• |
ide | kryesore

Lojtari shqiptar infekton Zyrihun: zbulohen raste të tjerë me Koronavirus në skuadër

-Instant, Sport



Alarmi Koronavirus në Super League në Zvicër. Pozitiviteti me Covid-19 i Mirlind Kryeziut nuk është aspak një rast i izoluar. Kontrollet e bëra nga Zyrih kanë evidentuar të tjerë të infektuar mes lojtarëve. Klubi për momentin nuk ka specifikuar numrin e lojtarëve që kanë rezultuar pozitivë në test, por ka lajmëruar se “të gjithë të teseruarit janë vendosur në izolim”. Një situatë që vë në rrezik serioz zhvillimin e rregullt të kampionatit zviceran.

“Po ndjekim linjën e instruksionet e Departamentit shëndetësor të kantonit e do adoptojmë masat e nevojshme”, ka shpjeguar FC Zyrih, skuadra e parë europiane në karantinë. I menjëhershëm e i ashpër reagimi i presidentit të Sion. “Kampionati duhet të mbyllet menjëherë”, ka deklaruar Christian Constantin pas shtyrjes së ndeshjeve Zyrih-Sion e Basel-Zyrih. “Kemi lënë Kupën e Zvicrës në gusht sepse në nivel mjekësor nuk mund të luhej cdo dy ditë – ka shtuar -. Si do bëjmë të rikuperojmë ndeshjet duke qenë se Uefa ka kërkuar të mbyllen kampionatet brenda 3 gushtit. Për më tepër Basel luan edhe në Europa League…”.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *