    1. Doli dhe ky shoku ngushte i Rames qe i sherben shefit nga mengjesi deri ne te pagdhire e qe po behet si beu i Tepelenes dhe sarandes qe po blen hektare pafund e po nderton kulla guri pafund

      1. Dua të them shkurt: Edhe Adem Demaçit fëmijët ja çuan në universitet në ishJugosllavi. Nuk e kuptoj pse letërsia e Camajt duhej të ishte antikomuniste,pasi vetëm njerëz të ulët si shumë “shkrimtarë” të realizmit socialist mund të frymëzohen nga urrejtja. Keni vendosur shpesh fjalinë e dyshimtë:”duhet të ketë qënë…” gjë që e bën këtë artikull pothuaj të pa vlerë. Si ka mundësi këta “agjentë” të kishin kohë të shkruanin aq shumë dhe të bënin edhe kryevepra në shqip?! Jam i lumtur dhe krenar që Koliqi paska patur aq autoritet dhe ka shpëtuar P.Markon sepse nuk do kishim “Hasta la vista”,”Nata e Ustikës”,”Fantazma dhe plani tre plus katër”etj. E fundit dihet kush janë bashkpunëtorët e komunistëve shovinistë jugosllavë dhe mos u përpiq të gjesh të tjerë kot dhe mos vazhdo rrugën e tyre të ndyrë në persekutimin dhe poshtërimin e katolikëve shqiptarë që janë ajka e dijes dhe kombëtarizmit. Të paktën sill ndonjë fakt.

  2. Të bashkëpunosh kundër komunizmit nuk është tradhëti, përkundrazi është qëndrimi më i drejtë, më burnor e më i ndershëm.

    Të bashkëpunosh me serbët në 1941, të cilët vetëm 30 vjet më parë të kishin rrëmbyer gjysmën e tuallit shqiptar, kjo është tradhëti.

    Dhe tani këlyshët e babllarëve tradhëtarë akuzojnë njerëz të lartë me punën e veprën e tyre për tradhëti.

    Këlyhët e komunistëve janë njëlloj si prindërit e tyre, kriminelë dhe injorantë. edhe ky mut tarja, që bën copy paste dokumenta është një këlysh komunist.

    1. Dua të them shkurt: Edhe Adem Demaçit fëmijët ja çuan në universitet në ishJugosllavi. Nuk e kuptoj pse letërsia e Camajt duhej të ishte antikomuniste,pasi vetëm njerëz të ulët si shumë “shkrimtarë” të realizmit socialist mund të frymëzohen nga urrejtja. Keni vendosur shpesh fjalinë e dyshimtë:”duhet të ketë qënë…” gjë që e bën këtë artikull pothuaj të pa vlerë. Si ka mundësi këta “agjentë” të kishin kohë të shkruanin aq shumë dhe të bënin edhe kryevepra në shqip?! Jam i lumtur dhe krenar që Koliqi paska patur aq autoritet dhe ka shpëtuar P.Markon sepse nuk do kishim “Hasta la vista”,”Nata e Ustikës”,”Fantazma dhe plani tre plus katër”etj. E fundit dihet kush janë bashkpunëtorët e komunistëve shovinistë jugosllavë dhe mos u përpiq të gjesh të tjerë kot dhe mos vazhdo rrugën e tyre të ndyrë në persekutimin dhe poshtërimin e katolikëve shqiptarë që janë ajka e dijes dhe kombëtarizmit. Të paktën sill ndonjë fakt.

  3. Po c´vlere kane keto ´´zbulime´´ historike nga ky rilindasi Auron Tare?

    Sigurisht qe do mbeshteteshin tek dikush qe ndihmonte kausen e tyre, qe ishte permbysja e komunizmit.

  4. Basha premtoi në Devoll se në takimin e parë që do të ketë me presidentin Trump do t’i flasë atij për prodhimet e tyre bujqësore dhe konkretisht për qepët trangullin prasin kungullin etj.

  5. duhet hapur debat serioz mbi kete teme. Ndreca duhet ta kundershtoje Taren me fakte e argumenta e jo kshu kot ne ajer se nuk i pelqen. Sduhet te kemi turp e te fshihemi nga e verteta. Ndaj per kete duhet hapur debat publik, te paraqiten faktet nqs kane qene apo jo realisht nen sherbimin e CIA apo UDB

    1. O “konkreti” !
      Konkretisht në këtë shkrim thuhet se nuk ka asnjë fakt që Martinaj e Koliqi kanë bashkëpunuar me UDB, por Tare i sojit komunist, akoma vazhdon me mendjen enveriste që të bashëpunosh me demokracinë perëndimore e SHBA, qenka tradhëti ndaj atdheut ????????
      Atëhere i bie që shumica e popullit shqiptar që përmbysi diktaturën enveriste në fillim vitet 90 e gjithë politikanët e djathtë që krijuan parti opozitare me ish PPSH, apo qoftë edhe shumë ish komunsitë që dënuan regjimin diktatorial enverist, të gjithë paskan qenë “tradhëtarë të Shqipërisë” e “agjentë të imperializmit amerikan” e veç Tare komunisti paskej ngelur patriot.
      Po mirë fashizmi italian e nazizmi gjerman na pushtuan për disa vite, dhe e luftuam edhe ne me takatin që kishim, sëbashku me SHBA e vendet e tjera europiane, po meqë është fjala për “agjenturë të CIA-s”, kur paskemi qenë të pushtuar ne nga SHBA ?
      SHBA na ndihmoi para 100 vitesh që Shqipëria të njihej si shtet i opamvarur e pas 100 vitesh që kosova të fitonte pamvarësinë e saj nga Serbia. Por nëse shumë shqiptarë antikomunistë paskan “bashkëpunuar” me CIA-n amerikane që Shqipëria të çlirohej nga një diktaturë kriminale staliniste e një qeveri kuislinge të Jugosllavisë, BS e deri Kinës në Azi, atëhere përse duheshkan quajtur agjentë tradhëtarë të Shqipërisë e jo heroj të saj, siç u quajtën herojtë e UÇK që bashkëluftuan me NATO- për të çliruar Kosovën ?.
      Këto gërmimet që bën ky skuthi komunist Tare për të gjetur “adjentët” e CIA-s amerikane, a nuk do të bënte më mirë që ti bënte për të gjetur varret e bashkëpuntorëve më të ngushtë të diktatorit Enver Hoxha, që pasi i pushkatoi me akuzën “agjentë të imperializmit amerikan e social imperializmit sovjetik”, sot e kësaj dite nuk dihet se ku janë. Kurse vetë ka qenë agjent i gjithanshëm, që nga Parisi në Bruksel e deri në Beograd, Moskë e Pekin
      Po e mbyll me fjalët që ja kam drejtuar edhe një herë këtij Tares.
      Gërmo, gërmo Tare se bishtin e qenit do të gjesh.

    2. Nga 50 e deri ne 92, punet e Ballkanit, vecanti te Shqiperise, CIA ia kishte deleguar UDB ne te cilen bashkepunonte fort. Futja pordhes tani ishte pro sllav apo ca!

  6. Graham Greene shkrimtar i madh anglez ka qene ne sherbim te MI6. Nuk besoj qe Camaj dhe Koliqi te kene qene te rekrutuar nga Sigurimi i Shtetit, teper e sajaur nga djali i nje kapterri te klubit Partizani Isa Tare. Zoti Andi Bushati nuk ka pse ti referohet Auron Tares pasi z. Mehdi Bushati ka qene per disa vjet Drejtor i Sigurimit te Shtetit dhe ai i di mire ke ka patur agjente te klasit pare. Ky quhet cross-examination ne sherbimet sekrete.

  7. auron kari , ske tager ti te vesh shenjen e barazimit ne kete situate , ajo partia jote dhe e atij babait tend idiot kosmik ka aq shyme gjynahe sa nuk i ngeli nje debili si ty te besh pacifistin , more vesh hajvan familjar

  8. E lexova pdf e Tares. E mire pregatitur dhe e dokumentuar. Nuk ka vend per sensitivitet mesjetar historia eshte ajo qe eshte, bazohet ne fakte dhe ne hulumtim. Nje pergezim per Taren per punen dhe vazhdo perpara. Ska asnje dyshim qe kane qene te UDBse si qysh e tek apo motivet qe i shtyne ate ta zgjidhin keta qe meren me vrasje karakteri.

    1. Po ti koqe, pse nuk lexon Camajn e Koliqin, që janë elita e mendimit intelektual shqiptar, po lexon këtë koqen binjake tënden, dmth taren, këlysh komunisti?

      1. Preferoj Kasem Trebeshinen.

        E dyta nuk po shaj letersine e tyre mund te kene qene letrar te pashoq, po te qenit letrar te pashoq nuk i perjashton nga te qenurit UDBist, pasi jeta eshte ecuri ngjarjesh nuk permblidhet me nje liber qe kane bere. Sic prsh as nuk perjashton Gjergj Fishten nga te qenurit fashist, meqe e permendi Xixa me poshte besoj si lexues i rregullt i letersise dhe historise i ke lexuar fjalimet e Fishtes ne Akademine Mbreterore apo jo? Apo Kadarene nga te qenurit i hipokrit i peshtire. Te permenda Kasem Trebeshinen me siper, Kasemi eshte mbase shkrimtari me i mire qe ka patur ndonjehere vendi, njekohesisht “ofendon” dhe Skenderbeun qe shumekush seshte dakort. Njeriu ka nuanca nuk eshte bardh e zi, mund te jene gabim diku, drejt diku tjeter kete duhet te paraqese nje shkence e mire historie. Pastaj cfare heronjsh mbajme ne zemer ne e si i peshojme keto gabime eshte tjeter histori, ca gabime jane te pafalshme sic eshte te qenit UDBist.

        Ne fund pak rendesi ka a jam kelysh komunisti apo marksist i rregjur une, ose a eshte Tarja, ne histori dokumentacjoni i vertete flet. Por nqs preferon te jetosh me koken ne bythe atehere zgerdhiu te te bejne dhembet drite mbase sheh c’felliqsira nxjer nga goja.

        1. Interpretimi i dokumentacionit sipas interesave politikë nuk është histori, por përdorim për interesa të një grupi apo ideje të caktuar.

          tare komunisti i interpreton dokumentet dhe del në përfundime sipas dëshirës.

          Por edhe nqs kanë bashkëpunuar me CIA-n, kundër komunizmit kanë bërë detyrim patriotik, sepse komunizmi ishte e keqja më e madh, jo vetëm për shqiptarët, por për mbarë njerëzimin.

          1. Nuk kane bashkepunuar me CIAn por me UDBne. Ky dhe problemi.
            Tjetra nuk mund te spekulosh mbi motivacjonin e tjetrit ne ajer sepse nuk te pelqen konkluzjoni qe nxjer, pavarsisht se nuk na pelqen orjentimi politik i njerit apo tjetrit. Tare i ka nxjere dokumentat qe ka, jane dokumenta qe ka CIA per keta te dy, dhe ato po citon, po citon cfare thote CIA per keta. Citimet e dokumentave te sherbimit tone i ka vetem aty ku perputhen me ato te CIAs dhe jo per baze. Lexoje dokumentin.

          2. Për patapapa, ora 21:48.
            Dokumentet e tare komunistit nuk janë për Koliqin, vetëm për Camajn.

            Ti që pretendon se e kishe lexuar në Pdf, ia paske futur me vrap leximit sikur je kënaqur sepse përdor foljen “kanë” .

            Tare nuk po citon, edhe komunistët shkëpusnin fragmente që u interesonin dhe i interpreton sipas interesit për të kompromentuar njerëzit.

            Po të jap një argument nga PDF e tares

            Camaj kishte nënshkruar bashkëpunimin me sigurimin në MAj 1948, në tetor ishte aratisur.

            Unë e komentoj kështu:

            1- Firmosja është bërë nën presion.
            2-Për 6 muaj pasojat e këtij bashkëpunimi kanë qenë 0, pra nuk u ka shërbzer komunistëve, sepse po ta kishte bërë nuk do të aratisej,

            E po të analizohet me paanshmëri shkrimi i tare komunistit, shikohet qartë tendenca për të përlyer dy personalitete të lartë të kulturës shqiptare, që mund të bëhet për dy arësye:

            Për bindjet komuniste të Tares
            Për të denigruar shkrimtarët e Veriut, që në atë kohë, por edhe sot përbënia elitën intelektuale të Shqipërisë, ndryshe nga periudha komuniste që nuk lejoi krijimin e një shtrese intelektualësh të pavarur nga komunizmi.

            Nuk e di a e kupton termin “citim”? më duket se e ngatëron interpretimin me citimin.

            Citimet e tares ishin në shqip. të japë origjinalin sipas gjuhës që ka origjinali.

            Mos hy të mbrosh historianët komunistë, se nuk i bën nder vetes, sepse ti kam lexuar dhe pëlqyer, shumë nga komentet që ke bërë në këtë portal apo te syri.

        2. Gjergj Fishta fashist!!!!!

          Kasem Trebeshina!!!!!!! themelues i sigurimit të shtetit.

          Prandaj të paska pëlqyer tare kokëloqja, që po të ishte historian, i mëshonte profesionit e nuk i kacavirej politikës.

    2. Kur lexove pdf e tare komunistit, a e lexove emrin e Dushan Mugoshës si gjeneral i lartë i sigurimit jugosllav?

      A e di ti që ky Mugosha ka qenë frymëzuesi i komunistëve shqiptarë e se Enver Hoxha e Mehmet Shehu etj zbatonin urdhërat e tij.

      Po atëherë pse nuk quhen bashkëpuntorë të UDB hosha e shehu, por quhet Camaj, që ka qenë i detyruar për shkak të rrethanave të ketë, ndoshta një lloj bashkëpunimi të detyruar, sepse po ta kishte me dëshirë, nuk do të kërkonte të largohej nga jugosllavia.

  9. Dy korifejte e letersise qe po ua perfolin te kaluaren si agjente te UDBse, apo CIAs, qe ne vetevete keta shkruajtesit gjoja te historise m me kopie si zanatcinj, duhet te dine vetem nje gja,,,,, ata ishin pasardhes te FISHTES te madh, dhe ai qe e ka lexu e kuptu ate veper, kurre nuk do ish ba spiun Serb, apo agjent i CIAs, , Shembuj mund te na gjeni per justifikim, por historia e veprave te tyre anti komuniste eshte me e madhe se cdo pas histori te shkrojtura per qellim dashakeqes. Nese eshte kaqe e rendesishme zbulimi gjoja, se na paskan qene agjente, edhe faktet qe Tare rremihesi ka brenda shpifje e interpretim.Keta, apo kopijuesi i letrave , gjoja arshivore, duhet te na e faktoi me fakte, me qe po na e quajne si historike, keta korifej, kane ndonje firme, apo dokument te kompromentimit te tyre ne kete rruge qe thote autori?_ E ne se nuk ka dokument origjinal te firmosur nga keta kollose, qe pranijne bashkepunimin me CIAN, apo UDBne, letrave qe shkruhen, anonime, e berje biografishe nga tinezare anti kombetare, qe duan te rrezojne korifejt, jane po keta qe sot i kane bere te tereve biografite si bashkepunetore te ish sigurimit fame keq. Pra, jemi ne nje situate, ku ishet, e perpunuesit e biografive jane ne aktivitet, e qe ndihet ne cdo fushe te jetes e ekonomise, keta jane bijte e isheve kriminele, e trashegimtare zorraxhinj qe akoma kane semundjen, e mendimit te sundimit komunist, por me forme e kostum tjeter.

  10. Keta jane lindur per te -Baltosur-
    si dikur -eterit e tyre-
    keta jane lindur per te vrare dhe burgosur
    prape sot i meshojne kesaj -mynxyre-

    te hedhesh llum dhe balte mbi keta kolose
    qe i dhane jete leterise
    dote thote ore njerez
    ku eshte fundi i marrezise

  11. Spiunet jane njelloj edhe Konica nga Konica ishte spiun i Austriakeve me vone u be edhe me italianet.
    Spiuni nuk pyet per politike ,thjesht eshte spiun shqiptar.

  12. Tare, ky Vigan Liberator!
    Se shpejti pritet botimi tjeter i Tares, FAN NOLI FANARI I VETEM I SOCIALIZMIT NE BOTE!

  13. SHERBIMET.....edhe murret kane vesh e degjojne, edhe gurret kane sy dhe shikojne! thotë:

    Tre kokekuqet helmues, vellezirit tare, jane argatet besnik, te rame drogaxhiut;
    1- agron (me preudonimin genti) ish-konsull i pergjithshem ne Stamboll, koka e trafikut te drogave Shqiperi-Turqi (sebashku me ish-ambasadorin atje, genti gazheli, tani drejtor i pergjithshem i Alb-Petrolit), e larguan sepse filloi hetimi i autoriteteve turke dhe ishte ne prag te arrestimit, e sollen ne Tirane dhe e bene drejtor te pergjithshem te autoritetit portual Durres. Gjate kohes se drejtorllekut, te “kuqos”, kokaina, sillej me tone, ne kontinier bananesh, e hoqen sepse shish dhe nderkombetaret i pergatiten dosjen NR.2, si trafikant droge. Tani e kane emeruar zv/minister, ne MEPJ.
    2- auron ose hajduti i artifakteve te Butrintit, ka qene drejtor atje, me shume bema dhe dosje, e larguan dhe e emeruan drejtor te agjensise se bregdetit, vazhdon qe te vjedhi haptazi me bekimin e ramehajdutit.
    3- igli, gjasme drejtor sportiv i nje klubi futbolli ne Itali, klub i njohur per lidhjet e tij me mafien, ku hajduti rama, eshte aksioner kryesor i fshehte (ka investuar nje pjese te parave te vjedhura, te krimit, korrupsionit, ppp, koncesioneve, droges etj. tek ky klub). Kokekuqi igli, vjen 3 here me aeroplan carter, gjate kohes se pandemise, ne Shqiperi, kur hapesira ajrore ishte e mbyllur. Kodi i fluturimit, mbrritja-kthimi, nr. avionit, personat, malli qe transportuan, nuk regjistrohen fare, nga autoriteti ajror, detyrim ligjor, cdo shkelje sado e vogel (si p.sh. mosrakordim oraresh), perben veper penale, kjo qe kane bere banditet e ramehajdutit, eshte cmenduri dhe idiotizem ridhjerrsash analfabet qe se kane idene se gjurmet e lena ne radar nuk fshihen edhe po te tentohet fshirja ato fare kollaj rikthehen sepse jane te ruajtura diku…. Pune analfabetesh me diploma fallso, te marra neper unikristalet e soros, ne bote. Gojet e liga thone se kokekuqi tare, me keta avione, ka transportuar drejt Italise, parate dhe floririn e vjedhur, shqiptareve, nga vampiri rama.

  14. listën e të deleguarve në zonat kryesore në vend ku vihet re një dominim emrash i atyre që kanë qenë pjesë e qeverisjes “Berisha” në nivel ministrash si Genc Pollo, Florion Mima, Flamur Noka, Aldo Bumçi, në nivel zv-ministrash Alfred Rushaj, Jorida Tabaku, Avenir Peka, Bardh Spahia, në nivel drejtorësh të rëndësishëm si Sait Dollapi, Arben Ibro, Ervin Minarolli e emra të tjerë sërish në kohën e qeverisjes “Berisha” si Xhemal Gjunkshi, apo Arben Kashahu.

    Në listën e të deleguarve është përfshirë edhe financieri i PD-së, Ilir Dervishi, një nga dy emrat që ka firmosur kontratat e lobimit të Partisë Demokratike në 2017, O shpellkare e cecene te lapsit me ne krye lepirsin ekselent xixa shkoni votoni ne pd

    1. O idiot, po vjet në zgjedhjet e 30 qershorit që ishi vetëm ju kandidatë sa ishte përqindja e pjesëmarësve? 15 %, e ti mutpretendon se rrilindja akoma ka mbështetje. Po parazitët si ti do të mbështesin edhe PD kur të jetë në pushtet.

  15. Dhe sot unë po bëj publike numrin e dosjes së Edvin Ramës të dënuar në Paris, në vitin 1993, që është AL.1961138/A.

    Ndaj sot unë i bëj thirrje Prokurorit të Përgjithsëm që ti kërkojë Ministrisë së Drejtësisë Shqiptare, të bëjë identifikimin e numrit të dosjes së Edvin Ramës, të cilin unë e akuzoj si njeri që është burgosur në Paris për vjedhje të ikonave.

    Ti merren gjurmët e gishtave me emrin Edvin dhe t’ia dorëzojë Ministrisë së Drejtësië franceze dhe jo policisë franceze.’

  16. Historia eshte shkence. Historia nuk eshte propogande partie, ideologji apo apo nacionaliteti, aq ma teper histeri turmash. Koha e historiografise komuniste ka mare fund. Kur historia perdoret nga politika kthehet ne nje pacevure. A kane qene keta personazhe te shquara te letersise shqiptare dhe shume te tjere agjenta te sherbimeve te huaja apo te sigurimit shqiptar? Le ti pergjigjime analizave te dokumentave faktike me dokumenta, e pastaj te analizojme se kush, ne çkushte, per çqellim, per cfar arsye, e ne çfare konditash u be bashkepuntor me agjenturat e ndryeshme. Vetem keshtu do jemi objektiv ne gjykimin moral politik qe vazhdon te mbizotoroj akoma ne shqiptari. Ne histori duhen te marin fund shprehjet subjekteviste te autoreve te ndryshem si, tradhetar, shiti, bashkepunoi, kriminel, frikacak, trim etj epiteti qe skane lidhje me analizen e ftohte te fakteve e rrethanave te kohes, e specifiken psiqike te individit ne raport me zhvillimet rreth tij. Ne jetojme ne nje shoqeri e kohe ku vete jemi aktor e faktor e gjithashtu pjese e nje realiteti qe nuk e kontrollojme e qe behemi pjese e viktimizuar ose e ndritur e nje seri rrethanash e ngjarjesh qe nuk varen nga ne.

    1. Historia vërtetë është shkencë, por kur historia i shërben një politike kriminale diktatoriale që ka shkaktuar me mijra viktima të pafajëshme në popull, kthehet në avokaturën e krimit.
      Qenka “fakt” siças Tares që Cama e Koliqi paskan qenë “agjentë” të CIA-s.
      E mandej ?
      Çfarë del nga kjo ?
      CIA është një agjensi e zbulimit të SHBA që gjatë Luftës së ftohtë ka qenë e angazhuar për të ndihmuar popujt që vuajnë nga diktaturat staliniste.
      Mësëpari, shkenca e historisë duhet të pastrohet nga historianë që i kanë shërbyer me devotshmëri jo interesave të atdheut, por interesave të kriminelëve diktatorë që kanë masakruar popullin e tyre.
      Ngrefosen akoma sot në ekranet e televizioneve shqiptare ca palo “profesorë të historisë”, që titujt e tyre shkencorë i morën vetëm nga zelli për të glorifikuar diktatorin Enver Hoxha.
      Ky Tare, nuk është as historian e as shkencëtar, por një fosile e enverizmit që kujton se cilido intelektual i shquar e patriot antikomunist shqiptar, që mbështetjen e ka parë tek shtetet demokratike antikomuniste, kujton se duke e “zbuluar” këtë fakt, paska gjetur tradhëtarin.
      Njëfarë Tare tjetër me pseudonimin qesharak “patatapa”, ndonëse lexon kjartë në këtë shkrim se për dy figurat e shquara Cama e Koliqi nuk ka asnjë dokument që ti implikojë këta si “agjentë” të UDB, ju vë vulën atyre si “agjentë të UDB”..
      Se kush kanë qenë agjentë të UDB apo të Jugosllavisë e Bashkimit sovjetik, do të zbulohen kur të hapen arkivet e Beogradit e të Moskës.
      Një pjesë e dokumenteve që kanë zbuluar faktin se Partia komuniste shqiptare ishte pjellë e ish Lidhjes komuniste të Jugosllavisë, e Enver Hoxha ishte përzgjedhje e tyre, tashmë janë zbardhur.
      Historia po përsëritet me Edvin Ramën.
      Ashtu si Enveri ja fali Jugosllavisë titiste territoret shqiptare në Jugosllavi, ndonëse kishte një vendim të marë në Konferencën e Bujanit që ato duhej ti ktheheshin Shqipërisë, edhe Edveri bëri të njejtën gjë. Tentoi të bënte sëbashku me Thaçin, që ate që kërkonte Millosheviçi, aneksimin e Veriut të Kosovës, ta realizonte me një marëveshje të fshehtë me “jeniçerin” e Millosheviçit, Vuçiçin.
      Të mos ishte prishur Titoja me Stalinin në fund vitet 40, Enveri do ta kishte bërë Shqipërinë republikë të shtatë të Jugosllavisë, e sot Edveri akoma ngul këmbë që Shqipëria duke injoruar Kosovën, të bëhet pjesë e një Jugosllavie të re me qendër Beogradin.
      Përse nuk ju shqetësojnë këto veprime të hapura antikombëtare të diktatorëve shqiptarë që nga komunisti aventurier Enver Hoxha e mafiozi Edvin Rama, po shtini fall se a ishin “agjentë” të UDB, personalitete të tillë që në gjithë veprimtarinë e krijimtarinë e tyre, kishin luftën kundër shovinistëve serbë ?
      Faqeziu Rama do të gjykohet nga historia jo vetëm për kapitalizmin mafioz që instaloi në Shqipëri, por edhe për tradhëti ndaj atdheut, ama është bërë shkak edhe për të ringjallur revanshin enverist.
      Enveristët që e sollën në pushtet, tani kanë dalë kundër tij, me akuzën se ai “njëlloj si Berisha”, solli kapitalizmin që ata vazhdojnë ta urrejnë.
      Nuk ka asnjë lidhje midis kapitalizmit demokratik perëndimor që përqafuan ish vendet e perandorisë komuniste, me kapitalizmin mafioz të Ramës, e këtë e kuptojnë mirë enveristët, por duke parë që nështresat e gjëra po zë vend propoganda e tyre kundër “politikës” së këtyre 30 viteve, kujtojnë se mund të përfitojnë nga kjo situatë për të rikrijuar një “forcë të re politike” enveriste, për tju rikthyer sistemit komunist njëpartiak

  17. Perse me permend ne komentet e tije ky lapanjoz IPAEMER, akoma bandit me diplome kuqalesh ky horr i quajtur rilindas, e si letra higjenike e Rames, na kercen ne komente sa here i vihen ne dukje poshtersite e sektit qe bashkepunon e qe vjedh, e mashtron si kryetari i tyre.Ne c;fare do komenti tendin ore idiot, ata emera qe permend, e qe liston ti si shef kuadri kuqal, kane qene, e jane mete ndereshem e te sinqerte se sa banda tuaj kriminale bandite ne kope, ashtu sic ini komplet, pa ua kenduar historite e rrjedhen se si jeni deri ketu. Nese, akuzoni per tradheti keta kolos te letersise qe kane qene shume here me atdhetare se rraca tuaj bastarde e shitur ne Beograd, e Athine, ata njihnin vetem token ame, qe ju edhe sot e keni copetuar, e po mundoheni ta copetoni sepse ashtu e shtypni me lehte kete popull.Mos u fshihni prapa fjalorit atdhe, ju qe kurre nuk e njohet per te tille, sepse me shume ishit e jeni internacionaliste pa vend e atdhe. Keshtu ane edhe keta qe sot po na cfletosin dosjet gjoja, e qe na zbulokan spiune, te shitur, ata qe tere jeten ia kushtuan atdheut te tyre me pune e krijime te voliteshme qe do isherbejne ketij populli me shume se veprat e sherbetoreve te komunizmit qe sot i kemi ende neper kembe, e qe po punojne nen rrogoz per asimilimin e ketij vendi. Ju komentues te bodrumit, apo bunkerit rilindas, shtremberues e mohues te realitetit qe jemi, e qe i keni bere ketij populli me zi se sa katili kuqal komunist, Enveri pusht, po kaqe po i beni edhe ju hibridet e rilindjes. Mos kuptimi e kenaqesine qe keni per kete, ju do ju marre rrjedha e urrejtjes popullore, sa qe do u zhduke nje here e mire , jo per tu harruar, por si rregjimi me kriminal ne kohe demokracie.

  18. Historia vërtetë është shkencë, por kur historia i shërben një politike kriminale diktatoriale që ka shkaktuar me mijra viktima të pafajëshme në popull, kthehet në avokaturën e krimit.
    Qenka “fakt” siças Tares që Cama e Koliqi paskan qenë “agjentë” të CIA-s.
    E mandej ?
    Çfarë del nga kjo ?
    CIA është një agjensi e zbulimit të SHBA që gjatë Luftës së ftohtë ka qenë e angazhuar për të ndihmuar popujt që vuajnë nga diktaturat staliniste.
    Mësëpari, shkenca e historisë duhet të pastrohet nga historianë që i kanë shërbyer me devotshmëri jo interesave të atdheut, por interesave të kriminelëve diktatorë që kanë masakruar popullin e tyre.
    Ngrefosen akoma sot në ekranet e televizioneve shqiptare ca palo “profesorë të historisë”, që titujt e tyre shkencorë i morën vetëm nga zelli për të glorifikuar diktatorin Enver Hoxha.
    Ky Tare, nuk është as historian e as shkencëtar, por një fosile e enverizmit që kujton se cilido intelektual i shquar e patriot antikomunist shqiptar, që mbështetjen e ka parë tek shtetet demokratike antikomuniste, kujton se duke e “zbuluar” këtë fakt, paska gjetur tradhëtarin.
    Njëfarë Tare tjetër me pseudonimin qesharak “patatapa”, ndonëse lexon kjartë në këtë shkrim se për dy figurat e shquara Cama e Koliqi nuk ka asnjë dokument që ti implikojë këta si “agjentë” të UDB, ju vë vulën atyre si “agjentë të UDB”..
    Se kush kanë qenë agjentë të UDB apo të Jugosllavisë e Bashkimit sovjetik, do të zbulohen kur të hapen arkivet e Beogradit e të Moskës.
    Një pjesë e dokumenteve që kanë zbuluar faktin se Partia komuniste shqiptare ishte pjellë e ish Lidhjes komuniste të Jugosllavisë, e Enver Hoxha ishte përzgjedhje e tyre, tashmë janë zbardhur.
    Historia po përsëritet me Edvin Ramën.
    Ashtu si Enveri ja fali Jugosllavisë titiste territoret shqiptare në Jugosllavi, ndonëse kishte një vendim të marë në Konferencën e Bujanit që ato duhej ti ktheheshin Shqipërisë, edhe Edveri bëri të njejtën gjë. Tentoi të bënte sëbashku me Thaçin, që ate që kërkonte Millosheviçi, aneksimin e Veriut të Kosovës, ta realizonte me një marëveshje të fshehtë me “jeniçerin” e Millosheviçit, Vuçiçin.
    Të mos ishte prishur Titoja me Stalinin në fund vitet 40, Enveri do ta kishte bërë Shqipërinë republikë të shtatë të Jugosllavisë, e sot Edveri akoma ngul këmbë që Shqipëria duke injoruar Kosovën, të bëhet pjesë e një Jugosllavie të re me qendër Beogradin.
    Përse nuk ju shqetësojnë këto veprime të hapura antikombëtare të diktatorëve shqiptarë që nga komunisti aventurier Enver Hoxha e mafiozi Edvin Rama, po shtini fall se a ishin “agjentë” të UDB, personalitete të tillë që në gjithë veprimtarinë e krijimtarinë e tyre, kishin luftën kundër shovinistëve serbë ?
    Faqeziu Rama do të gjykohet nga historia jo vetëm për kapitalizmin mafioz që instaloi në Shqipëri, por edhe për tradhëti ndaj atdheut, ama është bërë shkak edhe për të ringjallur revanshin enverist.
    Enveristët që e sollën në pushtet, tani kanë dalë kundër tij, me akuzën se ai “njëlloj si Berisha”, solli kapitalizmin që ata vazhdojnë ta urrejnë.
    Nuk ka asnjë lidhje midis kapitalizmit demokratik perëndimor që përqafuan ish vendet e perandorisë komuniste, me kapitalizmin mafioz të Ramës, e këtë e kuptojnë mirë enveristët, por duke parë që nështresat e gjëra po zë vend propoganda e tyre kundër “politikës” së këtyre 30 viteve, kujtojnë se mund të përfitojnë nga kjo situatë për të rikrijuar një “forcë të re politike” enveriste, për tju rikthyer sistemit komunist njëpartiak

  19. ne i rruhet kari njeriu ktu ca ka qene koliqi apo camaj. ktu gjysma ka hallin qe me lulin sfitojne dot sa te jete jeta dhe gjysma tjeter mendon qe ca te grabisin katervjecarin qe vjen

  20. Studiuesi Kastriot Dervishi i është përgjigjur kolegut të tij, Auron Tare, i cili në një shkrim të mëparshëm, pati replikuar me të në lidhje me Sigurimin e Shtetit.

    Tare shkruante se Dervishi tregohej emotiv kur shkruante se Sigurimi ka qene organizatë kriminale. Mirëpo, përgjigjja nga Dervishi ka ardhur menjëherë.

    Ai shkruan se Tare tregoi dashurinë e tij për regjimin diktatorial me replikën që kishte postuar në FB. Për më tepër lexoni shkrimin.

    SHKRIMI

    Në vend të një replike me Auron Taren

    “Organet e Sigurimit=organe kriminale”-ka shkruar Vaskë Koleci

    Lexova jo shumë i çuditur një koment të z.Auron Tare si “replikë” të një postimi tim për strukturën e parë të Drejtorisë së Mbrojtjes së Popullit, pararendësja e Drejtorisë së Sigurimit të Shtetit. As më pak e as më shumë, z.Tare shfaqi emocionin, dashurinë e simpatinë e tij të thellë për shtetin e pushtetin komunist, si dhe në pozita vullnetare bëri avokatinë e krimeve të këtij regjimi. Nuk e di nëse ky qëndrim lidhet me “kushtrimin e të parëve”, me nostalgji apo gjëra të tjera të këtij lloji apo është bindje e krijuar prej kohësh nga z.Tare. Sido që të jetë e vërteta, z.Tare i tha publikut që komunizmi nuk ka pasur struktura kriminale dhe sa mirë do ishim në komunizëm sepse paska pasur idealistë, shërbim sekret që mendonte për vendin, e të tjera përcaktime që i kemi lexuar në revistën “Në shërbim të popullit” prej vitesh si dhe në mjetet e tjera agjitative të asaj kohe. Në këtë plan, mendimet e mia përplasen me ato të z.Tare në lidhje me atë që ka ndodhur në Shqipëri në vitet 1943-1944 dhe 1944-1990. Jo më kot, personaliteti botëror, Papa Gjon Pali II, gjatë vizitës së tij në Shqipëri më 25 prill 1993 deklaroi se populli shqiptar “kaloi një tragjedi vërtet tronditëse nën shtypjen komuniste”, duke vënë në dukje mohimin e të drejtave të tij që merrte formën e një “shtypjeje të tmerrshme”. Jo më kot, Papa deklaronte: “Ajo që ka ngjarë në Shqipëri, nuk është parë kurrë në historinë e njerëzimit”. Pikërisht të paparën komuniste të Shqipërisë, gjenocidin komunist, kanë objekt si studimet ashtu edhe publikimet e mia. Nëse nuk ia vlen fare të trajtoj shqetësimin estetik të z.Tare në lidhje me të pasmet e “komandantit legjendar” dhënë nëpërmjet fotove që ai vetë ka ruajtur në Arkivin e PPSH-së, pavarësisht se në asnjë rast nuk jam shprehur drejtpërdrejt për atë që thotë z.Tare, por te realiteti turistik në të cilin gjendet diktatori në kohë luftës. Çështja e “përgojimit” të të pasmeve ka dalë në një proces të madh të viteve 1978-1980 dhe është deklaruar nga njerëz që e njihnin jetën e Enver Hoxhës. Ndërhyrja e z.Tare për të shpëtuar “nderin” e “komandantit legjendar” edhe nëpërmjet “rekomandimeve” duket e pavend dhe e pakuptimtë.

    Në këtë koment, po përqendrohem në përcaktimin tim për Drejtorinë e Mbrojtjes së Popullit si “strukturë kriminale”. Në të vërtetë duhej të kisha shtuar edhe fjalën “terroriste”, për t’i dhënë kuptimin e duhur fjalisë. Postimi im i përmbahet përmasës që ka rrjeti social. Më shumë akoma, të thelluar, çdo gjë e gjeni te librat e mi, sepse analiza të gjata në rrjetin social nuk mund të bëhen. Kësisoj, qëllimi im kryesor në postim ishte njohja emërore e strukturës së Drejtorisë së Mbrojtjes së Popullit, institucion që ka funksionuar nga dhjetori 1944 deri në prill 1946. Qysh në fillim z.Tare ngatërron Drejtorinë me Divizionin e Mbrojtjes së Popullit. Janë struktura të ndryshme, njëra shërbim sekret e tjera njësi operacionale, por në thelb janë kriminale që të dyja, vijuese të terrorizmittë Partisë Komuniste Shqiptare të mbjellë nga emisarët jugosllavë gjatë kohës së luftës e të vijuar me konsekuencë pas saj. Kujtoj se Sejfulla Malëshova në plenumin e 2-të të Beratit (23-27 nëntor 1944), deklaroi se “sektarizmi degjeneroi në terror dhe terrori u bë shumë herë krim”, duke vënë në dukje se “terrori zë vend të madh në punën tonë politike”. Nëse DMP sipas dëshirës së z.Tare nuk ka qenë strukturë kriminale, atëherë vetiu kjo do të thotë se nuk ka pasur kurrë diktaturë komuniste në Shqipëri.Asnjë pushtues nuk ka regjistruar të dhëna aq kriminale që kanë shënuar komunistët me qeverisjen e tyre të mbrapshtë kundër popullit shqiptar. Kanë thyer rekorde të tmerrshme krimesh. Sapo morën pushtetin, në dhjetor 1944 e ndanë Shqipërinë në tri zona pushtimi me qendra në Tiranë, Berat e Shkodër, duke i quajtur krahina ushtarake. Brenda tyre seksionet e mbrojtjes së popullit (në varësi të DMP-së), korparmatat e ushtrisë, divizionet e mbrojtjes së popullit dhe qarkoret e PKSH-së. Këto katër organe drejtuan gjenocidin ndaj elementit kundërshtar në këto forma:

    -Vrasje

    -Burgosje

    -Internime

    -Djegie shtëpiash

    -Vjedhje pasurie

    -Vjedhje florinjsh

    -Largim nga banesa

    -Ndryshim të strukturës sociale të qyteteve e fshatrave

    Të gjitha proceset politike kaluan nëpërmjet Drejtorisë së Mbrojtjes së Popullit dhe organeve të varësisë së saj, duke përdorur vrasjet dhe torturat nga më të rëndat. Në vend erdhi në pushtet një klasë inferiore (e përbërë nga bujq, blegtorë, zanatçinj, etj), e pashkolluar që jo vetëm largoi nga pushteti gjithë elitën intelektuale të Shqipërisë, por e burgosi dhe masakroi atë. Rrallë gjenden shembuj në histori të një përmbysjeje kaq të madhe sociale në të cilën elementi i pashkollë e kriminal të jetë në pushtet dhe ai intelektual të jetë i gjithë në burg, në varre apo jashtë vendit. Kjo masakër e paparë vazhdoi e egër ndaj inteligjencies intensivisht deri në vitin 1951. Pas këtij viti, ndaj të paktëve që ngelën, vijoi me forma të tjera.

    Vetëm në Qarkun e Shkodrës, sipas të dhënave të vetë regjimit, këto organe kriminale (në radhë të parë Drejtoria e Mbrojtjes së Popullit), listuan menjëherë si armiq 14.700 persona. Vetëm nga “operacioni bllokues” në Shkodër midis datave 29 janar deri më 2 shkurt 1945, u krijua një klimë terrori, duke paraburgosur nëpunës, tregtarë, pronarë, punëtorë, studentë, por edhe bujq, etj. Vetëm në Shkodër, deri në shkurt 1945 ishin arrestuar 3.070 persona. Një pjesë e madhe e tyre u liruan brenda vitit 1945, jo për humanizëm, porse regjimi nuk mund të menaxhonte një shumë kaq të madhe të burgosurish. Vetë shefi i krahinës së tretë të Mbrojtjes së Popullit, Zoi Themeli pranonte më 24.3.1945 se akuzat ndaj të arrestuarve ishin në shumicë “krejt të pabaza”, pasi me të tilla mund të akuzohej “krejt populli”. Ai rekomandonte që pushkatimet të bëheshin në grupe prej 18 – 19 vetash, në mënyrë të tregohej se ata (komunistët) nuk kishin frikë prej popullit.

    Drejtoria e Mbrojtjes së Popullit nga dhjetori 1944 e deri në shkurt 1945 arrestoi 4.500 kundërshtarë dhe 516 të tjerë si “strehues e furnizues kriminelësh”. Nga marsi 1945 e deri në shkurt 1946 kjo drejtori arrestoi edhe 601 persona të tjerë.

    Me hapjen e kampeve të para tela me gjemba, kjo drejtori internoi 1.275 persona në kampin e Krujës (shumica fëmijë) dhe 900 në Berat (po ashtu shumica fëmijë).

    Masakra të spikatura mbeten ato për të nënshtruar popullsinë antikomuniste si në zonën e Malësisë në Shkodër, etj.

    Por nuk duhet harruar po ashtu roli antikombëtar i DMP-së kundër misioneve të huaja në Tiranë si ato amerikane dhe britanike, në funksion të rolit mercenar ndaj shërbimeve sekrete jugosllave.

    Krimet e DMP-së i ka pranuar edhe vetë Partia Komuniste. Për të ardhur keq është që z.Tare nuk është ngritur as në frymën e plenumit të 11-të të datës 24.9.1948, kohë kur vetë Partia Komuniste dënoi veprimtarinë më të madhe të organeve të Sigurimit të Shtetit deri këtë kohë. Nëse unë do gaboja në përcaktimin se organet e Sigurimit të Shtetit janë strukturë kriminale, të njëjtën gjë ka thënë edhe një prej themeluesve të kësaj arme, Vaskë Koleci në letrën drejtuar Enver Hoxhës më 26.11.1948 thotë se “organet e Sigurimit ishin organe kriminale”, duke theksuar qëndrimin ndaj të arrestuarve, në kontrolle, operacione dhe metodat e përdorura, vrasje ilegale. Të arrestuarit në përgjithësi ishin trajtuar keq, kundër tyre ishin përdorur torturat si rrahja me dru, kamxhik, litar të lagur, telefoni, jeleku, lënia pa bukë, pa ujë, pa gjumë, përdorimi i pincave, etj.

    Koleci thotë se ndërtimi institucional i DMP-së filloi në janar 1945 me ardhjen e nënkolonelit jugosllav Miat. Ndërlidhja bëhej me anën e Delo Balilit i cili qëndronte në Beograd, e më pas nëpërmjet Nesti Kerenxhit.

    Një tjetër drejtuesi i lartë i këtyre organeve, Vangjo Mitrojorgji tregon torturat ndaj të ndaluarve, brenda “vijës së punës”, duke pohuar tragjikisht se “i arrestuari ose vdiste ose tregonte”, sepse vepronte pandërprerë druri dhe rryma elektrike. “Ishte krijuar një psikozë e tillë që të bëhej garë kush të rrihte më shumë dhe kush përdorte metoda të reja të torturimit”-shkruan Mitrojorgji.

    Në një raport të 27.12. 1948 mbi gabimet dhe ndreqjen e tyre, Mihallaq Ziçishti shkruante se puna e Sigurimit deri atë çast ishte në tre elementë: gjurmimin e jashtëm, arrestimet dhe hetimet.

    Në komentet e tjera z.Tare shkruan se “arma e kundërzbulimit” paska kontribuar në ndalimin e destabilitetit të Shqipërisë dhe se vetëm në vitet 70-80 qenka kthyer në një armë represive. Ndoshta Auroni ka përshtypjen se është bërë i keq Sigurimi në vitin 1985 e për rrjedhojë edhe në vitin 1986, por kjo nuk është as çështje sigurimi garnizoni e as çështje revistash, por më gjerë se kaq.

    Në fakt destabilitet më të madh se ndërtimi i eksperimental i komunizmit dhe mbajtja e një bande vrasësish për 46 vjet në pushtet nuk ka. Nëse komunizmi do kishte rënë p.sh. në vitin 1950, do të ishte si viti 1991 dhe vendi do ecte shumë përpara.

    Unë nuk mendoj se në Shqipëri pati ndonjë “brez idealistësh” që ëndërruan një Shqipëri ndryshe, etj, por se ishin një grup shkatërrimtarësh që bënë hi shtetin shqiptar për të ndërtuar eksperimentet sovjetike.

    Unë gjërat i kam thënë hapur. Sigurisht e kam për nder që jam proamerikan, properëndimor dhe antikomunist. Kam bindjen se Shqipëria është një tokë e djegur nga krimi komunist dhe qelbi që ai ka lënë në vend duhet pastruar sa më parë. Simbolet komuniste me yje të kuq, data komuniste, emra nëpër shkolla, rrugë, etj, nuk janë gjë tjetër veçse një pisllëk komunist, rusofili e maskuar.

    Edhe në rastet kur nga zori apo një lloj sporti për t’u dukur para europianëve, krimi komunist paraqitet gjithnjë pa emra. Sot vihen re përpjekje që duan ta shikojnë periudhën komuniste si kuriozitet kulturor nëpërmjet përmasës apo formës së ndonjë bunkeri, mbetjes së ndonjë helmete, etj. Nderimin ndaj asaj kohe duan ta çojnë deri te ekspozimi si martirë i klerikëve në bulevard, por pa hequr dorë nga respektimi i persekutorëve.

    Bashkëlidhur pjesë e letrës së bashkëthemeluesit të Drejtorisë së Mbrojtjes së Popullit, Vaskë Koleci drejtuar Enver Hoxhës më 26.11.1948, në të cilën ai pranon që organet e sigurimit, ishin organe kriminale.

  21. listën e të deleguarve në zonat kryesore në vend ku vihet re një dominim emrash i atyre që kanë qenë pjesë e qeverisjes “Berisha” në nivel ministrash si Genc Pollo, Florion Mima, Flamur Noka, Aldo Bumçi, në nivel zv-ministrash Alfred Rushaj, Jorida Tabaku, Avenir Peka, Bardh Spahia, në nivel drejtorësh të rëndësishëm si Sait Dollapi, Arben Ibro, Ervin Minarolli e emra të tjerë sërish në kohën e qeverisjes “Berisha” si Xhemal Gjunkshi, apo Arben Kashahu.

    Në listën e të deleguarve është përfshirë edhe financieri i PD-së, Ilir Dervishi, një nga dy emrat që ka firmosur kontratat e lobimit të Partisë Demokratike në 2017

  22. Peizazhe të fjalës
    ose natyra jo aq të qeta
    ÇËSHTJA CAMAJ DHE KOLIQI – NËN VËZHGIM…
    7 Korrik 2020
    nga
    Visar Zhiti
    nga Visar Zhiti

    Ndërsa kisha kujtuar se e kisha mbaruar librin tim “Kartela të Realizmit të dënuar”, ku merrem me letërsinë tjetër, atë që erdhi nga burgjet dhe internimet dhe me ata autorë që u përndoqën, që u dënuan me burgje e pushkatime e një pjesë u arratisën, gjej te “Peizazhet e Fjalës” një shkrim për shkrimtarët e shquar të letërsisë shqipe, Martin Camaj e Ernest Koliqi,, të dy të ikur pasi vendoset diktatura komuniste në Shqipëri. E lexova menjëherë. Jo se ishte e panjohur si çështje. Është folur dhe përfolur kolaboracionizmi i Ernest Koliqit, teksa Martin Camaj është lënë në heshtje dyshuese, duke ua mpakur edhe tani meritat e mëdha të tyre, vlerat themeltare që kanë për letrat shqipe, duke i europianizuar ato dhe duke qenë thellësisht kombëtare.

    Në librin në fjalë, flas paksa edhe për bashkëpunimin e shkrimtarëve me policinë sekrete dhe me Sigurimin e Shtetit; por u ula ta përditësoj këtë kartelë, sipas të dhënave që na u ofruan dje, me gjykimin tim, sipas përvojës nga vij, nga ajo e të persekutuarve, jo nga ajo e persekutorëve.

    Ja, kartela:

    BASHKËPUNËTORË TË POLICISË SEKRETE

    DHE ABUZIMI ME ÇËSHTJEN…

    Dhe përsëri rikthehen në fillim, te banalizimi, kalohet në sulme të tjera, të goditen figurat e burgut, simbolet e vuajtjes…

    Dhe përflitet deri edhe në media se mjaft nga intelektualët, jo vetëm shkrimtarë të realizmit socialist, por edhe nga të persekutuarit, kanë qenë bashkëpunëtorë të Sigurimit të Shtetit diktatorial dhe nxirrnin herë pas here emra, edhe kur nuk ishin hapur dosjet, sa ç’është lejuar të hapen tani…

    Jo se s’ka të thyer në radhët e të persekutuarve, mbase dhe mjaft, për fat të keq, por së pari duhen goditur diktatura, ata që i thyen dhe si, me ç’tortura dhe të vihen para drejtësisë dhe të drejtën morale për t’i përçmuar, nëse do të duhet, e kanë, së pari, po bashkëvuajtësit e tyre dhe jo ata që ishin pjesë e diktaturës dhe që i vunë me dhunë nën shërbim, jo për çështje kombëtare a në zbulimin e armikut, keqbërësit, etj, por për përçarje dhe dënime të së tjerëve, për agjitacion dhe propagandë kundër shtetit apo të atyre që donin të arratiseshin e deri në çështje të rëndomta ordinere, të paligjshme dhe të pamoralshme… etj.

    Janë përdorur tortura të llahtarshme, fizike dhe psikologjike, uri e rrahje çmendurake, thesi në kokë si në mesjetë, varje nëpër çengela etj., deri te përdhunimet e grave e të vajzave të familjes së atij që i kërkohej bashkëpunimi dhe ku: në prani të tij! Turpi, rënia dhe degjenerimi më parë, e përsëris, janë të atyre që ua kërkuan bashkëpunimin me dhunë viktimave, sesa të vetë viktimave, dhe ndëshkimi që vonon, duhet të nisë tek ata.

    Patjetër edhe për bashkëpunëtorët e Sigurimit, cilëtdoqofshin, të veprojë drejtësia, sipas dëmit që u kanë shkaktuar të tjerëve dhe shoqërisë..

    Njerëz që qëndruan dhe refuzuan bashkëpunimin me të keqen, për fat ka, dhe nuk janë pak, janë të shumtë dhe atje ku ishte tejet e vështirë, në burgje e internime. Vërtet ishte heroike, e di në vetë të parë ç’sakrificë e rëndë është.

    Lexojmë në shënimet postume që botohen, se edhe studiuesit të shquar Injac Zamputti, me origjinë italiane, i ishte kërkuar të informonte fshehurazi për kolegun e vet, dijetarin Eqrem Çabej. (Që thoshin se kishte qenë në burg, por jo, kishte pasur të shoqen). Profesor Injaci nuk pranoi kurrsesi, por u vetëmbyll e bënte jetë murgu mbi libra, gjithë ankth në pritje të arrestimit, me vite.

    Studiuesi i zellshëm dhe korrekt Agron Alibali gjen në arkivat amerikane dokumente dhe i botoi së fundmi që tregojnë përpjekjet për bashkëpunime agjenturore të së huajve si me kritikun nga Kosova Krist Maloki dhe dijetarin Eqrem Çabej, etj, dhe qëndrimet e profesorëve kanë qenë dinjitoze dhe shembullore.

    Krist Maloki vinte nga Austria dhe kishte nënshtetësinë e atij vendi; ikte prapë atje, por profesor Çabejin mund ta priste dhe burgu dhe më keq mbase, kur çështjet lidheshin me Enverin.

    E vërteta duhet, është e domosdoshme. E vërteta është e rëndësishme. Më rëndësi ka njohja e së vërtetës se sa mbulimi i saj. E vërteta është kokëfortë, por jo studiuesi. Rëndësi kanë dhe qëllimi i asaj të vërtete dhe përdorimi ose shpërdorimi i saj, sa vlen ajo dhe sa ndikon dhe sa duhet, etj, etj. Dokumenti mund të jetë i vërtetë, por s’është ajo e vërteta.

    Arrestimin fshehurazi, para se të arratisej, të shkrimtarit të shquar nga diaspora, Martin Camaj, e dëshmon dhe një studiues tjetër, Auron Tare, pasionant i zbulimeve agjenturore kombëtare dhe ndërkombëtare. Ai rinxjerr atë që e ka shpjeguar edhe studiuesi Kastriot Dervishi, dokumentin e vitit 1948, ku 23 vjeçari nga Dukagjini, pasi izolohet forcërisht, sillet në zyrat e Sigurimit të Shtetit dhe merret në pyetje nga kapteri II Fadil Kapisyzi. Pastaj studiuesi Tare e lë të qetë kapterin II dhe e vijon hetimin vetë: ç’ka bërë viktima më pas, ku ka shkuar dhe hamendësime të tjera përtej dokumentit dhe fakteve, pa na zbërthyer si e qysh ka vepruar Sigurimi mbi të arrestuarin, me ç’të drejtë dhe me ç’urdhra, shefat e tij, sistemi, koha, partia, kthetrat, pra lë bishat dhe merret me prenë.

    Sipas deklaratës-fotokopje në dosje, Matin Camaj ka pranuar “përfshirjen e tij në ndihmesën për të arratisurit antikomunistë, por në rrëfimin e tij për oficerët e Sigurimit (sa ishin, 2, 5, 10, ndërroheshin me radhë ujqërit, ç’tortura përdornin, etj? – shën. imi) të bie në sy se Camaj ka dëshmuar gjithashtu kundër disa prej mësuesve të vet fretër jezuitë (duhej etërit jezuitë, jo fretërit; shënimi im, V.Zh.), në veçanti Padër Fausti, Padër Dajani, Padër Roza. Duhet thënë se Padër Xhovani Fausti (jezuit italian, – shënimi im, V.Zh.) dhe Padër Danjel Dajani ishin dënuar ndërkohë me pushkatim në gyqin e famshëm të Shkodrës kundër klerit katolik.”

    Kaq, vetëm se duhet thënë që “ishin të pushkatuar” dhe jo pse dhe nga cilët? Po gjyqi paskësh qenë i famshëm dhe jo gjyq terroristësh të indoktrinuar? Dhe Camaj dëshmoi kundër mësuesve të tij? Po mbase tha atë të vërtetë, që ia kishin mësuar mësuesit e tij dhe që e pohuan në gjyq se ishin antikomunistë dhe në pushtet kishin ardhur me force një bandë vrastarësh. Mbas 5 ditësh Camaj “doli nga zyrat e Sigurimit të Shkodrës… pasi pranoi të rekrutohej si informator” – na informon studiuesi dhe vazhdon: “në shtator të 1948 (pra mbas 4 muajsh, – shën. imi) Martin Camaj arratiset drejt Jugosllavisë së bashku me një numër eksponentësh lokalë antikomunistë.” Janë 36 veta gjithsej, të rinj dhe burra malësorë, ndoca me gratë me motrat. Ikën dhe do të iknin dhe më pas. Ndryshe si do të mund të shpëtonin?

    Jemi para një të vërtete me dokumente virtuale, që s’ka siguri se sa e mbartin ato atë të vërtetë. Dhe tjetër është e vërteta e të përndjekurit dhe tjetër e vërteta e Sigurimit të Shtetit, qoftë dhe në të njëjtat dokumente.

    Na sillen për të pasur njohje apo për të arritur një njollosje të re? Nëse e vërteta është një njollë mbi lëkurë, a nuk duhet zbuluar dhe ai që ia bëri atë njollë ose ata? Dhe pse? Dhe kush është më pis, ai që njollosën apo ata që njollosnin? Po kur është plagë thike në mish? Mjeku merret me kurimin e saj, kriminalisti me zbulimin e çështjes, nëse është krim, etj. Studiuesi sjell të vërtetën e plotë, nëse duhet, për ata që u duhet. Hetimet e studiuesit në fjalë janë kapërcime që kanë për logjikë atë që do të donte hetuesi i Camajt, nëse do ta kishin arrestuar prapë.

    Për Martin Camajn shkrimtar, autoritet i lartë i kulturës Kombëtare, duhet ditur shumëçka. E mbajtur larg ashtu si ai, e ndaluar dhe e panjohur e gjithë vepra e tij në vitet e diktaturës, ne na duhet zbulimi dhe njohja e vlerave të tij, pastaj, kur ai ishte 23 vjeç ç’bëri Sigurimi i shtetit me të duhet ta dimë, për të ditur dhe kuptuar se ç’bënte Sigurimi i shtetit, deri ku shkonte, ç’bënte me të rinjtë, me intelektualët e ardhshëm, sa dëmtonte vendin për të mbrojtur sistemin, etj.

    Gjykoj se Martin Camaj shkrimtar, intelektual europian, është tjetër dhe s’ka asgjë të ngjashme me atë të dosjes së Sigurimit të shtetit, të 23 vjeçarit që u iku për të qenë i lirë dhe që të bëhej ai që u bë. Jeta e tij e mëtejshme dhe vepra nuk duken gjëkundi se kanë qenë në shërbim të Sigurimit të shtetit, të atij aksidenti, rrethanat e të cilit janë të paqarta nga studiuesi, por të qarta nga realiteti. Sigurimi i shtetit ishte shkatërrimtar dhe ai iku.

    Tani është rasti dhe koha për të zbuluar dhe gjykuar Sigurimin e shtetit dhe të dënohet ky për dëmet e shkaktuara. Pastaj, e përsëris, të gjykohen dhe bashkëpunëtorët, sa dëm kanë sjellë ndaj të tjerëve, ç’karrierë kanë bërë, sa dekorata e famë morën apo ia mbathën edhe ata maleve, duke marrë arratinë.

    Studiuesit që vazhdojnë të përndjekin viktimat dhe jo ndjekësit e atyre barbarë, bëhen pjesë e kësaj përndjekje dhe jo ithtarë të së vërtetës që na duhet.

    Është e kuptueshme që ata që arratiseshin nga diktatura e tmerrshme e vendosur në Shqipëri, kudo që të shkonin, s’do të mund të ishin të qetë, as të lirë si emigrantë politikë, sidomos me të dalë në Jugosllavinë e Titos, që ose do t’i kthenin nga erdhën ose t’i mbanin siç do të donin. Ndërkaq përndjekja do të vazhdonte nga Sigurimi i Shtetit fantazmë dhe jashtë, në Jugosllavi, në Greqi e Itali, në Gjermani e deri në SHBA. Kështu del.

    Teknologjia sa primitive, po aq dhe barbare e Sigurimit të Shtetit, tani ishte me përvojat e sofistikuara sovjetike dhe naziste dhe nuk përjashtohet dhe mundësia si fillesë e të qenit në shërbim e disa prej të arratisurve, por dhe shkëputja e menjëhershme e tyre, por dhe falsifikimet e dykahshme.

    I arratisuri Reshat Agaj në kujtimet e veta “Vëllai i pengut” tregon se me të kaluar kufirin për në Greqi, kërkon atasheun ushtarak amerikan dhe i rrëfehet se e ka dërguar Sigurimi i shtetit, duke i mbajtur peng një vëlla në burg, të cilin para se ta pushkatonin, punonte me kazmë në tunelin sekret që lidhte nëntokë Komitetin Qendror me Kryeministrinë në Tiranë.

    Pjetër Arbnori që nga burgu i Burrelit pati guximin e madh të dërgonte një letër lart në shtet, që nuk pranonte asgjë nga ato që mund të kish thënë gjatë torturave, në delirin e vdekjes.

    Sigurimi i shtetit gjithsesi synonte përndjekjet dhe terrorin aq sa ishte e mundur edhe jashtë vendit ndaj të arratisurve. Qëllimi ishte, mendoj, i disadrejtimshëm: neutralizimi i armikut të ikur, i kundërshtarit, i veprimtarive të organizatave të tyre kundër sistemit diktatorial komunist në Shqipëri. Kërcënime të vazhdueshme atyre edhe duke u dëmtuar familjet e mbetura në atdhe, përhapjen me mënyra dhe mjete që i di veç Sigurimi, për t’i bërë të dyshimta ikjet dhe qëndrimet në vendet e huaja, në diasporë e më gjerë, duke dekonspiruar apo sajuar, me qëllim përçarjen e mëtejshme të diasporës dhe duke penguar kështu veprimtaritë e shteteve perëndimore, që mund të ndërmerrnin me diasporën kundër Shqipërisë së Enver Hoxhës, përmbysjes së tij.

    Sigurimi i Shtetit del se ka qenë hiperaktiv, duke kërkuar dhe arritur dhe zhdukjen fizike të personaliteteve më të spikatur jashtë, jo vetëm politikanë, por dhe shkrimtarë, duke ua ndërlikuar jetën dhe përkushtimin krijues, etj.

    Natyrisht, ata s’mund të ishin aq të lirë si azilantë politikë, si shkrimtarë besoj se po. Plotësisht. Vepra e tyre shkencore e albanologjisë dhe ajo letrare ishte në shërbim të gjuhës dhe letërsisë shqipe, realitet shpirtëror shqiptar, mbetet kulturë dhe identitet kombëtar, ndërkaq mund të mos e kenë shmangur përfshirjen e tyre në veprimtaritë e hapura dhe të fshehta kundër sistemit tiranik të Enver Hoxhës së pathyeshëm, sipas nostalgjikëve të tij, kur ai vetë, Enveri, ka qenë dhe ka bërë edhe agjentin, aleatin e dyshimtë dhe kundër-aleatin ende më të dyshimtë, dhe shërbëtorin e të huajve deri në përulësi, vetëm që të sundojë duke e shtypur pa mëshirë popullin e tij, duke dëmtuar shpesh e më shpesh interesat e Shqipërisë.

    Shkrimtarët e realizmit socialist të tij ai i përdori dhe i keqpërdori shume më rëndë se ç’mund të bënte armiku. Ai u shprishi dhe më të shenjtën e tyre, krijimtarinë. Vlerat duhen veçuar nga fati i autorit dhe duhen nderuar.

    Dhe s’ka pse të turfullohet ndaj konferencave në Tiranë dhe në Prishtinë ku dalin vlerat si shkrimtarë dhe personalitete të kulturës të Ernest Koliqit dhe të Martin Camajt, të cilët bënë art, ku te Koliqi s’ka asgjë fashiste dhe te Camaj s’ka asgjë antikomuniste. Këta ishin estetikisht kundështarë të realizmit socialist. Dhe kur veprat nuk ishin në shërbim të kauzës politike të sistemit, sipas sundimtarëve, ato ishin kundër.

    Mendimi kritik i qytetëruar ka etikën e njerëzores dhe jo të vrasësve të saj. Thënë me terma të tanishëm, është në mbrojtje të së drejtave të njeriut dhe nuk njeh si thyerje ato që janë arritur me forcë, me dhunë e tortura, psikike e fizike, ku Sigurimi i shtetit shqiptar ishte lavdimadh deri në tmerr dhe asgjësim në këtë drejtim.

    Mendimi kritik i qytetëruar e njeh të vërtetën, madje do të thosha se nuk e ndjen nevojën e kërkimit të saj se ajo është e natyrshme brenda atij mendimi dhe veprimeve të përgjegjshme qytetare, del në mbrojtje të viktimës dhe jo anash e anash apo hapur në mbrojtje të persekutorëve..

    Mund dhe duhet të mësohet dhe nga qëndrimi kritik që u mbajt me poetin amerikan Ezra Pound, ndër më të mëdhenjtë e poezisë moderne të shekullit XX në botë, por që ishte me bindje fashiste, madje mbas luftës e nxjerrin dhe në gjyq si të tillë. Por si poet çmohet nga të gjithë bota e kulturës.

    “Ka monstra të mrekullueshme, qenie njerëzore që kanë zgjedhur anën e gabuar të historisë me ide kriminale e krime ideologjike, por duke i dhuruar botës njëlloj copëza bukurie me artin e tyre. Celine ishte antisemit, Heidegger nazist, Caravaggio vrasës…” – shkruan një shkrimtar i ri italian dhe pyet për Ezra Pound-in nëse është e drejtë të gjykohet për të kaluarën fashiste dhe jo për veprën e tij.

    Shpesh ata janë viktima apo të gabuarit e ideologjive që marrin pushtet tiranik. Ne jemi shumë larg këtij të gjykuari, por dhe të atij realiteti. Shkrimtarët shqiptarë ndërkaq nuk kanë qenë të lirë. Edhe Ernest Koliqi ka shërbyer nën pushtimin fashist, edhe duke i besuar, gjithsesi në totatlitarizëm, kurse Martin Camaj ka qenë i përndjekur i regjimit komunist dhe të dy ikën nga atdheu, por jo nga dashuria për atdhe, as nga meraku për Shqipërinë dhe shërbimi ndaj saj.. Natyrisht këtë s’ka si ta ketë dosja armike e Sigurimit, por vepra e tyre, që është jo vetëm e bukur dhe me rëndësi, por më shqiptare se ata që dolën në krye të Shqipërisë si fitimtarë dhe e atyre që i shërbyen realizmit socialist të tyre.

    Ndërkaq vepra e tyre ka të ardhme. E kundërshtarëve të tyre ka vetëm të shkuar. Duket sikur Sigurimi i mbetur i shtetit vazhdon luftën ndryshe ndaj të ikurve, më parë duke i shpallur dezertorë, tradhtarë, të dënuar me vdekje, kurse sot dhe si të dërguar nga Sigurimi i shtetit, përndryshe të vënë në shërbim të agjenturave të huaja kundër regjimit, që e identifikojnë me atdheun.

    Ata studiues agjenturorë do të ishin më të dobishëm, nëse do ta kishin parësore t’i shërbenin të sotmes dhe jo të djeshmes, të na zbulonin me dokumente se si ka vepruar diktatura dhe diktatorët, Sigurimi i tmerrshëm i shtetit ndaj shkrimtarëve dhe artistëve brenda dhe jashtë vendit, me ata vetë, nëse mëtojnë të kalojnë sinoret.

    Studimi i asisojshëm i ngjan një hetuesie pas vdekjes me tortura kufomës.

    Dosja e shkrimtarit Martin Camaj me ato dokumente ashtu nuk është vepër e tij, por e Sigurimit të Shtetit dhe nuk duhet gjykuar shkrimtari, por kapteri II, oficerët e sigurimit deri te shefi i tyre i lartë, Enver Hoxha. Kjo është vërteta reale.

    * * *

    Shkrimtari nobelist Hermann Hesse thotë në një poezi të vetën: më mirë të të vrasin komunistët, sesa të jesh komunist. E thotë dhe për nazistët. Mund ta vazhdonim, më mirë të të vrasë e keqja, se sa të jesh i keq.

    Atëherë kemi ç’të nxjerrim më parë e ç’përgjegjësi. Dhe kurajën e ndëshkimit sipas fajit a dëmit. Shoqëria shqiptare të jetë e aftë që të shpalosë vlerat e larta morale deri në heroizëm tronditës, edhe aty ku janë mbuluar me gjak e baltë e përbaltje. Për vetedukim të tanishëm dhe të së ardhmes.

    Nëse do të mundet.

    * * *

    Të gjithë kanë kryqin e tyre mbi shpinë, por disa e kanë në formën e drapër-dhe-çekanit.

    (c) 2020, Visar Zhiti. Të gjitha të drejtat të rezervuara.

    Share this:
    Klikoni që ta ndani me të tjerët në Facebook (Hapet në një dritare të re)Klikoni që të ndahet me të tjerët përmes Twitter-it (Hapet në një dritare të re)Klikoni për ta ndarë me të tjerët në WhatsApp (Hapet në një dritare të re)Klikoni që të ndahet me të tjerët përmes Reddit-it (Hapet në një dritare të re)Klikoni që t’ia dërgoni këtë një shoku me email (Hapet në një dritare të re)
    Pëlqejeni këtë:
    Po ngarkohet…
    Nëse ju pëlqeu ky shkrim, lutemi konsideroni të dhuroni diçka, në shenjë mirëkuptimi për përpjekjet tona vullnetare. Dhuro »

    Të ngjashme
    SFIDA PREJ TABUVE
    LEGIO PATRIA EORUM
    ORA NË MAJË TË QYTETIT
    Lini një Përgjigje

    DRITËHIJE NË HISTORI
    Enzima
    ÇËSHTJA CAMAJ DHE KOLIQI – NËN VËZHGIM… 7 Korrik 2020
    DRITËHIJE NË HISTORI 5 Korrik 2020
    NUK MË KUJTOHET 4 Korrik 2020
    ZDROMSI NË JETË DHE NË LOJË 3 Korrik 2020
    GRUAJA NË KUFI – KOMENTE 2 Korrik 2020
    Kategoritë
    Kategoritë
    Përzgjidhni Kategori
    Reaksione
    sokol.çunga te DRITËHIJE NË HISTORI
    Arkivolisti te DRITËHIJE NË HISTORI
    arjan te DRITËHIJE NË HISTORI
    Alba te DRITËHIJE NË HISTORI
    auron tare te DRITËHIJE NË HISTORI
    arjan te DRITËHIJE NË HISTORI
    Pineska
    21 janar 2011 albanologjia arsimi i lartë autori Borges censura drejtshkrimi Edi Rama emigracioni emigrantët Enver Hoxha Erion Veliaj Facebook fjalët e huaja gegërishtja gjuha shqipe ilirët Interneti islami Ismail Kadare Julius kombëtarizmi Kosova ligjërimi publik liria e fjalës mediat nacionalizmi orientalizmat partitokracia pluralizmi politika populizmi privatësia protesta purizmi përkthimi shoqëria civile shqipja standard shqipja totalitare Skënderbeu standardi Stanislaw Lec teatri kombëtar Tirana totalitarizmi
    Adresë Email
    Adresë Email

    Pajtomë

    RRETH NESH DHURO
    © PEIZAZHE TË FJALËS — ISSN 2475-1375 — NDALOHET RIPRODHIMI PA LEJEN EKSPLICITE TË NJË ADMINISTRATORI TË FAQES OSE TË VETË AUTORIT.

  23. zot cfare idioti komenton ketu te lapsi.al ! JO nje kar si ky Visari te dali e shkruaj idiotizma qe nuk i kupton as vete po te dali dhe vete zoti ska si ta mohoje bashkepunin e koliqit dhe camaj ne UDB jugosllave

    1. Shyqyr që kanë dalë portalet për të kuptuar se sa idiotë ka ky vend.

      Faleminderit Bushat që lejon të vetëidentifikohen idiotët!

  24. Ne vend qe te kerkoje burime alternative per ato qe lexon, ngutet te nxerre konkluzione sipas mesimeve te shokut enver, hajde studiues historie hajde UDB,CIA,KGB i ke te gjitha ne rrenjet e partise qe perfaqeson, mos i gris gazetat atu ku te vjen permbare ty. TURP.

  25. Do ta pyesja Tare komunistin :
    Para 30 vitesh, në 2 korrik 1990, ndodhi në Shqipëri një ngjarje që u bë bujë në gjithë botën.
    Rreth 5 mijë shqiptarë, u futën në ambasadat e vendeve të huaja në Tiranë duke ju kërkuar strehim politik.
    Këtë ngjarrje e pasuan edhe ikje masive të shqiptarëve me anije në drejtim të Italisë e bl rruhë të tjera.
    Sot llogaritet se janë 1.6 milionë shqiptarë të emigruar.
    A mos shoku Tare si Ramizi dikur vazhdon ti quajë këta “tradhëtarë” të PPSH e si pasojë tradhëtarë të atdheut ?
    Gjatë regjimit të diktatorit tjetër, EDrama, nga sondazhet e bëra na del që rreth 70% e të rijve shqiptarë, sytë i kanë për të ikur në perëndim.
    Unë nuk dij që ndonjë shqiptar të ketë synuar për të emigruar në Korenë e Veriut, një vent i izoluar me diktaturë të egër komuniste., por kanë emigruar më së shumti në vendet fqinjë Itali e Greqi prej nga një pjesë e madhe e tyre kanë shkuar në SHBA.
    Përse nuk “gërmon” Tare në dokumentat e CIA-s, se cilët shqiptarë kanë emigruar në Kubën e Kastrove, apo në republikat e bananeve të Amerikës qëndrore e të jugut, si trafikantë droge ndërmjet të cilëve ka dalë edhe i nipi i Enver Hoxhës ?

  26. Sektori i ditës së mirë të korrikut:
    Nëse jeni të zhgënjyer nga një magjistar tjetër ose keni nevojë për ndonjë lloj ndihme, unë dua që ju të merrni fjalën time dhe të kontaktoni Dr Ogundele për zgjidhjen e problemeve tuaja të marrëdhënies, sepse ai më ndihmon të kthej burrin tim pas rastit të divorcit dhe ai mund të sjellë përsëri Ish-partneri juaj brenda 24 orëve, ky njeri është shumë i fuqishëm, ai e ktheu burrin tim brenda 24 orëve dhe magjitë e tij janë të padëmshme. Kontaktoni me të në WhatsApp, Telegram ose Viber: +27638836445. Ky postim është një shenjë vlerësimi për Dr Ogundele për mbajtjen e fjalës së tij.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *