• |
ide | kryesore

Aguero, De Bruyne e madje Guardiola nesër vendosin të ardhmen: Manchester City njeh vendimin e CAS

-Instant, Sport



Gjykata e Arbitrazhit Sportiv ka lajmëruar se të hënën në 13 korrik do të njoftojë vendimin mbi ankimimin e Manchester City kundër Uefa-s që shkurtin e kaluar kishte përjashtuar shoqërinë angleze nga Kupat europiane për dy sezonet e ardhshme për shkak të thyerjes së Fair Play Financiar. Vendimi duhet të bëhet i ditur në mëngjes e do të shënojë një kapitull të rëndësishëm për të ardhmen e City, edhe në merkaton e futbollit.

Uefa kishte zbuluar shkelje të rënda të rregullore mbi licencën e Fair Play Financiar duke mbivlerësuar hyrjet e sponsorizimeve në llogari e në informacionet relative me break-even të deklaruar mes 2012 e 2016, duke vendosur për përjashtimin nga Kupat Europiane për sezonin 2020/21 e 2021/22 përvec një gjobe prej 30 milionë euro.

Nëse Guardiola është shprehur optimist e ka deklaruar disa herë se është gati të qendrojë, mund të mos jetë e njëjta situatë për lojtarët e mëdhenj të City në rast konfirmimi të vendimit: sa lojtarë do të ishin të gatshëm të mos luanin në Champions League për dy sezone? Edhe për këtë arsye shumë shoqëri janë të interesuara për verdiktin e CAS: në Premier League për të marrë vendin e Citizens në kualifikueset europiane, në pjesën tjetër të Europës për ti rrëmbyer Pep lojtarët më të mirë.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *