• |
ide | kryesore

Mjafton kënga e Adem Jasharit ne stadium

Blog



Sa herë që luan futboll Shqipëria plasin këngët patriotike. Vërshon birra rrugëve. Shiten bluza të stampuara në Kinë me flamur shqiptar. Emigrantët që vijnë në verë plasën duke bërë shqiponjën me duar e këmbë. Ndonjë shqipo që ka miq këta mavrit i kërkon t’u bëjë shqipen me gishta për ta hedhur në Facebook.

Askush nga shqipot patriotë apo kultura jonë patriotike me daulle dhe flamurë nuk ka ende një projekt apo ide për të mbledhur visaret e kulturës shqiptare të shpërndara nëpër botë. Ndërkohë bota e qytetëruar mbledh ngadalë në heshtje pa zhurme visare të kulturës botërore me motive të shqiptarëve të dikurshëm.

Nejse kot e kisha këtë hyrje sa për të shfryrë inatin. Që ta marrim vesh ne shqipot, në një nga galeritë me të mira në botë, Sothby, u shit një nga pikturat më identifikuese të shqiptarëve të Egjyptit. Piktura e Frederik Arthur Bridgman me titull “Falja ne Xhaminë e Kairos” pikturuar 1876, menjëherë pas kthimit të tij nga Egjypti.

Kjo galeri kishtë nxjerë në shitje edhe një skice / bocet të pikturës se famshme të Zheromit “Prijësi i Arnautëve” po nga motivet e shqiptarëve të Egjyptit. Nejse kot edhe unë që pyes.

Se mos u kujtua ndonjë nga Ministria e Kulturës për të pyetur? Jo për gjë por këto Ambasadat tona jashte kane edhe Atashe Kulturor. Largqofte ndonje nga keta zengjinet e rinj qe fitojne miliona euro te parave publike t’u shkonte mendja ta blinin dhe tja dhuronin publikut shqiptar.

Kot edhe unë, cfarë lidhje kanë patriotët tane me këto gjera? Mjafton kënga e Adem Jasharit ne Stadium dhe ndihemi mirë me patriotizmin tonë të kulluar…



3 Comments

  1. Shqipot kane merak vetem big brother dhe tallava. Keto qeveria ua ofron me bollek dhe populli eshte shume I lumtur. Partia jone fiton gjithmone 99 perqind nga fitorja ne fitorje!

  2. Po hik o tepelens se bere leket me Ramen ti dhe vellai yt i vogel idiot. Ik se qelbe gjithe gjirin e vlores bashke me himaren deri ne Butrint. Hikni o patronazhiste te ores se pare se nuk ke ftyre ti pis te flasesh per patriotizem..

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *