• |
ide | kryesore

Video/ Fiorentina befason Kumbullën në shtesë: rikuperim i cmendur i Parmës

-Instant, Sport, Video



Rezultate interesante në Serie A, me përmbysje e rikuperime, që në fund dhuruan tre barazime, një fitore të skuadrave udhëtuese e një vendase. Ndodh gjithcka në Tardini, ku Parma rikuperoi dy gola ndaj Bolonjës, ndërsa Fiorentina arriti Veronën vetëm në fund të takimit. Pandev e Schone shkatërruan Spal, ndërsa Sapmdoria befasoi Udinesen në shtëpi 3-1: Lasagnas iu përgjigjen Quagliarella, Bonazzoli e Gabbiadini. Vetëm 0-0 mes Cagliari e Lecce, që mbetet e treta nga fundi.

PARMA 2-2 BOLOGNA
Derbi i cmendur emilian: në Parma përfundon 2-2, me Bolonjën në avantazh të dy golave me Danilon në të 3′ e Soriano në të 16′. Rikuperimi i dukalëve u konkretizua në kohën shtesë: Kurtic e Inglese shënuan në të 93′ e 95′.




FIORENTINA 1-1 VERONA
Dush i ftohtë në javën e 32 për Hellas Verona, barazoi 1-1 në fushën e Fiorentinës. Skuadra e Juric mori avantazhin me Faraonin në të 18′, por u befasua nga një Fiorentinë që e pati të vështirë të futej në ndeshje, por barazoi me Cutrone në të 96′. Për verdheblutë, që vinin nga barazimi me Inter, gara për Europën bëhet edhe më e vështirë: suksesi vazhdon të mungojë nga 1 korriku kundër Parmës.


GENOA 2-0 SPAL
Fitore e rëndësishme e Grifonëve, e para në kampionat nga marsi. Gjithcka keq për miqtë, përvec Letica që priti penalltinë ndaj Iago Falque. Genoa mposhti 2-0 përballë Spal, gjithnjë në fund të renditjes së Serie A. Ndeshje me sens unik në Marassi, ku Grifonët morën avantazhin në të 24′ falë Goran Pandev e gjeti dyfishimin në të 54′ me një goditje dënimi mjeshtërore të Lasse Schone.


ITALY – SERIE A

Genoa 2 – 0 SPAL
Cagliari 0 – 0 Lecce
Fiorentina 1 – 1 Verona
Parma 2 – 2 Bologna
Udinese 1 – 3 Sampdoria



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *